Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Eksodi '99", Pacolli: Faleminderit shumë që na lëshuat vend në shtëpitë tuaja

Eksodi  '99", Bushati: Me këtë mbledhje konfirmojnë vlerat tona evropiane

Postuar: 16/04/2014 - 09:23

Behxhet Pacolli, zv.kryeministri i Kosovës, e nisi fjalën e tij me një falenderim prekës: 
“Unë nga thellësia e zemrës falënderoj ato motra, ato nëna, ata baballarë, ata vëllezër që hapën dyert e shtëpive të tyre dhe lëshuan vend për njerëzit, për fëmijët, gratë nga Kosova.
 
Ishte një bujari e paparë dhe sigurisht kjo ngjarje është motivi ynë shumë i fortë sot për të krijuar vizion për një jetesë të përbashkët. Faleminderit shumë për çdo gjë që keni bërë për popullin e Kosovës, popullin tim, vëllezërit dhe motrat nga Kosova".
 
"Eksodi  '99", Bushati: Me këtë mbledhje konfirmojnë vlerat tona evropiane
 
Dy qeveritë ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës janë mbledhur sot në Kukës për të përkujtuar eksodin më të madh të shqiptarëve të Kosovës, të cilët për shkak të dhunës serbe depërtuan në Shqipëri mbi 1 milionë kosovarë.
 
Fjala përshëndetëse në këtë 15 vjetor ishte nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili nënvizoi se mbledhja e sotme konfirmon vlerat tona  evropiane dhe shpreh mirënjohjen ndaj SHBA-së, NATO-s dhe BE-së.
 
"Jemi mbledhur për të konfirmuar vlerat tona dhe për të shprehur mirënjohje ndaj SHBA-, NATO dhe BE që falë qëndrimeve të tyre ndalën spastrimin etnik. Pas 15 vitesh ne jetësuam vullnetin dhe angazhimin e shumë brezave"- tha Bushati.
 
Ai tha se sot nuk janë mbledhur vetëm për të kujtuar, por edhe për të dëshmuar se bashkë mund të kalojmë sfidën e integrimit. Pas Bushatit fjalën e ka marrë ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
 
“Është mënyra më e mirë për të treguar se sa rrugë të gjatë, të dhimbshme dhe sa sakrifica kemi bërë për të arritur aspiratën tonë për të qenë të lirë dhe të pavarur.p Për Republikën e Kosovës Shqipëria është partneri i saj më i natyrshëm, ndërsa për Shqipërinë mendoj se Kosova do duhet të jetë partneri më strategjik i saj.”- deklaroi Hoxhaj.
 
Kukës, mblidhen sot qeveritë Shqipëri-Kosovë
 
Në 15-vjetorin e përkujtimit të eksodit më të madh të shqiptarëve të Kosovës, ku nën dhunën dhe represionin serb u deportuan në Shqipëri mbi 1 milionë kosovarë, të dy qeveritë kanë vendosur të organizojnë aktivitete ndryshe. 
 
Një risi përkujtimi, pasi nuk do të ketë mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Do ketë konferencë në kujtim të eksodit ku do të flasin kryeministrat Edi Rama dhe Hashim Thaçi dhe ministrat e jashtëm, të arsimit e të kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës. 
 
Në qytetin e Kukësit, në imitim të atij fluksi të madh të larguarish me forcë nga Kosova prej dhunës serbe 15 vite më parë, do të ngrihen kampingje të improvizuara.
 
AXHENDA E AKTIVITETEVE
 
Ora 10:00 Mbërritja e Kryeministrit të Kosovës dhe delegacionit të tij në pikën kufitare të Morinës. 
Ora 10:05 Nisja drejt Pallatit të Kulturës së qytetit të Kukësit 
10:15 - 10:25 Takimi i dy Kryeministrave dhe delegacioneve të tyre si dhe Ceremonia Zyrtare e Pritjes 
Vendi: Sheshi përpara Pallatit të Kulturës 
Ora 10:30 – 12:30 Konferenca "Nga Eksodi tek Partneriteti Strategjik" Vendi: Pallati i Kulturës Kukës 
Ora 12:30 Vizite tek Panairi Artizanal 
15:00 - 15:45 Ndeshje miqesore Kukesi-Mitrovica 
16:00-17:00 Vizite tek zyra e Kryetarit te Bashkise 
17:00- 18:00 Takim me Familje Kosovare dhe Familje Kuksiane pritese .Vendi: Obelisku i Kukesit/Kulla e Qendreses 
13:00 – 17:00 Aktivitete kulturore të ndryshme në Shesh (Ansambli Popullor, Cirk, Stenda për artin Kulinar, Kinema Lëvizëse) 
17:00 – 21:00 Koncert me këngëtarët më të njohur nga te gjitha trevat shqiptare, Vendi: Sheshi përpara Pallatit të Kulturës 
21:00 e vazhdim koncertet dhe aktivitetet kulturore vazhdojnë në Shesh
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që ministri i  Turizmi, Blendi Klosi i ka kthyer përgjigje.  Në studion e “Report Tv” ai është përgjigj

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:03

Rreth një orë më parë, Kolegji Zgjedhor dha vendimin përfundimtar për zgjedhjet vendore, duke e l