Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Eksperti X”/ Ahmetaj sulmon PD-në: Nuk ka VKM për ndryshimin e kasave për bizneset!

Postuar: 17/11/2018 - 16:39

Pas akuzave të Partisë Demokratike se ka një vendim të Këshillit të Ministrave për zëvendësimin e kasave fiskale për bizneset me pajisje të reja, vjen reagimi nga ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Ahmetaj ka mohuar kategorikisht këtë fakt, duke shtuar se ai vendim lidhet me forcimin e sistemit të kontrollit të sasive të hidrokarbureve, në favor të qytetarëve dhe buxhetit.

Mes ironisë Ahmetaj ka sulmuar edhe PD-në për deklaratat e përsëritura të ‘Ekspertit X’.

REAGIMI I AHMETAJT
Nuk ka asnjë VKM për ndryshimin e kasave fiskale për bizneset!
Forcojmë sistemet e kontrollit të sasive të hidrokarbureve, në favor të qytetarëve dhe buxhetit!

Shumë tipike e PD, deklarata e përsëritur për të disatën herë e “ekspertit X”, që në rastin më të mirë është shfaqje paditurie të thellë, e në rastin më të keq, që është dhe më i mundur, disinformim me dashje i qytetarëve.
Është humbje kohe t’u kthesh përgjigje për çdo budallallëk!
Për qytetarët që meritojnë të sqarohen, Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 651, datë 31.10.2018, nuk ka të bëjë aspak me kasat fiskale të bizneseve, por lidhet vetëm me sistemet fiskale për kontrollin e sasive në shoqëritë e hidrokarbureve dhe të shitjes së tyre me pakicë.
Së pari, ka një ndryshim thelbësor mes “sistemeve fiskale” dhe “kasave fiskale” dhe së dyti, efekti i kësaj VKM-je shtrihet vetëm mbi rreth 3 mijë sisteme fiskale të lidhura me sektorin hidrokarbur dhe aspak mbi rreth 145 mijë kasa apo pajisje fiskale që përdoren nga bizneset e tjerë në Republikën e Shqipërisë.
Vetëm “eksperti X” i PD nuk e lexon dot atë që është e shkruar e zeza mbi të bardhë, ose për meritën e tij, nuk arrin ta kuptojë.
Ky standard i ri që aplikohet për shoqëritë e hidrokarbureve, është një hap më tej për forcimin e kontrollit dhe të monitorimit të këtij sektori të rëndësishëm duke mbyllur hapësirat potenciale për evazion.
Monitorimi i depozitave të tregtuesve me shumicë do të behët në mënyrë automatike duke raportuar sasinë e karburantit periodikisht si dhe duke rakorduar hyrje-daljet në të . Po kështu mundësohet monitorimi i depozitave të pikave fundore të shitjes së karburantit si dhe raportimi në kohë reale i shitjeve fundore të tyre. Në këtë mënyrë, bëhet një monitorim i plotë i lëvizjeve të sasive të karburantit dhe një rakordim më i saktë i sasive të tregtuara në vend në kohë reale!

Këto ndryshime, janë një instrument i duhur në favor të administratës fiskale, për të adresuar më mirë administrimin e një sektori shumë të rëndësishëm për të ardhurat publike.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2018 - 18:30

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar sërish një mesazh studentëve.

Postuar: 10/12/2018 - 18:11

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, thotë se Rama do të përfundojë në burg.

Postuar: 10/12/2018 - 18:08

Kryeministri Rama tha se banorët në Kavajë, Shkodër e Lezhë kanë qenë punonjësit e bashkive të ci

Postuar: 10/12/2018 - 18:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk ka munguar as në ditën e 37 të protestës së ban

Postuar: 10/12/2018 - 17:51

Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar në lidhje me negociatat e kërkuara  përmes rrjetit soc

Postuar: 10/12/2018 - 17:24

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu i është bashkuar reagimeve për protestën e studentëve që kanë disa

Postuar: 10/12/2018 - 17:11

Elisa Spiropali deklaroi nga studioja e Top Talk se qeveria është në opozitë kur flitet për Unive