
“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

Ekonomi: Eksportet e produkteve bujqësore janë rritur me 145% krahasuar me vitin 2013, vazhdojnë aplikimet nga fermerët për naftë pa taksë

Shkruar nga SOT.COM.AL 27 Janar 2021

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi gjatë fjalës së saj në një konferencë për mediat tha se eksportet e produkteve bujqësore shqiptare janë rritur 145% krahasuar me vitin 2013. Ajo u shpreh se bujqësia është sektori më i rëndësishëm në vend, ndërsa theksoi se ky sektor zë deri në 18% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ekonomi bëri me dije se vendin tonë krahas rritjes së prodhimit bujqësor, po ashtu ka pasur rritje edhe eksporti në vende të largëta. “Bujqësia është një ndër sektorët më të rëndësishme të ekonomisë, jep 18% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Kur bëjmë krahasimet mes 2013-2019, shohim se prodhimet janë rritur. Përveçse kemi prodhuar, kemi eksportuar fort. Eksportet janë rritur 145%. Raporti mes importeve dhe eksporteve ka ardhur duke u përmirësuar. Sot prodhimet tona shkojnë në 75 vende të BE dhe në territor më të largëta”, tha Ekonomi. E pyetur sa i përket aplikimit për naftë pa taksa për fermerët, ministrja u shpreh se aplikimet vijojnë. Ajo bëri me dije se deri më tani janë rreth 3.200 aplikime nga fermerët, ndërsa theksoi se procedurat janë të lehta. “Aplikimet po vazhdojnë normalisht dhe ne kemi fatin e madh që të bashkëpunojmë me disa ente që varen nga Ministria e Bujqësisë për të ndihmuar fermerin. E para, dhe e dyta, gjithë fushata sensibilizuese që ka bërë Ministria e Bujqësisë ka shtuar shumë gjithë ndërgjegjësimin e fermerëve për të shkuar drejt aplikimit. Deri mbrëmë në orën 17.00 kanë qenë 3200 aplikime dhe ndërkohë aplikim është i thjeshtë sepse bëhet në atë që quhet front office dhe në back office ne përpunojmë informacionin”, theksoi ajo. Teksa foli për përfituesit e naftës falas, ministrja u ndal edhe tek sipërfaqja e tokës që këta fermerë duhet të kenë për të përfituar. Sipas saj sipërfaqja për të përfituar nga kjo skemë është 0.4 hektarë tokë, ndërsa theksoi se përfitues mund të bëhen edhe në rastet kur kanë sipërfaqe më të vogla toke se aq. “Atëherë, siç e shpjeguam, minimalja për të qenë përfitues apo sipërfaqja minimale për të qenë përfitues i skemës duhet të jetë 0.4 hektar. Natyrisht që në ndarjen e tokës në Shqipëri, kjo sipërfaqe e tokës së fermës së vogël ka qenë e parcelizuar dhe parcelizimi shkonte dhe në sipërfaqe më të vogla se kaq, pra 0.1 hektar kështu që ato mund të aplikojnë dhe kur kanë sipërfaqe më të vogla se 0.1 hektar dhe pse është vendosur ky nivel aplikimi”, tha ajo.
Më të lexuarat


Rama tregon arsyen se pse Shqipëria nuk merr vaksinën ruse dhe kineze, hedh poshtë pretendimin: Nuk është gjeopolitike!

Zgjedhjet e 25 prillit/ Lindita Nikolla bën deklaratën e fortë: Ky është një referendum për të nxjerrë në mërgim Berishën dhe për të larguar Metën!

“Nuk ka arsye që ta mbajmë pagën minimale aty, por...”, Rama jep lajmin fantastik për shqiptarët

Bujar Nishani bën dedikimin e ndjerë si asnjëherë më parë, publikon foton e prindërve dhe ka një mesazh special

Rama tregon ëndrrën që e lë pa gjumë dhe jep premtimin e madh: Është shumë e afërt dita...

E pyesin për investimet në veri, Rama e pranon hapur: Është një borxh që do ta shlyejmë, por... (Konferenca ‘LIVE’)

Kompania e tij u shpall fituese e projektit gjigant të aeroportit të Vlorës, Behxhet Pacolli reagon i emocionuar: Për herë të parë në tokat shqiptare...

“Një ndër to isha edhe unë”, ish-ministri kujton eksodin me anije drejt Italisë: Përtej vuajtjes që përjetuam mundëm të...

Në ditën simbol të mësuesve, Gramoz Ruçi del me mesazhin special

Lulzim Basha thirrje shqiptarëve: Mos hiqni dorë nga...
