BREAKING NEWS

Policia del me reagim ZYRTAR për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë (Zbardhen detajet kush është i kërkuari për masakrën e Lushnjes që i drejtoi armën punonjësit të Shqiponjave)

Policia del me reagim ZYRTAR për ngjarjen e rëndë që ndodhi
x

Politike

Edi Rama: Tubimi i 2 marsit manifestim i mosarsyes, presidenti probleme të natyrës klinike, disa “heronj” si Iliri e Ramushi helmojnë opinionin publik

Edi Rama: Tubimi i 2 marsit manifestim i mosarsyes, presidenti probleme të

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat në drejtim të tij se ka mbështetur një marrëveshje Kosovë-Serbi me ndarje kufijsh. Dje ka dhënë një intervistë për gazetarin Sokol Balla nga Moska, ku dhe pati një takim me homologun Lavrov. Rama u ndal gjatë te marrëveshja Kosovë-Serbi, ndërsa u shpreh se Prishtina duhet të ulet në tryezë dhe të mos vendosë kushte. Ndërkohë ai i dha një goditje Ramush Haradinajt dhe Ilir Metës. Sipas tij, ata tentuan të dilnin si heronj në këtë mes, duke “marrë meritat” se ndalën ndarjen e Kosovës. Po ashtu shefi i qeverisë deklaroi se ka persona në Tiranë e Prishtinë që nuk i duan të mirën Kosovën. Rama foli edhe për tubimin e 2 marsit, duke e cilësuar si manifestim të mosarsyes të presidentit.

-Më flisni pak për takimet e sotme? Flitej për një axhendë të ngushtë dhe duket se gjithçka shkoi ndryshe?

Më shumë ka qenë një zgjedhje e bërë më parë nga Ministri i Jashtëm. Mua nuk më është lënë gjë tjetër vetëm të përgjigjem për Kosovën dhe marrëdhëniet bilaterale. Ne do të qëndrojmë në një pozicion që nuk di të djeg mandatin e OSBE. Unë me kënaqësi jam përfshirë në këtë diskutim pasi është diçka e vlefshme që këtu në Moskë të mbahet qëndrimi ynë i qartë që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

-Cili ishte qëndrimi që mbajti Lavrov?

 

Ky është rezultat që Lavrov është diplomat me një bagazh të jashtëzakonshëm. Nga ana tjetër është me shumë rëndësi që ne të mbajmë një qëndrim të qartë dhe të prerë duke shytuar faktin që njohja e Kosovës nga Serbia është një proces që të luajë një rol duke nxitur dhe jo duke e nënvlerësuar dialogun. Ne jemi më të interesuar për dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë aspekt u bë gjëja e duhur.

 

-A mendoni që Lavrov dhe ju e dini fundin e dialogut Serbi-Kosovë? Si do i peshoni këto gjëra nga takimi në Moskë?

 

Nuk është çështja se unë dhe zoti Lavrov dimë fundin. Sot dhe njëherë tjetër u bë e qartë se pozicionet tona janë shumë larg. Nuk ka gabim më të madh nga ana jonë si shqiptarë që t’i ikim dialogun, t’i frikësohemi dialogut e të vendosim parakushte për dialogun. Këtë e bëjnë humbësit, jo fituesit. Shqiptarët e kanë fituar luftën dhe tani duhet të fitojnë paqen dhe duhet të zgjidhin këtë problem e të jenë aktivë në zgjidhjen e këtij problemi. Në këtë kontekst dhe pozicionet ekstreme e idiote të etiketimit si tradhtar të atyre që shtyjnë përpara janë shprehje e frikës. Patjetër është e frikshme lufta, por paqja dhe përpjekja për paqe është shumë e frikshme, për atë që është mbijetesa në pushtet.

-Pse zgjodhe simbolikën për pavarësi në Moskë? E përdore realisht për t’i dhënë fund marrëveshjes Shqipëri-Kosovë?

Unë kam vetëm keqardhje që pason neverinë që ndiej kur shoh se si personazhe të caktuara të jetës publike në Prishtinë apo Tiranë lëshohen kundër apo ndërsejnë të tjerë për akuza për tradhtira e konspiracione. Përkundrazi mbetem në pozicionin tim. Ishte e pamundur të imagjinohej dhe sjellja e disa humbësve dhe disa derdimenëve provincialë që interesohen vetëm për pjesën e tyre në tepsinë e pushtetit, e cila është prezumim për defaktorizim të Kosovës. Gjë që ushqehet nga disa faktorë në Tiranë e Prishtinë që nuk kanë asnjë lidhje me një vizion strategjik. Në Moskë erdha si kryesues i OSBE-së. Përpara vizitës ne ia bëmë shumë të qartë palës ruse se, nëse do flasim për marrëdhënie bilaterale, duhet të flasim për një temë të gjerë, nëse do jetë në nivel ministrash do flasim vetëm për OSBE-në. Futja në temë e ministrit rus, ishte që në bisedën që patëm para se dilnim në media, ishte një mundësi për të mbajtur qëndrim pa u dukur sikur po bëjmë provokime. Qëndrimi ynë nuk negociohet.

-A jeni për një marrëveshje pa ndryshim kufijsh?

Unë nuk kam qenë asnjëherë në asnjë rast. Ai është treguar në mjedisin katunaresk në një zonë të medias shqiptare që do ta tregojë si rrezik. Unë kam qenë në të njëjtën linjë. Unë kam qenë dhe mbetem në të njëjtin pozicion. Diskutimi që është bërë për ndarjen e Kosovës është përgatitur në një kuzhinë mizerabël për të ushqyer dhe për helmuar opinionin publik në emër të një atdhetarizmi të shtirur. Disa “heronj” si Ramushi apo Iliri thjesht dhe vetëm shfrytëzojnë territore shpirtërore të atyre që janë të gatshëm ta marrin këtë helmim. Asnjë lloj procesi nuk mund të bëhet fshehtas. Çdo marrëveshje e çfarëdolloj midis Beogradit dhe Prishtinës do të kalojë në shumë filtra dhe në fund fare filtrin e opinionit publik. Njerëz me psikologji të rënduar sepse çdo marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës do të kaloj në shumë filtra. Ndarja e kufijve është një përralle banale e treguar me ligësi për të injektuar në shpirtin e njerëzve të vrarë mllef dhe urrejtje. Ajo që është e qartë në të gjitha rastet Serbia dhe Kosova është se kur serbi të njoh pavarësinë të përcaktoj kufirin se cilin kufi njeh. Unë asnjeri nuk kam qenë për pazare territoresh që vijnë për shkak të përplasjeve politike.

-A ka ndonjë axhendë se çfarë mund të bëhet, ndonjë detaj?

Biseda ka qenë shumë interesante. Patjetër që biseda në Moskë në pikëpamjen për të arritur rezultate hyn ndër gjërat më të vështira. Bëhet fjalë të jesh përkrah një personaliteti botëror të diplomacisë. Më vjen mirë që biseda ka zgjatur. Unë jam përpjekur që të preken pikat nevralgjike të një tërësie çështjesh. Nuk mund të presësh që në një takim, sado i suksesshëm të jetë, të ketë ndryshime të dukshme, por e rëndësishme është që palët të kenë sensibilizim. Ne jemi në një pozicion shumë delikat si shqiptar, se ne për shkak të disa dritë-shkurtërve në Prishtinë, nuk po duam dialogun, kur ky dialogim na duhet

 

-Në këto takime a pati diçka ndryshe në qëndrimin e Moskës?

 

Nuk mund të presësh që në një takim sado i suksesshëm të jetë të ketë ndryshime të dukshme. Pati një sensibilitet mes palëve. Ne kemi disa avantazhe për dialog, për të hapur zonën e ndërveprimit me Serbinë. Duhet të dialogojmë, sepse Serbia ka humbur luftën, ne kemi fituar. Është përgjegjësia e atyre në Prishtinë, që përdorin një retorikë, e cila e bën Serbinë si viktimë. Moska e ka parë gjithmonë Serbinë si viktimë, por në të vërtetë Serbia ka qenë agresore. Kjo është një tragjedi nga pikëpamja strategjike dhe unë shpresoj që kjo trajektore do të korrigjohet. Ideja se shqiptarët mund të refuzojnë edhe idetë e aleatëve historikë, është vetëvrasëse

 

-A deshët ju që të bënit lojëra fjalësh me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe që ta tërhiqnit në çështjen që ju interesonte juve?

Jo ishte, në zhargonin “tiranas” quhet karrem, por që nuk u kafshua nga pala tjetër. Por e mira është se ne sot kemi mundësi të bëjmë atë që nuk mund të bëhej 30 vite më parë. Kështu që, fakti që sot Shqipëria ka drejtimin e OSBE dhe ne si Shqipëri sjellim zërin e një organizate, është një arsye e fortë për të mos e lënë këtë vit vetëm si shënim për progresin e Partisë Socialiste dhe timin padyshim, por për t’u lënë shënim shqiptarëve që ne kemi bëri diçka edhe kur nuk do të kemi më kryesimin e OSBE. Këto principe nuk duhet të cenojnë hapësirën e Kosovës, Shqipërisë dhe Ballkanit. Dhe të qenit kryesues i OSBE na e dha mundësinë që ne si Shqipëri të lamë shembull për mirë.

-Keni refuzuar Kinën, por po refuzonin në një farë mënyre edhe Rusinë. A do të thotë kjo që keni luksin të refuzoni deri në pikën zero marrëdhëniet me dy superfuqi, pasi këto dy shtete janë ato që vendosin edhe për Kosovën në OKB? Madje, ju thatë që jeni në pikën zero dhe deshët të bënit gol?

Jo, është e vërtet që Shqipëria është i vetmi vend që nuk ka pasur me Moskën telefonata që nga koha e Stalinit.

-A keni luksin që të keni këto raporte me Kinën dhe Moskën? Pasi ju keni refuzuar projekte të paktën nga Kina.

Jo ne nuk kemi refuzuar projektet kineze, por kemi anuluar një projekte skandaloz të bërë nga qeveria “ Berisha” për rrugën e “Arbërit”. Kaq! Kështu që, sikur të marrim të vërtet akuzat e opozitës ndaj mazhorancës qeverisëse për koncesionet, marrëveshja që bëri ish-kryeministri Sali Berisha me kompaninë kineze është shumë herë më e madhe. Dhe mos harroni ishin vetëm 17 km rrugë, por dëmi ishte kolosal. Kështu që, ne zgjodhëm ta anulonim si marrëveshje. Përsa i takon pjesë tjetër me Kinën nuk kemi fërkime. Nga ana tjetër, për rrjetin 5 G ne si Shqipëri dhe unë personalisht kam qenë kundër përpara se të shprehej SHBA. Unë këtë e kam kërkuar edhe përmes një letre të dërguar aktorëve. Ndërkohë, ne jemi në përputhje me politikat e SHBA për rrjetin 5 G. Sa i takon marrëdhënieve të ngrira me Rusinë, ne dimë që është trashëguar nga një qeveri në tjetrën, nga socialistët tek demokratët. Ashtu sikundër e dimë shumë mirë se çdo zgjerim dhe shkrirje marrëdhëniesh ka kostot e veta dhe ne nuk na e ndikon kërkush që të kemi këto raporte me Rusinë. Mos harroni se nuk do të ishte çliruar Kosova me ndihmën e Rusisë, por u çlirua falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Perëndimit. Por patjetër që ka nevojë dhe hapësira që të shkrijmë akujt. Por vetëm kaq. Rusia nuk është armik i perëndimit, por një konkurrent kërcënues. Domethënë kjo është ajo pikë që unë shoh dhe nuk më takon mua dhe Shqipërisë që ta zgjidh. Ne si Shqipëri jemi të kyçur në një aleancë siç thonë kosovarët dhe i takon fuqive të mëdha( SHBA-BE) që të merren me politikat e mëdha.

-U përmend çështja që ju shpallët “non grata” dy diplomatë rus nga Tirana pak kohë më parë gjatë takimit me ministrin Lavrov?

Jo, nuk u prek si çështje.

-Ju përmendet një media ruse si “Sputnik” që ka shpërndarë fake-news. Por Shqipëria nuk është prekur nga kjo. Pse keni këtë mendim?

Jo, Shqipëria nuk është prekur se këtu ka boll media që bëjnë dhe shpërndajnë lajme të rreme. Këtu në Shqipëri kemi atë shprehjen për inat të sime vjehrre fle me mullixhiun.

-Pra, ju thoni që përkundër çfarë thotë SHBA dhe Gjermani që ka ndikim rus në këto vende. Ju po thoni që nuk ka ndikim rus në Shqipëri?

Jo, absolutisht që nuk e them këtë. Ka ndikim. Por ne këtu kemi shqiptarë që kanë çuar ujë dhe kanë bërë punën e Rusisë, edhe pa u përfshirë kjo e fundit. Pra, janë palluar me mullixhiun, pa qenë nevoja dhe pa e kërkuar fare ky i fundit.

-Zoti kryeministër, në qëndrimin e zotit Lavor, ky i fundit e pranoi që Shqipëri është krah SHBA, por shtoi se jemi gati të nisim një marrëdhënie të re midis dy vendeve. Si e cilësoni këtë qëndrim?

Në Shqipëri besoj se Rusia nuk ka ndikim. Ata kanë influencë në regjion, por në Shqipëri jo. Paralelisht ne mund të kemi një korsi për bashkëpunim me Rusinë, por që nuk duhet të cenojnë interesat tona bilaterale të NATO dhe BE. Ne as nuk i kemi ftuar rusët të na ofrojnë, as na kanë ofruar.

-Jemi në situatë të jashtëzakonshme, pse nuk e anuloni tubimin e 2 marsit për shkak të koronavirusit?

Ai është manifestimi madh i mosarsyes dhe këto janë të natyrës klinike dhe nuk i parashikon ligji, por këtu nuk jemi për këtë.