
Sa do të kapërcejnë temperaturat? Njihuni me parashikimin e motit për datën 6 korrik 2022

“Nëse SPAK nuk heton…”/ Kryemadhi plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron arrestime të politikanëve: Ja lista e ministrave që përfundojnë në burg

Çështja e pensionistëve milionerë, Kryemadhi zbardh detaje të reja: Ja ku qëndron problemi! Kikia: Totalisht e pafalshme për drejtësinë, skema më e madhe pas firmave piramidale

Skema e mashtrimit me inceneratorët, Monika Kryemadhi flet me emra dhe nxjerr aferën me firmën e Edi Ramës: Arben Ahmetaj...

“Ishte 82 vjeç, kryeministri sapo kishte mbaruar si student”, Kryehetuesi i komunizmit zbulon pse kërkohej arrestimi i gjyshit të Edi Ramës

Inceneratori i Tiranës/ Monika Kryemadhi paralajmëron: Kam filmime dhe gjëra të tjera që nuk i kam publikuar ende, institucionet nuk më kthejnë përgjigje edhe pse...

Rritja e rasteve me Covid, mjeku Alimehmeti shpjegon situatën dhe i bën thirrje qeverisë: Kjo vjen si rrjedhojë e...

Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok Çupi zbardh zhvillimet më të fundit për ngjarjen që bëri bujë dhe tregon me çfarë po merret këngëtarja: Ja VENDIMI i Gjykatës së Romës për Elsa Lilën. Ky është lajmi, por askush nuk e publikon

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Maj 2022

Arrestimi dhe lirimi i këngëtares së njohur shqiptare, Elsa Lila, bëri shumë bujë në mediat vendase dhe ndërkombëtaret pasi policia italiane e vuri në pranga për trafik droge.
Mediat italiane, si La Repubblica apo Il Messaggero, raportuan se Lila ishte një nga 9 të arrestuarit nga ekipet antimafia në Romë. Sipas raportimeve, Lila mbante llogaritë e shitjes së drogës. Mes 13 të dyshuarve është edhe boksieri Petrit Bardhi.
Në lidhje me këtë ngjarje, analisti Frrok Çupi ka reaguar duke ironizuar sulmet dhe komentet e shumta që iu adresuan Elsa Lilës.
Komenti i plotë i Frrok Çupit:
Elsën e ‘dogjën’ në Romë. Gazeta italiane ‘La Republica’, në datë 16 mars të vitit, njoftoi se ‘EIlsa Lila, këngëtare, u arrestua bashkë e 13 të tjerë italianë e shqiptarë’. Metaforën ‘e dogjën’, e mora nga i njëjti fenomen dhe ngjarje me kolosët e artit shqiptarë, në dy kohë, në dy kryeqytete dhe në dy kontinente.
Ngjarja e parë kishte ndodhur në Bejrut, në vitin 1975, kryeqytet i Libanit ku për 9 vjet (1883-1892), guvernator i qytetit kishte qenë një shqiptar, Pashko Vasa. Atë vit aty ishte ndezur lufta civile më e madhja e bot që e çoi qytetin në zero. Bash në kulmin e luftës, një gazetar shqiptar, korrespondent lufte, Nehat Islami, u ndesh me një ngjarje që të lë pa fjalë. Gazetari shkruan se Libraria ‘Antuan’ në rrugën kryesore të Bejrutit, u godit nga disa predha dhe të tërën e kaploi flaka. “Duke kaluar andej, pashë shumë libra të djegur që i kishin hedhur në trotuare porsi kufoma që shihnim çdo ditë. Shikimi mu ndal te ‘Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur’, botim parizien; librit i ishte djegur gjysma e mbulesës, kurse brenda ishte i paprekur.
-Zoti Antuan, a mund ta blej këtë libër?- iu drejtova pronarit.
-Nuk janë për shitje, por për hedhje. A s’po shihni çka na bënë?- mu përgjigj i zoti i pikëlluar si t’i kishin vdekur familjarë.
-Do ta marr këtë sepse është imi- i thashë.
Pasi e shikoi titullin, mu përgjigj:
Libri është si njeriu. Të ndihmon t’i ruash mendtë e kresë. Merre, shpëtoje!
Atë libër e ruaj edhe sot e kësaj dite, shkruan gazetari, korrespondent lufte.
... Që ditën e parë, 16 mars, kur artisten shqiptare Elsa Lila e dogjën në Romë, nuk iu gjend njeri pranë; madje nuk e lanë as në trotuar. Më vjen hidhët të them se që nga larg, edhe që nga Tirana, e shtynë ‘librin Elsa’ drejt zjarrit. Titujt e gazetave e televizioneve në shqip, jo veç në italisht, e hapen gojën sa mundën si të ishin zgjuar nga një gjumë i thellë dhe po shijonin shijen e mirë të një ‘ushqimi të bollshëm’ për lajme me Elsën. “Arrestohet këngëtarja Elsa Lila, pjesë e grupit që shpërndante kokainë!”. “Nga Elsa Lila te “Mamaja”, kush janë këngëtarët e arrestuar për drogë!’. “Policia italiane shkatërroi një organizatë kriminale!”. “Këngëtarja ishte pjesë e një bande të trafikut të drogës”. “Elsa Lila, ‘financierja’ e një bande droge në Itali!”. Këta ishin vetëm disa tituj shpërthyes... E sa mijëra të tjerë shanë e shfrynë në rrjetet sociale.
Më duhet të them se pikërisht dje, në datë 26 maj, Gjykata e Romës e shpalli krejt të pafajshme Elsa Lilën- viktimë e paragjykimeve raciste në shtetin matanë Adriatikut, e cila u arrestua pa asnjë provë. Që dje, Elsa i është kthyer asaj pike ku e la mbrëmjen kur e hodhën si librin e djegur në trotuar; i është kthyer muzikës së viteve 1700 të Pergolesit dhe Stabat Mater, histori që u shndërrua në projektin e jetës së kësaj artisteje.
Por çështja rri diku tjetër, te raporti i individit me artistin, me ‘atë të adhuruarin’ që ose ‘bën hije’, ose duhet eliminuar për shkak të dashurisë...
Ja kështu është sulmi ndaj Elsa Lilës.
1.Sulmi është i llojit të marrëdhënies së sulmuesit mes vetes dhe Elsës. Atë orë që njeriu këtu e mori vesh çfarë ndodhi në Romë, atë orë iu bë se u ngarkua me barrën e fajit. Që prej viteve të hershme, njeriu këtu e ka zgjedhur Elsën si të zgjedhurën e vet. Njeriu këtu e ka një hulli të tillë, që pasi e zgjedh tjetrin, i vë kapakun e nuk mendon më ndryshe. Në këtë rast njeriu këtu turfulloi kundër Elsës që ‘e kishte zgjedhur’. Iu bë se nuk paskësh zgjedhur personin e duhur. Vetë njeriut i ndodh që i duket sikur zgjedh lirshëm, por në fakt zgjedhja del shumë më pak e lirë se sa çfarë ishte imagjinuar. Elsa e vuajti psikologjinë e ‘të rënit në dashuri’ prej njeriut të një tipi të veçantë.
E lanë në rrugë.
2.Këtu njeriu kalon përgjatë brazdave të formuara në fëmijëri, ose në një kohë të hershme. ‘Idhulli’, sipas brazdave të hershme, nuk ka të drejtë të gabojë, edhe pse ‘idhullori’ ka të drejtë me metra për gabime. A nuk keni parë që njerëzit flasin e vendosin sinorë: ‘Mirë Kadare si shkrimtar, po si njeri?!... Çfarë defektesh kishte Nënë Tereza?...”
Por bota është kjo, dashuria mund të ndërthuret edhe me aspekte të dhimbshme. Njeriu këtu, nga fëmijëria kujton se ‘idhulli’ nuk bën asnjë gabim; dhe prandaj as lëviz për t’iu ndodhur pranë kur gabon.
Megjithëse Elsa nuk paska gabuar; njeriu ‘idhullor’ i saj gaboi dyfish: Edhe kur mendoi Elsën si atëherë në fëmijëri, edhe kur e braktisi.
3.Ne edhe pse bëjmë si ‘patriotë të mëdhenj’ i ikim njeriut tonë që gabon; menjëherë e ndajmë gjakun me të. Po t’i pyesje njerëzit pas 16 marsit, ishin gati të thonin se Elsa ‘nuk është ndonjë artiste kushedi çfarë’, se ‘ç’ne shqiptare, ajo u rrit në Itali, italiane thuaj!’... Këta kërkojnë rrënjët shqiptare të Albano Carrizit, të Robert De Niros, edhe të GAribaldit po deshe..., por Elsa nuk është më e jona. Bullshits sa të duash. E pse? Sepse njeriun e madh e mendojmë si një rrap që na bën hije, ‘sa herë tundet rrapi, fajin e kemi ne!’.
Këtu njerëzit deshën t’i largohen ‘krimit’ të Elsës, dhe prandaj e sulmuan. Njerëzit këtu, edhe pse trafikojnë drogë apo fusin duart në xhepat e njëri tjetrit, arratisën nga Elsa sepse u bëhet sikur arratisen nga vetja...
Njerëzit janë më shumë reaktivë, sidomos ndaj artistit. Me të fortët nuk ua mban të jenë reaktivë.
... Elsa Lila tani po merret me projektin e saj, muzikën e viteve 1700. Ky është lajmi; por askush nuk e publikon, sepse nuk tërheq lexues.
Më të lexuarat


Skandali me inceneratorët, Kryemadhi: Mua nuk tregonte njeri, se jam gruaja e Ilir Metës

“Po bën avokaten e Klodian Zotos, s’do flasësh më”, Monika Kryemadhi kapet keq me Klodiana Lalën: Mos bëni zhurmuesin, ik shko në..

“E ndjeni veten bashkëfajtore?”, plas debati për inceneratorin, Klodiana Lala ia thotë në sy Monika Kryemadhi: Po bëni avokaten e djallit

Kryemadhi i përgjigjet reagimit të Integrated Energy: Deklarata juaj është në rregull, por ka një problem të madh! Kërkojmë transparencë

“Investim 6-7 miliardë euro”/ Balluku konfirmon zbulimin e gazit në Shqipëri: SHELL ka goditur një arterie të rëndësishme, ja kur do të jetë faza finale

7 korriku, Edmond Spaho zbardh detaje: Jo nga PD, ja nga kush do të drejtohet protesta

Abuzimi me 128 milionë euro, Kryemadhi dorëzon në SPAK faktet: Paratë e buxhetit të shtetit i kanë kaluar kompanisë off shore

“Shqipëria është në rrezik”, deklarata e fortë e Spartak Brahos: Sali Berisha është një kriminel i ftohtë, të vret e s’të qan

Burime gazi në Shqipëri? Kreshnik Spahiu paralajmëron të ardhmen e “frikshme”

“Jo vetëm demokratët, por dhe socialistët...”/ 7 korriku i Sali Berishës, Xhelal Mziu: Nuk do të shkoj në protestë për...
