
Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve


I madhi i Devollit, Dritëro Agolli ka thënë: “Nëse do të ngrihet një përmendore e madhe për njeriun punëtor që e dashuron punën, ajo duhet të ngrihet në Devoll”. Për të vazhduar më tej këtë mendim të Dritëroit, devollinjtë thonë: “Nëse do të ngrihej një përmendore e madhe për njeriun më punëtor të Devollit, ky është Eduard Duro”. Nuk është e thënë që këtë e thonë njerëz të veçantë, por kjo është pasqyrë e aktivitetit të tij 20 – vjeçar si ekonomist dhe sot aktualisht si agjent doganor. “Kam zgjedhur të jetoj dhe kontribuoj për Devollin. Kam zgjedhur të jem në mes të njerëzve të thjeshtë që falin mirësi dhe dashuri, duke u kujdesur për vendin dhe familjen, për natyrën edhe punën. Kam zgjedhur të qëndroj pranë njerëzve punëtorë dhe të ndershëm që e bëjnë Devollin një vend të dashur”. E pse ta fshehim? Devolli nuk është i dashur për të gjithë devollinjtë sot, sepse kështu kanë punuar politikanët e të gjitha ngjyrave partiake, midis tyre edhe të Partisë Socialiste të cilës i përket edhe Eduardi”.
Gjatë takimit të tij në fshatin Miras, ish një nga komunat më të mëdha të Devollit, një nga fermerët shprehet: “Ata të partisë socialiste nuk kanë bërë shumë për ne, kanë bërë shumë premtime dhe jo vetëm ata, por pak kanë mbajtur, pak kanë bërë, pak kanë zbatuar. Ty Eduard, që të njohim e dimë se kush je dhe e dimë se me çfarë sedre punon ti, e njohim angazhimin tuaj dhe ne nuk do të votojmë partinë por do të të votojmë ty, pavarësisht se kujt force politike i përket ti. E thotë këtë një kundërshtar politik i Partisë Socialiste: “Duke marrë parasysh që ne nuk do të votojmë partinë, por do të votojmë njeriun, në rastin konkret juve si Eduard që të njohim mirë, njohim punën dhe përkushtimin tuaj, të gjithë ne do të të votojmë me të dyja duart”. Kështu shprehet Fevriu, të cilin e mbështetën të gjithë dhe në të njëjtën kohë i kursyen edhe kohën Eduardit për të shpalosur programin e tij për fshatin Miras. “Do të shkojmë ne shtëpi më shtëpi për t’u treguar se kush është Eduardi”.
Nga viti 2001, fill mbas mbarimit të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Fan. S. Noli” Korçë deri në vitin 2003, Eduardi punoi si shef finance në fshatin Miras, për të cilin me të drejtë fshatarët atëherë thonin, që “Eduardi është ai që “gjithçka e shkon në vrimë të gjilpërës”, dhe të tjerë akoma “është njeriu që nuk fal as babanë”, është njeriu që lapsin e mban gjithmonë të mprehur, kur është puna për shpenzimet që të ardhurat të shkojnë në destinacionin e tyre, duke mos lënë aspak vend për abuzime. Këtë, banorët e Mirasit e kanë fiksuar mirë, prandaj dhe janë ata që më mirë se kushdo tjetër e bënë prezantimin e Eduardit në fshatrat e Devollit të sipërm.
Eduardi shpalos shumë ide, projekte dhe plane konkrete e në mënyrë të veçantë për bujqësinë, e cila as më shumë as më pak, është “ e sëmura e Devollit”, është në gjendje kaotike, pa investime dhe pa mbështetjen e nevojshme nga të gjitha qeveritë në këto 30 vjetet e fundit. Më shumë se për mungesë fondesh ka patur mungesë angazhimi, që këtë hambar të Devollit e kanë lënë pas dore kur dihet puna e devolliut, kur dihet sa i lidhur është ai me tokën, për ta vënë bujqësinë mbi bazat që duhen. Nuk mund të bëhet fjalë për rritjen e prodhimit kur kanalet vaditëse janë në gjendje të mjerueshme të mbuluar nga ferrat dhe hedhurinat, kur fshati është i mbuluar nga plehu i bagëtive, kur ndihet mungesa e ujit të pijshëm etj., etj. Drejt e tha Eduardi: “Të jesh në rrëzë të Malit të Moravës dhe të vuash mungesën e ujit, kjo është më shumë se katastrofike...”
Edhe për turizmin, Eduardi ka plane konkrete. Ka shumë për të bërë, ka shumë vende historike, pozicioni gjeografik është i tillë që na favorizon si në hyrje ashtu dhe në dalje të Shqipërisë.
Nga viti 2003 deri në vitin 2007, Eduardi punoi në sektorin e Tatimeve si inspektor kontrolli dhe evazioni fiskal. Puna që bëri, jo më kot banorët e qendrës Bilisht do ta quajnë si “koha e Eduardit”. Pse e quajnë kështu? E mori këtë sektor në gjendje të mjerueshme dhe për 4 vite bashkë me shokët dhe koleget e tij e vendosi këtë sektor në binarët e ligjit. Nuk mund të themi që nuk kryhej evazion fiskal nga bizneset e mëdhenj, të mesëm apo të vegjël, përkundrazi kishte raste që nuk paguheshin tatime dhe taksa jo më tepër për neglizhencën e biznesmenit, por për mungesën e kontrollit sepse në fund të fundit nuk janë shumica që nuk duan të paguajnë tatime e taksa ata janë të pakët, sepse gjithkush kërkon, është i interesuar që biznesi i tij të jetë i konsoliduar dhe gjithçka e bazuar në ligj.
Në vitin 2007, kur Eduardi e dorëzoi këtë sektor, mund të themi se ky sektor ndoshta jo plotësisht ishte vendosur mbi baza ligjore.
Nuk punoi Eduardi vetëm me biznesmenë, por ai kapi atë çka ishte me kryesorja, metodën e punës të kontrollorëve dhe inspektorëve në mënyrë që ata kurdoherë në punën e tyre të kishin vetëm zbatimin e ligjit dhe vetëm ligjin.
Sa shumë probleme dhe halle kanë devollinjtë, halle mbi halle është ajo se ka ligj, por ka dhe “maliq”. Për këtë, Eduardi ka dhe projekte që zbatimi i ligjit do të jetë 1 për të gjithë dhe jo të trajtohen ca të nënës e ca të njerkës. Në këtë drejtim, jo të pakta janë rastet që padrejtësitë kanë zënë vendin “e nderit” dhe drejtësia është e mohuar vetëm për ata që nuk kanë mbështetje dhe përkrahje. Kjo taktikë duhet të marrë fund sepse çon njerëzit në zhgënjim dhe apati. Në mënyrë të veçantë, në programin e tij Eduardi do të ketë rritjen e mirëqenies për çdo familje që të rinj dhe të reja të mos mbajnë sytë jashtë por të ushtrojnë profesionin e tyre, aftësitë dhe dijenitë e tyre t’i vënë në shërbim, aty në fshatin e lindjes, në krahinën e bukur të Devollit. Devollin do ta zbukurojnë devollinjtë dhe askush tjetër.
Janë të njohur devollinjtë brenda dhe jashtë vendit, jo vetëm për punën por edhe për këngën e për vallen, për artin dhe kulturën në përgjithësi. Në të gjitha takimet që ka bërë Eduardi, ankesa ka qenë e njëjtë: “Askush nuk na mbështet, askush nuk na jep fonde, jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka, por që askush nuk na ka në listë”. Është i drejtë konkluzioni që nxjerr Eduardi, që më shumë se sa mungesa e fondeve është angazhimi i pakët jo vetëm i pushtetit lokal, por dhe i grupeve të interesit për të mbështetur talentet e reja përveç atyre ekzistuese në këngë, në valle e kudo. Ka shumë secili për të bërë punë të vogla e të përditshme sipas mundësive të tij. Ka projekte konkrete Eduardi, edhe për aktivitetet sportive në të gjitha llojet e sporteve dhe si kudo, edhe në Devoll këto talente nuk mungojnë. Janë të lidhura të gjitha me mirëqenien dhe rritjen e ekonomisë. Kjo është një e vërtetë. Pse të mos e themi që shumica e prodhimeve në Devoll hidhen në lumë? Pse të mos e themi që ka raste të evazionit fiskal? Edhe kjo është e vërtetë. Treguesi i zhgënjimeve të devolliut është ajo, që secili të mbyllet në botën e tij të “vogël” dhe nuk preokupohet për mbarëvajtjen për punën në komunitet, si për pastrimin e rrugëve të fshatit dhe më gjerë. Fshatrat janë në gjendje të mjerueshme për sa i përket pastërtisë. Edhe për këtë ka shumë për të bërë.
Ja, këto janë problemet që shqetësojnë dhe banorët e Devollit, dhe këtu duhet bërë kthesa, kthesë kjo që nuk kërkon fjalë por punë konkrete, gjithçka bëhet me punë që bashkia dhe administrata e saj të jenë pranë fermerit, pranë biznesmenit, pranë të riut dhe të resë, pranë fshatit dhe njësitë administrative. Këtë ka parasysh Eduardi kur thotë: “Vendimmarrja për projektet e investimeve do të bëhen nëpërmjet procedurës: “Buxhetimi me pjesëmarrje”, në praktikë transparente, kur qytetarët vendosën cili projekt është më i rëndësishëm.
Puna me të rinjtë është problemi më shqetësues si kudo edhe në Devoll. Papunësia, preokupacioni i pakët për të punuar në bujqësi është ajo çka ka tronditur familjen devollite dhe shoqërinë në përgjithësi. Të rinjtë marrën rrugët e kurbetit dhe atë investim që duhet ta bëjnë në vendin e tyre në bujqësi dhe ta zhvillojnë atë e bëjnë jashtë vendit sepse për një muaj që punojnë jashtë do të marrin aq sa do të marrin këtu për 6 muaj. Si duhet të binden këta të punojnë në vendin e tyre? Do të binden me punë konkrete me rritjen e të ardhurave që secili të punojë në sektorin e punës ku është aftësuar. Të rinj dhe të reja preferojnë të rrinë rrugëve dhe duke qenë se natyra e njeriut është për t’u marrë gjithmonë me një punë do të merret me punë të pista dhe jo me punë të dobishme që i shërbejnë familjes dhe shoqërisë. Ky është shqetësimi kryesor i Eduardit dhe këtu do synohet puna e tij si kreu i pushtetit lokal.
Eduardi kandidon për të parën herë. Në detyrën ku ka punuar si financier dhe kontrollor, ajo çka bie në sy në punën e tij është gadishmëria për të zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Me shumë të drejtë, në takimin që bëri në qendrën e Devollit, Bilisht, konkluzioni i tyre ishte ashtu siç është shprehur njëri prej banorëve: “Kemi besim tek ty Edi, se ashtu siç i bëre Tatimet për katër vite, që në atë kohë quheshin si “vitet e kthesës”, kemi besim të plotë se ti e meriton plotësisht detyrën si kreu i bashkisë, se edhe në Devoll do të quhet si koha e kthesës që do bëjë devolliu në të gjithë sektorët e jetës së tij. Këtë e them me bindje sepse njohim aftësitë e tua, e njohim përkushtimin tuaj, e njohim vullnetin tuaj dhe aftësinë tuaj profesionale.
E ç’të themi tjetër për Eduard Duron, përveçse t’i urojmë atij suksese në detyrën e tij shumë të rëndësishme si kandidatura më e gjetur që njeh hallet dhe shqetësimet e devolliut. Me siguri, edhe vitet e qëndrimit të tij në këtë detyrë do të jenë edhe vitet e kthesës së Devollit. Edhe Lumi i Devollit nuk do të jetë më i “trishtuar”, që të marrë djersën e devolliut, që të marrë lëngun e mollës, të qepës, të qershisë, etj., etj., e t’i çojë diku larg por t’i kthejë ato me ujin e tij të pastër për të rritur prodhimin, për të shtuar të ardhurat, për të rritur mirëqenien e devolliut dhe të familjes së tij.
Nga Pandeli BARDHI
Më të lexuarat


Gjyqi për inceneratorin e Tiranës, Koka sulmon dyshen Berisha-Meta: Akuzat ndaj meje politike, jam viktimë e Saliut dhe partiçkës së vogël

Inceneratori i Tiranës, gazetarja e njohur bën paralajmërimin e fortë pas 15 urdhërarresteve: SPAK se ka kaluar ende vijën e kuqe, ja politikani i njohur që është marrë në pyetje

PS e futi në procedurë të përshpejtuar marrëveshjen për emigrantët, reagon Bardhi: Heshtje e çuditshme nga Kushtetuesja, ta pezullojë

“Berisha nuk duhet të jetë në krye të PD”, Ferdinand Xhaferraj reagon ndaj ish-kryeministrit: Mund të japë kontribut, por ka aktorë të tjerë të rëndësishëm për ta drejtuar

“Nuk është një draft politik”, reagon Fatmir Mediu pas firmës për votën e emigrantëve: Diaspora vlerë e pamohueshme e kombit

“Na kanë shpallur luftë”, Berisha paralajmëron padi për prokurorët dhe gjyqtarët: Përdorin ligjin për antiligjin për të dhunuar të drejtën

Kuvendi shqyrton pr.ligjin e “Diasporës për Shqipërinë e Lirë” ndaj votës së emigrantëve, 7 deputetë të opozitës bëjnë lëvizjen e radhës (Emrat)

“Nuk komentoj deklaratat e një personi non-grata”, Berisha sfidon hapur përfaqësuesin e ambasadës Amerikane: Nëse një dokument fakton për mua…

"Inceneratori i Tiranës u refuzua nga Shkëlqim Cani dhe 5 herë nga Ahmetaj", Sali Berisha shpërthen me tone të ashpra: Kontrata është firmosur nga 'dhelpraku'...

Inceneratori i Tiranës/ “Makineria shtetërore ka qenë gati në shërbim të…”, gazetari i njohur zbardh shkeljet dhe favorizimet që ‘fundosën’ Taulant Tushën dhe 14 të akuzuarit e SPAK
