Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

EMRAT/ Nga 'Tahiri' tek '339', KLP merr në pyetje sot prokurorët e dosjeve “të nxehta” që do konkurojnë për SPAK

Postuar: 12/07/2019 - 11:57

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përmbyllë sot procesin e intervistimit të kandidatëve që do të bëhen pjesë e SPAK. 

Gjatë ditës së sotme, KLP do të zhvillojë intervista me katër kandidatët e fundit. I pari  do të kalojë prokurori Ndini Tavani, i cili njihet për një sërë dosjesh të rëndësishme.

Pas tij, do të jenë dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët kanë hetuar dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si dhe dy dosjet “e nxehta” të përgjimeve “339” dhe “184”. Ndërkohë, në orën 13:00 pritet të merret në pyetje prokurori i fundit, Maksim Sota, dhe KLP do ta konsiderojë të mbyllur procesin e intervistimit.

Ata duhet të plotësojnë dy kushte kryesore për të qenë pjesë e SPAK, të kenë kaluar Vettingun, si dhe të kenë marrë pikë të mjaftueshme në procesin e pikëzimit, që lidhet me dosjet që prokurorët kanë hetuar dhe me kontributin e tyre në sistemin e drejtësisë. Në momentin që do jenë pesë emra të konfirmuar, KLP i jep “ok” ngritjes së SPAK. Deri më tani vetëm dy kandidatë e kanë kaluar Vettingun.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 11:35

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë më parë në Parlament nga maxhoranca qeverisëse.

Postuar: 19/07/2019 - 11:27

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fun

Postuar: 19/07/2019 - 10:41

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme n

Postuar: 19/07/2019 - 10:14

Mbështetja që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë, është një inkurajim në përpjekjet e Shqipërisë për

Postuar: 19/07/2019 - 09:43

 “Shqipëria sot ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë dhe vetëm një frymezues, pë

Postuar: 19/07/2019 - 09:20

Kriza politike në Shqipëri duket se është marrë në dorë nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.