BREAKING NEWS

Atentat në orët e para të mëngjesit/ Vdes në spital personi që u qëllua me silenciator dhe u gjet i shtrirë në mes të rrugës pranë Piramidës

Atentat në orët e para të mëngjesit/ Vdes në spital
x

Politike

Erion Braçe flet me emra dhe jep mesazhin e fuqishëm: Urdhëruesit e vrasjeve janë njerëz të pushtetshëm në politikë

Erion Braçe flet me emra dhe jep mesazhin e fuqishëm:

Sot shënohen plot 10 vite nga masakra ku u vranë 4 persona në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” 

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, përmes një postimi në instagramin e tij, shkruan se ‘urdhëruesit e pushkatimeve’ jo vetëm që janë të lirë, por jane edhe njerëz të pushtetshëm. Ai përmend emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës

“10 vite pa drejtësi. Urdhëruesit e pushkatimeve, janë të lirë, të pahetuar, të pagjykuar, të pandëshkuar. Madje, madje, njerëz të pushtetshëm në politikë, ekonomi, biznes. Quhen Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Pushkatuesit janë te lire, te hetuar një pjese, te pahetuar pjesa tjetër, te gjykuar një pjese, te pagjykuar pjesa tjetër, te pandëshkuar te gjithë! Zhdukësit e provave janë të lirë, të pahetuar, të pagjykuar, të pandëshkuar. Gjyqtarët e këtij krimi, janë të larguar të gjithë nga sistemi i drejtësisë.

A eshte drejtsi kjo?

Jooooooooooooo!

Kush e vrau Aleks Niken?

Vrasja e tij as është hetuar, as është gjykuar e as është ndëshkuar!

Po Sokrat Gode e Fatos Mahmutaj, kush i plagosi?

As për ta nuk ka autor!

Ky është bilanci penal i një pushkatimi! Ndaj hetimi duhet rihapur nga drejtësia e re. Kjo drejtësi nuk fiton besim vetem duke goditur krimin e rrugës; Kjo drejtësi behet e forte, e drejte, e barabarte dhe funksionale, duke goditur krimin e politikes, pushtetit, kete pushkatim, me i madhi e me i rendi qe nga koha e fashizmit! E di, do nise tani kënga “kujt i ankohesh, ti je ne pushtet”!Nuk dua te përgjigjem me këngën tone “prokuroria e gjykata janë te pavarura”!

Jo! Ky krim nuk i përket as vetëm qeverise, as vetëm prokurorisë, as vetëm gjykatës! Ky krim i përket gjithë shoqërisë! Presion drejtësi duhet te jete i gjithë shoqërisë. I njëanshëm, vetëm prej socialisteve është i kufizuar, i paragjykuar dhe i pafuqishëm! Shoqëria duhet te mos pajtohet me pushkatimet politike, pa gjyq por veç me një urdhër politik qe mbrohet edhe tani. Hetimi duhet të rinisë këtu, tek urdhri sa kohë që urdhri nuk është hetuar, gjykuar por mbrohet si i drejtë edhe pas 10 vjetësh”, shkruan zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Më të lexuarat