BREAKING NEWS

Një nga tetë më të rrezikshmit e Vlorës/ Kush është Xhevahir Jonuzi që hapi zjarr ndaj RENEA-s dhe mbeti i plagosur (Detajet)

x

Politike

Elisa Spiropali ka një kërkesë për Bashën dhe Kryemadhin

Ministrja Elisa Spiropalit tha se tashmë është koha që të bashkohen me opozitën për këtë fatkeqësi që i ra Shqipërisë, pasi edhe shqiptarët u bashkuan duke u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti. Ndër të tjera zëdhënësja e qeverisë ka thënë se mazhoranca nuk ka si synim që të përfitojë politikisht, por duhet që opsionet që opozita mund të ketë, të parashtrohen në tryezë dhe të punohet për një zgjidhje të përbashkët.

" I kemi bërë thirrje edhe opozitës. Nuk duam të përfitojmë politikisht. Përkundrazi opozita përfiton që të japi opsionet e saj në tryezë. Kjo të jetë një përpjekje e përbashkët. Siç u bënë bashkë shqiptarët në këtë rast fatkeqësie, siç ishin kosovarët që erdhën të parët aty. Nuk kemi pse të mos e gjejmë fjalën me opozitën. Kjo është koha për tu bashkuar. Edhe shqiptarët besoj që presin për këtë. " tha Spiropali në Report Tv.