
Tragjedia e Gërdecit/ Humbi djalin vetëm 7 vjeçar, Zamira Durda me akuza të forta: Ma ka vrarë shteti, sot do të mbushte 22 vjeç

Protesta e thirrur nga Sali Berisha, habit Gazment Bardhi, zbulon nëse do të jetë i pranishëm

Nuk përmbahet Bushati, ‘shpërthen’ keq ndaj Bardhit: Zara të Ramës, mos u fshihni pas fustanit të Alibeajt

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Hetimi për skandalin “McGonigal”, gazetarja Hoxha zbardh prapaskenat: Duket sikur historitë përsëriten me personazhe të ndryshme

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

Emigrimi i shqiptarëve, ambasadori i Britanisë: I zhgënjyer nga lajmet e mediave britanike, Shqipëria vend i bukur dhe mikpritës

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Nëntor 2022

Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith është shprehur i zhgënjyer nga raportimet e mediave britanike për Shqipërinë, që i cilësojnë emigrantët e paligjshëm shqiptarë si kriminelë.Ndërkohë komentet e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Shqipëri u bënë në një aktivitet të organizuar në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë.Gjatë konferencës që u mbajt në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë, Diplomati King-Smith u shpreh i keqardhur për etiketimet që i kanë bërë vendit tonë, duke theksuar se e vlerëson shumë Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar.“Jam gjithmonë i gatshëm për të pasur sa më shumë takime të tilla, shkëmbime idesh përsa i përket dy vendeve tona. Më duhet të them se jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë. Dhe unë dua të tregoj se sa e vlerësoj komunitetin shqiptar në Britani.Por njëkohësisht unë jam këtu dhe shikoj se sa vend i bukur dhe mikpritës është Shqipëria, dhe po inkurajoj mediat që të shikojnë këtë pjesë, që edhe britanikët të vijnë dhe ta vizitojnë. Shpresoj që të kemi sa më shumë raportime pozitive dhe që britanikët të vijnë këtu”, është shprehur ambasadori, Alaistair King-Smith.Diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, pas deklaratave të bëra nga sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale. Ndaj kësaj deklarate është përgjigjur edhe kryeministri, Edi Rama i cili i konsideroi deklaratat e saj si “britmë në çmendinë”, duke shtuar se ishte përgjegjësi e Britanisë që të bashkëpunonte për të menaxhuar situatën me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.
Më të lexuarat


"Është një mashtrues i rëndomtë", Meta shpërthen keq ndaj Bashës: I shërben Ramës dhe shpërblehet nga ai

“Rama e di shumë mirë se ç’ka bërë, ndaj po rri në heshtje”/ Kikia zbërthen prapaskenat e skandalit “McGonigal”: Amerikanët nuk do ia falin lehtë, por...

Përmendja e Ramës në çështjen “McGonigal”/ Berisha jep lajmin, zbulon lëvizjen e radhës: Shqipëria vërshon drejt Tiranës, ja DATA

Plas keq në studio, Bushati shpërthen keq ndaj Gaz Bardhit: Deputetë pa sens protagonizmi dhe identitet politik

Skandali “McGonigal”, deputeti i PD-së plas deklaratën e fortë: Po tentohet të mbyllet çështja pa nisur hetimet

Misteri i heshtjes/ Pse nuk flet Basha për skandalin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI? Habit me përgjigjen Gazment Bardhi

Dosje për Ramën? ‘Zbërthehet’ Gazmend Bardhi: Ja çfarë çova në SPAK

“Kjo gjë po ja bluan eshtrën...”/ Ish-ministri zbardh prapaskenat nga skandali “McGonigal”: Edi Rama është nën thirrje nga drejtësia amerikane

'Nuk ishte ndarje miqësore dhe pse...', Meta flet për largimin e Agron Çelës: Ikjen e tij e mësova nga mediat

Ibsen Elezi shpërthen keq ndaj PD-së: Ja pse ka frikë të bëjë protesta
