BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Politike

Ekspertët e PD takim me FMN, Tabaku: Buxheti i shtetit në rrezik, do shfuqizojmë amnistinë fiskale, ndihmon pastrimin e parave të drogës

Ekspertët e PD takim me FMN, Tabaku: Buxheti i shtetit në rrezik, do

Partia Demokratike ka vijuar edhe dje me akuzat dhe sulmet në adresë të qeverisë “Rama”. Ditën e djeshme grupi i ekspertëve të ekonomisë dhe financave publike në PD zhvilloi një takim online me Misionin e FMN-së, Yan Sun, Shefe e misionit të FMN-së për Shqipërinë dhe Stephanie Eble, Përfaqësuese e Përhershme, Rezidente në Vjenë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka zbardhur detaje nga takimi, i cili u fokusua në shqetësimet kryesore të FMN-së në lidhje me ekonominë e vendit, situatën ekonomike të krijuar gjatë pandemisë si dhe sa kanë afektuar këtë situatë problemet strukturore të ekonomisë shqiptare. Tabaku thekson se ekspertët e Partisë Demokratike vunë në dukje një sërë problematikash, sidomos mbi zhvillimet e muajve të fundit, gjatë së cilës dhjetëra mijëra biznese kanë falimentuar, 137 mijë të papunë i janë shtuar ushtrisë së të papunëve, 61% e bizneseve reflektojnë rënie të të ardhurave në vend ndërkohë që plaga ekonomike vazhdon dhe thellohet dita ditës. “Ekspertët e Partisë Demokratike vunë në dukje një sërë problematikash, sidomos mbi zhvillimet e muajve të fundit, gjatë së cilës dhjetëra mijëra biznese kanë falimentuar, 137 mijë të papunë i janë shtuar ushtrisë së të papunëve, 61% e bizneseve reflektojnë rënie të të ardhurave në vend ndërkohë që plaga ekonomike vazhdon dhe thellohet dita ditës. Prodhimi industrial ka rënë me 11.2%, investimet e huaja direkte ranë me 100 mln euro dhe besimi në ekonomi ka rënë me 50.2 pikë përqindje duke qenë niveli më i ulët në 18 vite. Paketat mbështetëse më të ulta në rajon me vetëm 0.86% të PBB-së dhe mungesa deri më sot e planit të rimëkëmbjes ekonomike, thellon akoma edhe më shumë problematikat ekonomiko-sociale dhe dëmton rëndë bizneset”, shkruan ajo. Më tej deputetja Tabaku theksoi se amnistia fiskale dhe penale ishte një nga shqetësimet kryesore që i vjen vendit në kushte pandemie. Kjo nismë ligjore sipas saj, është ilegjitime dhe se PD do ta shfuqizojë. “Amnistia Fiskale dhe Penale është një nga shqetësimet kryesore që i vjen vendit në kushte pandemie. Kjo nismë ligjore jo vetëm është tërësisht e pavend për situatën ekonomike dhe dëshpëruese që ka vendi, por është një tjetër shenjë hipokrizie e qeverisë. Nëse ky ligj miratohet me qëllimin e vetëm për të ndihmuar trafikantët e drogës dhe ato që duan të pastrojnë para, qeverisja e ardhshme e Opozitës së Bashkuar do ta abrogojë duke përfshirë edhe efekte prapavepruese në ligj”, nënvizoi Tabaku.

Më të lexuarat