BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Edi Rama zbardh prapaskenat e largimit të Visho Likës nga SHISH: Konkurroi për post të rëndësishëm në NATO, ja biseda në zyrë dhe pse e propozova ambasador

Edi Rama zbardh prapaskenat e largimit të Visho Likës nga SHISH:

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur dje arsyet e largimit të Visho Ajazi Likës nga drejtimi i SHISH. Në një intervistë për Eni Vasilin në “Neës 24”, ai u shpreh se Visho Ajazi Lika konkurroi për një post të rëndësishëm në NATO dhe për këtë arsye dha dorëheqjen. Po ashtu ai ka zbardhur dhe arsyet se përse e emëroi ambasador, duke thënë se nuk mundet ta linte ish-kreun e SHISH në mes të rrugës. Më tej Rama deklaroi se PS i hapi rrugë drejtësisë për Tahirin. Sipas tij, veprimet që u ndoqën u mbështetën nga ndërkombëtarët. Por ai tha se sot ka në politikë njerëz që i kanë shpëtuar drejtësisë, duke ju referuar Bashës dhe Berishës. I pyetur mbi Kryemadhin dhe Ilir Metën, Rama e cilësoi Kryemadhin si kapak pa tenxhere që bën vetëm zhurmë.

-Kaq shumë nuk ju pëlqejnë kritikat?

Kur isha në shkollë, rrija në fund kur bënim gjimnastikën e mëngjesit, ai që drejtonte gjimnastikën ma bënte me gisht mua, pse nuk i bën lëvizjet si duhet pavarësisht se të tjerët ishin përgjumësh. Por është efekti i gjatësisë që të vë në qendër të vëmendjes. Ka ndryshim të madh mes kritikës dhe shpifjeve të pabazuara. Kush më njeh e di që unë stimulohem nga kritikat dhe kundërshtimet në diskutim, por kritikat ngrihen mbi ide, ndërsa balta e shpifjeve nuk është kritikë. Ka gjithnjë një moment kur duhen thënë disa të vërteta, që s’janë absolute por janë të miat. Nuk janë strategji për të denigruar ndokënd, por është e vërtetë, për të cilën gjithkush ka arsyet e veta, por këto i kam dhe unë, jo vetëm ju.

-Media e vendit tuaj është e pabesueshme, gazetarët për të qarë hallin? Pse t’ju besojmë juve për këtë që thoni?

Bëji një pyetje vetes, se pse ajo që thashë unë në konferencë nuk skandalizoi askënd. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë për t’u çuditur nëse edhe kryeministri shpreh opinione. Bëni një anketim e do çuditeni, sot në opinionin publik mediat janë po aq të pabesueshme sa gjykatat, niveli më i ulët i besueshmërisë në Republikën e Shqipërisë. Këto janë fjalët e mia. Ju s’jeni të detyruar t’i merrni për të vërteta, por ju ftoj të pyesni publikun, të merrni opinionin e tij lidhur me besueshmërinë e mediave, dhe do nxirrni konkluzione vetë.

-Ju keni bërë sondazh sa i besueshëm jeni?

I kam bërë, por nuk më takon mua ta them. Por po ua përsëris, mediat janë sot po aq të pabesueshme sa gjykatat. Nuk ju kërkoj ta besoni këtë gjë, nuk keni nevojë të konsultoni sondazhet e mia, por të bëni tuajat.

-Ky është qëllimi t’i deligjitimoni ato?

Nëse ka diçka në punën time, është që të bëj më të mirën. Nuk përbën objektiv për mua, krijimi i një klime negative për një fushë të caktuar. Nuk është ky qëllimi im. Nëse unë shpreh një opinion, ju duhet ta merrni si të tillë, dhe si një të drejtë që ju nuk ma hiqni dot, dhe as ma shkelni dot. Unë ju siguroj, ka vetëm një bumerang që unë i trembem, atij të vendimeve dhe veprimeve të mia, që në këtë punë që bëj janë të panumërta dhe duke bërë këtë punë, jo gjithmonë je në kushtet që të mos gabosh. Bumerangu nga veprimet e mia është e vetmja gjë që unë shqetësohem. Të bësh këtë punë nuk është aspak diçka që lidhet me rehatinë, apo të bërit të gjërave me siguri. Kjo është një punë që ka një kosto të jashtëzakonshme shpirtërore, fizike dhe mendore, në kuptimin e një stresi që është permanent. Patjetër që në këtë punë është e rëndësishme që të bësh gjënë e duhur dhe të drejtë. Unë nuk kam shpifur kurrë. Kurrë nuk e kam parë shpifjen si instrument politik. Nëse kam fyer dikë, nuk ka qenë ky qëllimi ynë. Ajo që është themelore, është se unë përpiqem të jem as më i vërtetë, në gjithçka shpreh. Kam dhënë opinionin tim, dhe atyre që kam thënë, nuk i heq asnjë presje.

-Pak javë pas ardhjes së dosjes “Habilaj”, një tjetër skandal ka goditur ish-ministrin tuaj të Brendshëm. Dy patentat e Saimir Tahirit u gjetën në makinën e një biznesmeni në Elbasan, i cili u kap me 863 mijë euro të pajustifikuara. Ju s’keni folur për këtë çështje…

Për çfarë duhet të prononcohem unë. Kjo është një çështje që i takon ekskluzivisht Prokurorisë, nuk më takon mua, nuk i takon qeverisë, nuk i takon PS. Jam konsekuent në atë që kam bërë gjithmonë, dhe që kam thënë që në ditën e parë, që është drejtësia që duhet të na thotë të vërtetën. Pas mbledhjes së grupit parlamentar, kjo është një çështje që i takon Saimir Tahirit dhe avokatëve të tij. Unë nuk jam avokat i Tahirit, as qeveria nuk është avokat i tij dhe as PS nuk është avokat i tij. Përpara drejtësisë duhet të sillemi të gjithë si të barabartë. Ndërkohë nga ana tjetër, sigurisht kam parë dhe kam dëgjuar, por as kam parë dhe as kam dëgjuar asnjë përpjekje për një shpjegim racional për këtë çështje nga ata që kanë të drejtën dhe detyrën të flasin që janë njerëzit e medias. Nuk i takon politikës sipas meje që të futet në mes, aq më tepër kur rasti është i tillë.

-Pate ndjesi personale?

Ndjesi konfuzioni, mund të jetë e rëndë, por edhe krejt pa lidhje. Çfarë komenti duhet të bëj unë…

-A ka shumë koincidenca në këtë ngjarje zoti Kryeministër?

Kjo s’është detyra ime, s’do hy të komentoj në është e çuditshme apo nuk është e tillë. Unë e kam parë gjithmonë më përbuzje të hy në të tilla gjëra. Nëse duam drejtësi, kur vjen puna edhe tek ne vetë duhet ta lëmë drejtësinë të bëjë punën e vetë.

-Ju nuk e latë zotin Tahiri në duart e drejtësisë…

Ky është një tjetër argument që më vërteton se media është kthyer në një tjetër kazan pa u bazuar në fakt. Ne e lamë çështjen në duar të drejtësisë. Ne pranuam 1, 2, 3, 4 kërkesa, për arrestimin s’kishim argument të qenësishëm që ta pranonim. Është e para herë që një parti politike në qeveri nuk bën asnjë lëvizje, asnjë fjalë, ndërkohë që është në proces një figurë e rëndësishme e saj, po ju kujtoj s’ka ndodhur kurrë. Saimir Tahiri është jashtë grupit, jashtë forumeve është një deputet i lirë. Kjo është përgjegjësia politike.

-Pse duket sikur ka dy standarde në këto çështje? Për shembull gjyqtari Shkëlqim Miri u kap dhe u fut në burg pas përgjimit të dy kriminelëve, ndërsa Tahiri jo…

Kjo është për të vënë duart në kokë. Është një rast i ndjekur prej shumë kohësh nga Prokuroria është lidhur përgjimi me provën.

-Ju nuk e latë kontrollin në banesën e Tahirit…

Kush e tha këtë, o zonjë mos flisni përçart! Vendimi i kontrollit të banesës nuk jepej atë ditë, por kur të mblidhej seanca e parlamentit, të cilën rregullorja thotë në këto raste mund ta thërrasë kryetari edhe brenda një muaji, por u thirr që në rastin më të parë.

-Unë kam të drejtë në atë që them, morët kohë për të bërë kontrollin.

Jo s’keni të drejtë, është tjetër arsye pse thuhet që media është një kazan.

-Pse të nxituara?

Po të përsëris në rastin e gjyqtarit kemi një përgjim.

-Ato që quani ju provë, gjykata ende nuk e ka cilësuar të tillë

Prokuroria shkon dhe jep masën, shkon dhe arreston me një vendim. Ka marrë nga gjykata vendimin për të shkuar për të arrestuar. Në rastin e Tahirit ishte krejt tjetër.

-Pra me dy standarde…

Mos më sillni këtu në tryezë llafet e kazanit, kurrë askush nga ne në shumicë qeverisëse s’kemi anatemuar askënd as për tropojan as për irlandez. Të gjithë ata partnerë ndërkombëtarë që kanë ndjekur çështjen janë 100% dakord për mënyrën se si kemi proceduar. Jetojmë akoma në një shtet demokratik.

-A ke folur me zotin Tahiri pas çështjes Sota?

Jo nuk kam folur.

-A keni ju një ide për këto që po ndodhin me ish-ministrin Tahiri?

Unë mund të kem shumë ide, si çdo njeri për një çështje të caktuar. Por nuk marr guximin të them ide, duke krijuar insinuata. Nuk mund të bëj atë që bëjnë mediat. Dalin aty, dhe thonë po doli kjo gjë, dhe ky është fajtor tani. Media e ka dhënë tashmë gjykimin e saj, që këtu bëhet fjalë për një kriminel, kolegë tuaj e kanë thënë këtë. Me paturpësinë më të madhe. Nuk jam unë që mund të flas për situatën, apo rastin me patentat e gjetura. Vetëm media mund ta bëjë këtë. Mund të futet në mes. Nuk kam parë apo dëgjuar asnjë mënyrë argumentimi, për këtë gjë.

-Nëse faktohen akuzat çfarë do bëni?

Nëse faktohen akuzat unë do të duartrokas i pari suksesin e prokurorisë. Nuk o ishte hera e parë e politikës, që një ministër i suksesshëm qëlloi në një shkelje fatale të ligjit. Dhe fataliteti është i tiji, nuk është as i imi, as i qeverisë.

-Pra është përgjegjësi personale.

Po. Pse çfarë është?

-Përgjegjësi politike zoti kryeministër.

Çdokush që kalon moshën e parashikuar nga ligji është përgjegjës për veprimet e veta. Është njësoj si t’i thuash një prindi për fëmijën e tij të rritur se mban përgjegjësi për veprimet e tij.

-A ka pasur një marrëveshje mes teje dhe Visho Ajazit për largimin e tij nga SHISH?

Mua nuk më pëlqen kur më duhet të flas disa gjëra copë, kur vjen fjala të puna e mediave. Këtë ide e krijoi opozita dhe kazani që zjeu përsëri duke thënë i bëri presion. Ja do të marrë gjithë pushtetet ky. Ja mori dhe një pushtet. Kjo iu tha publikut, nga ata që janë këtu për ta sqaruar këtë situatë dhe për të thënë fakte. Dhe pasi ai u bë ambasador në NATO doli tjetra, ja pazaret, e shiti, e bleu. Dhe kjo është ajo që unë them. Kazanët e marrin esencën nga PD që është kampionia e vjeshtës për këtë histori, pastaj e zien. Ajazi ka ardhur tek unë para disa muajsh, dhe më ka kërkuar ta mbështes për një detyrë në NATO, pasi NATO kishte hapur një konkurs për shef programesh për mbrojtjen kibernetike, dhe ai ka kërkuar një referencë nga qeveria shqiptare. Ai synonte këtë pozicion duke u bazuar tek fakti se koha e tij në këtë detyrë ishte drejt përfundimit, dhe ne i dhamë gjithë mbështetjen. Do të ishte një krenari që një shqiptar, pavarësisht se ku ka punuar, do të merrte një pozicion të rëndësishëm në një institucion të NATO. Pra historia e largimit të Visho Ajazit nga Shërbimi fillon më përpara, me vetë iniciativën e tij. Dhe krejt normalisht, unë nuk jam një kryeministër që do të ndjehesha mirë nëse Drejtuesi i Shërbimit Sekret të Shqipërisë, të dilte në rrugë i papunë. Kjo nuk është e denjë për shtetin. Kemi lënë rrugëve shumë figura. Ajazi më ka dërguar një letër dorëheqje që unë nuk e kam bërë publike, se nuk jam këtu për të provuar sa banalitete prodhoni ju çdo ditë, apo si PD ata të tjerët, por më ka dhënë një dorëheqje të denjë. Dhe nuk ka qenë absolutisht një pazar apo detyrim i imi.

-Çfarë mendimi keni për Ilir Metën dhe Kryemadhin?

Ilir Meta është një politikan race. Unë besoja se ai do jetë president i mirë dhe po e tregon deri më tani. Ndërsa Monika është si kapak pa tenxhere. Kur i mungon tenxherja, atëherë bën vetëm zhurmë. 

Më të lexuarat