BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Politike

Elisa Spiropali: Thirrjet e Metës për kaos antikushtetuese, retorika e tij politike ka cenuar besimin e qytetarëve

Elisa Spiropali: Thirrjet e Metës për kaos antikushtetuese, retorika e

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shpërthyer dje në akuza të forta në adresë të presidentit Ilir Meta. Duke folur në foltoren e Parlamentit, ministrja Spiropali u shpreh ditën e djeshme se vendi është në një nevojë emergjente për të vendosur ligjshmërinë në institucionin e Presidentit të Republikës. Në këtë kontekst, Spiropali theksoi se presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën rëndë, duke cenuar besimin e qytetarëve tek institucioni i Presidencës. Sipas saj, kërkesa për shkarkimin e tij erdhi si pasojë e nxitjes së tij për dhunë dhe përçarje. “Në kushtet e nevojës emergjente për rivendosjen e menjëhershme të ligjshmërisë në institucionin e Presidentit të Republikës, me qëllimin e sigurimit të besueshmërisë të gjithë popullit shqiptar te roli i Kreut të Shtetit; të bindur se Presidenti i Republikës para dhe gjatë fushatës zgjedhore 2021 ka shkelur rëndë dhe në mënyrë flagrante Kushtetutën, ka cenuar ndjeshëm besueshmërinë e qytetarëve në rolin e kryetarit të shtetit, duke mos ushtruar detyrën e tij kushtetuese, ka nxitur dhunë dhe përçarje; paraqitëm sot kërkesën për shkarkimin e këtij turpi të Republikës”, tha Spiropali. Për shkarkimin e presidentit ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Ai u shpreh se Meta ka bërë gabime të rënda në sjelljen politike dhe publike. Manjani tha se presidenti duhet të japë dorëheqjen pasi e ka premtuar atë dhe tani duhet të çlirojë skenën politike. “Vendimet e LSI-së janë të Ilir Metës. Kjo historia që “dogjëm mandatet dhe nuk pyesim presidentin”, këto janë muhabete kot të gjitha. Meta ka bërë gabime të rënda në sjelljen politike dhe publike të tij, ai krijoi idenë e një presidenti të përfshirë në politikë, kjo është e dukshme. Nuk është antikushtetuese detyrimisht, siç thotë Parlamenti, por është një president që kishim vite që nuk ishim mësuar ta shihnim. Unë mendoj se ai duhet të japë dorëheqjen, sepse e ka premtuar atë. Ai ka vënë bast publik se nëse Edi Rama merr 70 mandate jep dorëheqjen. Nëse do të çlirojë skenën politike duhet të mbajë fjalën”, tha ai.

Më të lexuarat