BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Emra të njohur apo të panjohur në Parlamentin e ri në shtator? Spiropali flet për zhvillimet që pritet të ndodhin: ‘Pushka top’ për çdo përballje parimore. Mosdekretimi nga Meta? Për të u shprehëm me votë, nuk na tremb

Emra të njohur apo të panjohur në Parlamentin e ri në

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, komentoi një sërë çështjesh në lidhje me zhvillimet e bujshme të ditëve të fundit.

Duke iu referuar dosjeve të fundit të SPAK, që ka vendosur në “rrjetën” e saj disa ish-zyrtarë të lartë në vend, nga radhët e Partisë Socialiste, Spiropali, tha se kjo konfirmon atë që thuhet gjerësisht, se koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar.

Ajo gjithashtu foli dhe për opozitën dhe parlamentin e ri që i nis punimet në shtator. Spiropali nënvizoi se ftesa ndaj tyre, është për t’u bërë bashkë në miratimin e reformave të ndryshme për vendit. Megjithatë shtoi se “pushka do të jetë top” për shpalosjen e ideve.

Elisa Spiropali: Nuk komentoj deklaratat e zotit Koçi. Nuk e di nga burojnë, s’jam kurioze. Për mua dhe PS është që ajo që kemi nisur me kaq pasion për ta çuar deri në fund Reformën në Drejtësi të mos deformohet nga politika. Qytetarët duan fundin e pandëshkueshmërisë. Në 2016 kur u implementim kjo reformë, u mbështet nga 93% i qytetarëve.

Zoti Koçi ka thënë që zyrtarët kanë qenë të kërcënuar nga kriminalët. Ai ka thënë që krimi atje është i lidhur me LSI dhe ka ndikuar në zgjedhje?

Elisa Spiropali: Këto bëhen me prokurorët. Ka perënduar koha kur akuzat hidheshin rëndom. Sa mirë që politika nuk ka lidhje.

Ambasadorja Kim ka thënë që askush s’është mbi ligjin. A ka nxitur kjo institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë?

Elisa Spiropali: Koha është e pakët, por rezultatet janë të qarta në të gjithë nivelet. Ne ç’mund të bënim me votë në Kuvend e kemi bërë. Ajo që është për t’u theksuar është që Shqipëria është në udhëkryq për t’u futur në fazën e re të zhvillimit. S’e bën dot këtë reformë nëse njerëzit me ndikim s’janë të barabartë para ligjit. Kjo e dallon shtetet e zhvilluara nga të tjerat. Kryeministri Rama është arkitekti i Shqipërisë post-trazicion.

Duket se deri tani SPAK po godet vetëm të ‘majtët’. Ju vjen keq, a ka një përgjegjësi morale nga ju?

Elisa Spiropali: Në çështjet e drejtësisë s’ka socialistë apo demokratë, por ka njerëz që duhet të përgjigjen para drejtësisë. Të fitojnë pafajësinë e tyre. Çdo koment është i tepërt për secilin rast. Në ndryshim nga e shkuara, kur politika mbante të gjitha fijet e drejtësisë dhe shpëtonte shokë e bashkëpunëtorë, sot ka perënduar. Kjo arkitekturë e re e drejtësisë s’e lejon ndikimin. Ka nisur një epokë e re ndryshimi për Shqipërinë.

Opozita duket mosbesuese e thotë që ata janë ‘peshqit e vegjël’ e jo të mëdhenj.

Elisa Spiropali: Është ironike se si opozita bën hierarkinë e peshqve në Shqipëri. Në kohën që kjo opozitë ka qenë në krye të vendit, s’ka guxuar, leje më të implementojë një reformë në drejtësi. Nuk ka krahasim mes nesh dhe tyre. Ne kemi kuptuar që në krye të herës, që nuk mund të qeverisim një vend drejt një demokracie dhe zhvillimi, nëse nuk heqim duart tora te drejtësia. Aleatët kanë kryuer një rol parësor. Rruga e vështirë është ajo që të nxjerr në krye.

Për këtë opozitë ju shtrini dorën e bashkëpunimit. Pas fitores së mandatit të tretë gjithçka do të jetë ndryshe. Çdo të jetë ndryshe?

Elisa Spiropali: Shumë e thjeshtë. Ne nuk do të angazhohemi në asnjë debat politik të pavlerë për qytetarët që nuk prodhon alternativa apo ide. Në Kuvend do të përballemi për idetë tona, por s’do të bëhemi në sulmet dhe kundërsulmet personale. Për opozitën kemi të njëjtin ofertë. Jemi shqiptarë, pa dallim, të ulemi në tryezë dhe të gjejmë pikat e përbashkëta për interesin kombëtar. Integrimi s’është i yni, por i shqiptarëve. Kjo opozitë e provoi çdo të thotë të dalësh në rrugë. Jam e bindur që do të jenë në Kuvend, por s’e di sa produktive do të jetë retorika e tyre. Beteja e tyre duhet të jetë parimore. Pushka top për çdo përballje parimore. Ata duhet ta kapin këtë moment bashkëpunimi.

Qeveria e re do të jetë me emra të njohur, apo të panjohur?

Elisa Spiropali: S’ka asnjë rëndësi sa të njohur apo të panjohur. E rëndësishme është që të votojmë programin tonë qeverisës për 4 vitet e ardhshme dhe të jenë të efektshëm, të jenë të zotë.

A do të ndiheshe keq nëse s’do të jeni ministre?

Elisa Spiropali: Jo. Nuk është në tragetin tim, por të kryeministrit. Në fund të gushtit do të mblidhet asambleja kombëtare, e aty do të konfirmohen të gjitha.

Parlamenti i ri si do të jetë. Sa e vështirë do të jetë të zëvendësohet Gramoz Ruçi?

Elisa Spiropali: S’e di nëse a mund të zëvendësohet Gramoz Ruçi. Është një personalitet i rrallë i politikës shqiptare. Ishte zgjedhja e tij largimi. Ai do të na mungojë, por besoj do e kemi pranë me këshillat e tij.

Parlamenti i ri si pret të jetë? Si do të funksionojë?

Elisa Spiropali: Uroj të ketë debate me vlerë, ide, alternativa dhe përballje të shëndetshme, që njerëzit të na dëgjojnë pa fikur tv. Por ajo që pash në Kuvendin e PD, kuptova që opozita i ka hyrë të njëjtës rrugë, atë të sherrnajës politike. Do të ishte e udhës të kthenin demokracinë brenda opozitës së vendit. Të ndahen nga fantazmat e së shkuarës.

Zotin Berisha e prisni në Parlament?

Elisa Spiropali: E ka deklaruar. Nuk do i ndahet skenës politike, as ashtu me shpirt ndërdhëmbë. Ne nuk kërkojmë dhe as presim gjë prej tij.

Ju thatë që do të miratoni programin e qeverisë së re, cila do të jetë pika më e fortë?

Elisa Spiropali: Ne i kemi deklaruar objektivat tona. Infrastruktura moderne, bujqësia, integrimi, turizmi dhe arsimi cilësor e një rritje e konsiderueshme në programet ndërkombëtare. Ne e kemi të qartë programin tonë dhe do kthejmë besimin e qytetarëve në më shumë investime.

A i trembeni mosdekretimit të presidentit?

Elisa Spiropali: Ai nuk tremb asgjë. Ne komentin final e kemi dhënë me votë për shkarkimin e tij. Nuk ka forcë që pengon vullnetin e qytetarëve. Kryeministri Rama do të vendosë për ministrat që do të vendosen në krye.

Elisa Spiropali: Jo, ende. Jam ende në punë, në gusht mendoj se do të marrë disa ditë pushime. I uroj qytetarët pushime sa më të mbara, sepse i meritojnë nga ajo që kemi kaluar nga viti pandemik.