Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Edmond Spaho: Baza e shqetësuar për demokracinë brenda PD, ja shqetësimet që kanë dalë nga analiza

Postuar: 14/03/2018 - 07:31

Situata brenda Partisë Demokratike vijon të jetë e nxehtë. Kjo për faktin se përveç dyshimeve të hedhura nga revista amerikane “Mother Jones” për lobimet e PD në SHBA dhe lidhjet e saj me rusët, demokratët po përballen edhe me klanet brenda partisë të cilët vijojnë akuzat ndaj kreut demokrat për analizën e papërfunduar të zgjedhjeve të 25 qershorit. Në kuadër të këtyre akuzave të ngritura ndaj Partisë Demokratike, ka qenë kreu i grupit parlamentar i PD, Edmond Spaho ai që iu kundërpërgjigju si kritikëve, ashtu dhe sulmeve të qeverisë për artikullin e revistës amerikane. Në një intervistë të dhënë për një media tjetër, Spaho duke u ndalur tek akuzat e kritikëve brenda PD për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit, u shpreh se Partia Demokratike e ka përfunduar analizën e me kohë. Ai tha se nga analiza kanë dal dy shqetësime kryesore gjë që PD, sipas tij, i ka marrë në konsideratë.

“Nga analiza kanë dal dy shqetësime kryesore që kanë të bëjnë me funksionimin e PD-së. Së pari nevoja për të përmirësuar fushën organizativen mënyrën si është organizuar dhe funksionon PD-ja. Dhe e dytë për të rritur në pikëpamjet e demokracisë. Për të rritur pjesëmarrjen e strukturave poshtë në zgjedhjen e niveleve të larta”, tha Spaho. Ndërkaq Spaho tha se procesi i nisur në PD ka si synim bashkimin e partisë. Ai theksoi gjithashtu se do të merren në konsideratë edhe të gjitha propozimet e kritikëve për të ndryshuar gjendjen e PD. “Kemi përfshirë edhe propozime edhe nga ata anëtarë të partisë demokratike, të cilët kanë qenë kritikë në këtë periudhë në lidhje me kursin që ka ndjekur PD-janë këtë periudhë dhe rezultatet që janë arritur”, u shpreh nënkryetari i PD, Edmond Spaho. Më tej ai u ndal edhe tek çështja e lobimit dhe lidhjet me rusët. Spaho deklaroi se kjo është një shashkë e qeverisë për të hequr vëmendjen nga çështja e drogës dhe për të shpëtuar vëllanë e kryeministrit. “Indikacionet që kemi pasur deri më tani, del qeveria e përzierë kokë e këmbë. Madje aludohet për vëllain e kryeministrit. Kështu që në këtë rast po përpiqet të largojë vëmendjen nga kjo çështje kaq e nxehtë duke hapur, gjoja, një çështje kaq të rëndësishme për vendin e cila, sikurse e thashë, është një shashkë, një tymnajë”, tha ai. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 20

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 22:13

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje ngjarjen e rëndë, ku u gjet i vdekur Shkelzen Qordja, shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Postuar: 19/09/2018 - 22:01

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se nëse opozita del në rrugë për të protestuar

Postuar: 19/09/2018 - 21:35

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shprehet pro ngritjes së një komisioni për të hetuar atë që e

Postuar: 19/09/2018 - 20:56

Artan Hoxha ka komentuar masakrën e Lushnjes,  ku u vra Zamir Latift dhe Jurgen Hoxha.

Postuar: 19/09/2018 - 20:50

Në emisionin ‘FAKT’ kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar se pse Shpëtim Idr

Postuar: 19/09/2018 - 20:16

Pas takimit me artistët për çështjen e Teatrit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka da

Postuar: 19/09/2018 - 19:52

Zv/Kryeministrja Senida Mesi priti sot në një takim Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë së