BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të
x
BREAKING NEWS

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit
x
BREAKING NEWS

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është
x
BREAKING NEWS

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x

Politike

“Edi Rama u ofroi shqiptarëve kokën e Çuçit të gabuar”/ Tragjedia në Himarë dhe ndryshimet në qeveri, PD del me deklaratën e jashtëzakonshme dhe ka një thirrje

“Edi Rama u ofroi shqiptarëve kokën e Çuçit

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Akil Kraja, në një konferencë nga selia blu, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në vend të Bledi Çuçit, ka larguar nga detyra zv. ministren e Turizmit e Mjedisit Ornela Çuci. Për tragjedinë e vdekjes së 7-vjeçares në Himarë.

“Edi Rama, nga tepsia e byrek-pushtetit, u ofroi sot shqiptarëve kokën e Çuçit të gabuar.

Në vend të Bledi Çuçit, ai u dha protestave qytetare, që kërkojnë largimin e ministrit të Brendshëm, kokën e Ornela Çuçit, zëvendës ministre e Turizmit.

Zoti Rama i reklamon gratë e qeverisë së tij, thotë se i ka me shumicë dhe me kimet, se vetëm ato bëjnë punë, ndërsa burrat lozin nën hijen e inceneratorëve, por kur vjen puna te pushteti e ndan, me ‘tigrat’.

Këtë ka bërë me zëvendës ministren e Turizmit, e përdorur si kokë turku për tragjedinë e Himarës ku mbeti e vrarë 7 vjeçarja, Jonada Avdia.

Ky është feminicid politik, menduar si valvul shkarkimi, dhe aspak ndjesë dhe marrje përgjegjësish për faktin se një zyrtar i Policisë, në shkelje të kodeve të ligjit dhe të etikës civile, i mori jetën dritës së syve të një familjeje, që kishte ardhur nga Britania për pushime në atdhe.

Por, kështu do t’i shkojnë punët Shqipërisë sonë, kur ministrat dhe zëvendësat nuk janë gjë më shumë se sa kone në prehrin e të plotëfuqishmit. Ashtu si Çuçi, konja e famshme e Lasgush Poradecit përdorej prej poetit për shëtitje, ashtu ministrat tanë janë, jo zyrtarë të shtetit, por trille në sirtarin e tekave të kryeministrit.

Ne e dënojmë si të papranueshme përpjekjen për të shitur largimin e një zëvendës ministreje si reagim ndaj protestave qytetare, dhe si ndjesë për vrasjen e Jonadës.

Edi Rama, ky kumbar mbrapshtish, duhet të dorëzojë nga sinia e pushtetit kokën e Bledi Çuçit dhe Kumbaros.

Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e një mbiemri, por të një funksioni dhe përgjegjësi.

I bëjmë thirrje protestuesve të mos e pranojnë këtë tallje qeveritare, dhe ta shohin vrasjen e Jonadës, ashtu siç kryeministri e konsideron nëpërmjet akteve të tij: një flijim në bregdetin e Shqipërisë para se çarteri i tij të niset drejt pushimeve në resortet e Turqisë”, deklaroi ai.

Më të lexuarat