BREAKING NEWS

Policia del me reagim ZYRTAR për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tiranë (Zbardhen detajet kush është i kërkuari për masakrën e Lushnjes që i drejtoi armën punonjësit të Shqiponjave)

Policia del me reagim ZYRTAR për ngjarjen e rëndë që ndodhi
x

Politike

Eksperti i huaj politik nxjerr zbuluar Metën dhe tregon pse është i shqetësuar: Nuk ndodh që një president të padisë ministren e Drejtësisë, ja si do ndikojë në vendimin e Brukselit

Eksperti i huaj politik nxjerr zbuluar Metën dhe tregon pse është

Pas intervistës së presidentit Ilir Meta për Euronews, drejtuesi i “Goodmorning Europe” u lidh me ekspertin politik të Euroneës, Darren Mccaffrey, i cili dëgjoi të gjithë intervistën dhe ofroi opinionin e tij.

Për Mccaffrey-n, presidenti shqiptar ndihet i stresuar nga socialistët, ndaj pretendon se ka kapje pushteti.

“Ai do që ta sfidojë me mënyra ligjore, të cilat nuk shkojnë gjëkundi, ndaj kërkon dalje të njerëzve në rrugë”, thotë ai.

Sipas ekspertit politik, presidenti po shkon përtej figurës unifikuese mbi partitë duke u bashkuar me opozitën, ndaj dhe qeveria e drejtuar nga Rama ka kërkuar që të nisë procesi për shkarkimin.

Sipas tij, përplasja mes dy figurave të politikës ka vazhduar prej 10 vitesh, ndaj është krijuar rrëmuja kushtetuese në të cilën ndodhet Shqipëria sot.

“Nuk ndodh çdo ditë që presidenti të paditë ministren e drejtësisë e të bashkëpunojë me opozitën për të nxjerrë njerëzit në rrugë kundër qeverisë”, thotë ai.

Për sa i përket probleme që do t’i krijojë kjo situatë Shqipërisë me hapjen e negociatave dhe fondet për tërmetin, Mccaffrey tha se Brukseli do t’i shohë këto zhvillime me shumë kujdes, pasi shumë vende kanë qenë kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe do të përpiqen t’i kthejnë këto mendime edhe në maj, kur do të mbahet samiti i Ballkanit.

“Kriza politike do ta ndikojë shumë vendimin. Brukseli jo vetëm që do ta shohë nga afër, por këto zhvillime do të ndikojnë edhe aspiratat e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së”, tha ai.