
Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Eksperti i BE në podcastin e Ditmir Bushatit: Integrimi nuk është në dorën tuaj! Lufta në Ukrainë hapi mundësi për Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Qershor 2023

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka ftuar dje Gerald Knaus, drejtues i Iniciativës Europiane për Stabilitet në podcast-in e tij që në fokus kishte procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ndikimin e luftës në Ukrainë. Gerald Knaus thotë se lufta jep një mesazh për drejtuesit e BE-së se duhet të mendojnë për një zgjerim të ri, pasi avantazhet janë më të mëdha, dhe një Europë më të fortë. Pas kësaj lufte vjen një mundësi e re dhe sinqerisht, mendoj se sikur të mos kishte një luftë në Ukrainë nga ana e Rusisë tani, nuk besoj se Bashkimi Europian do të zgjerohej përsëri, sepse me 27 anëtarë, shumë prej këtyre shteteve janë të lumtur me gjendjen ekzistuese. Por, me luftën kundër Ukrainës dhe ndërgjegjësimin se Europa nuk është e plotësuar dhe me luftën e shkatërrimin e kontinentit, valën e refugjatëve, katastrofat, le të hedhim gjithçka mbrapa krahëve. Shpresoj që kjo të jetë një mundësi edhe për Ballkanin Perëndimor. Dhe kjo është arsyeja, ky është çasti për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor që vërtet me bindje dhe me përqendrim të madh të nxisin kryeqytetet europiane për ndryshimin e procedurës ekzistuese që nuk shpie drejt aderimit në BE, çka përbën domosdoshmëri”, deklaroi ai. Më tej drejtues i Iniciativës Europiane për Stabilitet ndalet dhe në deklaratat e Kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe Presidentit francez Emmanuel Macron për procesin e zgjerimit të BE-së. “Jam i habitur që shumë njerëz nuk dëgjojnë se çfarë po thonë saktësisht Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron si dhe të tjerë. Pse nuk mund të japin një datë ata për anëtarësimin në BE? Olaf Scholz thotë se duam të përshpejtojmë procesin e zgjerimit, por thotë edhe se, për ta bërë të mundur këtë, Bashkimi Europian duhet të ndryshojë. Ai kërkon reformimin e BE-së që e dimë që nuk ka për të ndodhur. Le ta themi troç, të marrim shtetet Balltike, Republikën Çeke, Sllovakinë, Hungarinë, apo disa prej shteteve anëtare të vjetra madje, ato nuk do të heqin dorë nga vetoja për shumë çështje. Nuk kanë për të hequr dorë dhe po e thonë se nuk do ta bëjnë. Pra, nëse Olaf Scholz thotë të përshpejtojmë procesin e zgjerimit, por në fillim duhet të ndryshojë BE-ja, ku të gjitha shtetet anëtare bien dakord që të mos ketë më veto për shembull për politikën e jashtme, dhe pastaj një numër shtetesh anëtare të BE-së thonë se nuk do të heqim dorë nga vetoja, atëherë ajo që po thotë Olaf Scholz është se kjo gjë nuk varet nga Ballkani, nuk varet nga ju. Ju mund t’i bëni të gjitha reformat, por nëse ne nuk biem dakord ndërmjet nesh, ju nuk do të anëtarësoheni kurrë”, nënvizoi Knaus.
Më të lexuarat


“Vrastar për brezin e ardhshëm”/ Rezultatet shqetësuese të ‘PISA’, thumbon Tabaku: Kur arsimi konceptohet si llaç e tulla e kthehet në tender

“Provokatori” Ben Blushi parashikime të frikshme për Shqipërinë e 2040, shkrimtari hap “Kutinë e Pandorës” për fatin e Kosovës dhe afganizmit të trojeve shqiptare

“E ka djegur Kushtetutën”/ Salianji flet për buxhetin e 2024 dhe shpërthen në akuza ndaj mazhorancës: Për herë të parë goditet...

Qeveria miraton amnistinë për të dënuarit dhe e dërgon në Kuvend për votim, përfitojnë rreth 600 të burgosur, zbardhen detajet nga vendimi

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Basha akuza Ramës dhe Berishës nga SHBA, “Trekëndëshi i Bermudës” i ka shpallur luftë SPAK nga frika e arrestimeve

‘Gërdeci’/ Shkëlzen Berisha thirret në gjykatë! Djali i ish-kryeministrit dhe Aldo Bumçi...

Shkaktuan kaos, hodhën flakadanë e ndezën zjarr në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë 6 deputetë të çetës-antiamerikane, mes tyre Berisha e Bardhi, sot nuk do të lejohen të marrin pjesë në seancën që do votohet Buxheti 2024

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit
