BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Eksodi i 2 korrikut 1990, Meta “thumbon” qeverinë: Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre, të përmbushim kushtet e BE

Eksodi i 2 korrikut 1990, Meta “thumbon” qeverinë: Koha

Presidenti Ilir Meta u ka shprehur mirënjohjen të gjithë shqiptarëve që më 2 korrik 1990 u futën në ambasadat e huaja në Tiranë, ndërsa nuk ka nguruar që t’i çojë edhe një mesazh të koduar qeverisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit theksoi se tani është koha për të përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësimin në Bashkimin Europian gjatë presidencës gjermane, ndërkohë që theksoi se ka ardhur koha që qytetarët shqiptarë të kthehen në vendin e tyre. “Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë. 30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane. Presidenca gjermane e Bashkimit Europian është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë europiane jo vetëm flet, por edhe punon. Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa. Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre”, deklaroi ai. Kohët e fundit opozita akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se është përgjegjës që shumë shqiptarë kanë braktisur vendin. Kështu që edhe ky mesazh i presidentit Ilir Meta, në një farë mënyre thumbon mazhorancën qeverisëse. Kujtojmë që ngjarja e 2 korrikut 1990, tashmë është e ngulitur në historinë e Shqipërisë, njësoj si në të gjithë vendet me të shkuar komuniste. Në 2 korrikun e 30 viteve më parë, mijëra shqiptarë u futën masivisht në ambasadat perëndimore në Tiranë, ngjarje të cilat u shoqëruan dhe me përleshje mes kundërshtarëve të regjimit dhe pushtetit të diktaturës komuniste 45-vjeçare. Por qytetarët përveç se u nguluan në selitë diplomatike të huaja, u dyndën drejt porteve dhe u nisën me anije drejt Italisë. Kjo ngjarje do mbahet mend gjatë, pasi shënjon një nga goditjet më të forta kundër sistemit komunist.

Më të lexuarat