BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Politike

Emërimi i Hajnajt në krye të Byrosë së Hetimit, shefja e ONM: Një hap shumë i rëndësishëm në zbatimin e reformës

Emërimi i Hajnajt në krye të Byrosë së Hetimit, shefja

Shefja e ONM-së në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera ka përshëndetur zgjedhjen e Aida Hajnaj në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Calavera ka shpërndarë komentin e djeshëm të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, i cili shkruante se me emërimin e Hajnaj dhe funksionimin e BKH tashmë hidhet një hap tjetër i rëndësishëm në implementimin e Reformës në Drejtësi. “Një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri”, tha ajo. Të enjten pati reagime si nga SHBA ashtu dhe nga BE që përshëndetën emërimin e saj, duke dhënë sinjale se po afron një epokë e re në luftën ndaj të korruptuarve. Mbi vendimin e KLP ka reaguar edhe ambasada amerikane. Sipas Yuri Kim, tashmë reforma në drejtësi ka hyrë në shina dhe nuk ka më kthim pas. “Urojmë Shqipërinë për emërimin e Aida Hajnaj si Drejtoreshën e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kjo është një piketë historike në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por është e nevojshme, po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë. Vendimet e sotme tregojnë se pavarësisht pengesave, Reforma në Drejtësi po bëhet realitet. Me emërimin e Drejtores së re të BKH-së, të gjitha institucionet e parashikuara nga Reforma në Drejtësi tashmë janë ngritur. Ashtu si u përcaktua në ligjet e miratuara në vitin 2016, u themeluan Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) dhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Të dyja institucionet që përbëjnë SPAK - Zyra e Prokurorisë së Posaçme dhe BKH - tashmë janë themeluar. Rezultatet do të mbërrijnë, ngadalë por është e sigurt”, tha ambasada. Një reagim i ngjashëm erdhi dhe nga zyra e BE. Ambasadori Soreca deklaroi se zgjedhja e Hajnajt është sinjal për zbatimin ligjit. "Pas rekomandimit nga SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot znj Aida Hajnaj Drejtore të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për një mandat pesë vjeçar. Ky emërim i rëndësishëm kontribuon në forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve operacionale të zbatimit të ligjit në Shqipëri për të luftuar krimin dhe për të përfunduar krijimin e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të reformës në drejtësi siç u kërkua nga Këshilli Evropian marsin e kaluar kur vendosi hapjen negociatave të pranimit me Shqipërinë", tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca.