BREAKING NEWS

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat e fundit, kush është ish-deputeti dhe emri i njohur demokrat që u riktheu pasi mbrëmë u la jashtë listave

Vjen lëvizja që nuk pritej/ Basha bën ndryshimin në minutat
x

Politike

‘Ekonomia në fokus’/ Rama zbulon tre prioritetet, jep premtimin e madh për qytetarët shqiptarë (Konferenca ‘live’)

‘Ekonomia në fokus’/ Rama zbulon tre prioritetet, jep premtimin

Kryeministri Edi Rama po mban një konferendë ‘live’ me gazetarët me në fokus ekonominë. Kryeministri Rama bën me dije se një ndër ambiciet e qeverisë së tij është rritja e pagës minimale. Më tej Rama shton se taksa e bizneseve do shkojë drejt zerimit.

“EKONOMIA NË FOKUS Taksat ZERO, Paga Minimale 30 mijë lekë dhe Ndihma Ekonomike Dyfish, tre realitete të reja për biznesin e vogël, punëtorët dhe familjet në nevojë”, shkruan Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës

Gjithsesi ne jemi përballur më fort, me kurajo, vullnet dhe angazhim me të dy këto fatkeqësi. Në asnjë moment nuk i kemi lënë vetëm asnjë që janë prekur nga fatkeqësitë, familjet që janë prekur janë kthyer në shtëpi, ata që presin vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi me qera të paguara nga qeveria. Sigurisht të gjithë kategoritë e aktivitetit politik, duke u përqëndruar te më të vegjëlit, Zerimi i taksës për biznesin e vogël është një gur i rëndësishëm kilometrik, përbën një pikë të rëndësishme në qasje, në ndërveprim , në rezultat me palën tjetër që ripredikon taksën e sheshtë duke kërcënuar më të voglin, në kohën kur bizneset paguanin tatim fitimi 100% dhe TVSH. Sot 90% e bizneseve paguajnë 0 tatim. Brenda 91% janë 111 mijë biznese me rreth 300 mijë persona të punësuar që janë cliruar nga tatim fitimi, është një hap që e vendos Shqipërinë në një pozicion tjetër. Duhet që në Europë taksat janë të pakrahasueshme me vendin tonë. Do ta trajtojmë gjerësisht në fazën e  fundit të mandatit ku do të shpalosim planin tonë të veprimit, paga minimale 30 mijë lekë nuk është pikë  mbërritje por stacion në një rrugë që vazhdon. paga minimale nuk është një shumë për të pritur duartrokitjke apo lëvdata, por shumë sfiduese, për subjeketet që fitojnë këtë pagë dhe për ne. Krahasuar me ku ishim jemi siç e shihni dhe në grafik, ku e ku në 2013 kishte vetëm 22 mijë lekë. Ata që janë përfitues duhet ta shikojnë si një stacionin në një rrugë që vazhdon. Ambicia jonë është që pagën minimale ta rrisim më tutje, si? kemi arritur sot fale përpjekjeve tona, të zerojmë taksën për biznesin e vogël. E fundit, kemi dyfishuar ndihmën ekonomike, dhe do ta mbajmë dyfish deri në fund të luftës me armikun e padukshëm. Kush gjykon mandatin tonë të dytë, duhet të mos harrojë asnjë moment se ky ka qënë mandati më i jashtëzakonshëm i një qeverie në të gjitha kohët që qeveritë zgjidhen në Shqipëri. Gjysma e mandatit ka qënë luftë me dy fatkeqësi të jashtëzakonshme. Duke parë se cfarë po ndodh në disa vende, në raport me burimin e furnizimit të vaksinës, kam parasysh Izraelin dhe Britaninë e madhe.

Më të lexuarat