BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Erion Braçe plas skandalin në Parlament, një deputet zotëron 110 hektarë tokë në Divjakë dhe ka ndërtuar pallat brenda parkut, Kumbaro e akuzon se e ka firmosur ai VKM

Erion Braçe plas skandalin në Parlament, një deputet

Trau me pagesë në Parkun e Divjakës dhe braktisja e fermerëve ka ndezur dje debatet në Kuvendin e Shqipërisë, ku opozita është përplasur me mazhorancën, madje kjo e fundit ka pasur sherr edhe mes veti. Më konkretisht, seanca e djeshme plenare nisi me sloganin “Karavastaja pa taksa”, i cili ka qenë kryefjala e interpelancës së djeshme kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro. Nga foltorja, Dhori akuzoi zonjën Kumbaro se po takson qytetarët pa të drejtë dhe se askush nuk po mendon më për trashëgiminë kulturore. “Askush nuk po mendon për banorët, popullin e trashëgiminë kulturore në Divjakë. Kërkoni me kokëfortësi dhe padije të bllokohet një rrugë kombëtare. Rruga në fjalë është një rrugë kombëtare. Vetëm disa ditë më parë u rivendos bllokimi në hyrje të rrugës nacionale, vendim arbitrar. Po shkelen ligjet dhe vendimi është në kundërshtim me institucionet. Qytetarët nuk do e pranojnë kurrë këtë nënshtrim që do i bëni. Sot, rruga është e lirë dhe Divjakë krenare dhe dinjitoze të mirëpres pa taksa oksigjeni që zgjedh të vizitojë parkun e plazhin”, deklaroi Dhori. Por ministrja Kumbaro ironizoi deputeten duke e cilësuar si të kotë emërtimin interpelancë ‘urgjente’ vetëm për 50 lekë, pasi nuk mbahet një qytet me frymën e shenjtë. Ministrja u shpreh se të gjithë ata që kanë argumentin se po privatizohet janë mjeranë. “Ti lash monedhat këtu, i keni gati ta vizitoni ndonjëherë se e di që s’keni qene”, deklaroi Kumbaro.

Kumbaro përplaset me Braçen

Por pas akuzave që lëshoi në adresë të deputetes Dhori, ministrja e Turizmit dhe Kulturës, Mirela Kumbaro ia ka kaluar topin për parkun kombëtar Divjakë-Karavasta kolegut të saj socialist, ish-zv/kryeministrit të vendit, Erion Braçe. Në fjalën e saj në Kuvend, në një interpelancë të kërkuar nga opozita në Kuvend, Kumbaro tha se vendosja e traut nuk ishte asgjë tjetër veçse zbatimi i një Vendimi Këshilli Ministrash të firmosur në vitin 2021. "Vendosja e traut përcaktohet me VKM. Titullohet për përcaktimin e të ardhurave të tarifave që përcaktohet nga masat e kriteret e tyre, kjo është VKM-ja. Ju keni bërë dhe një kërkesë padi në gjykatë, sot gjykata ua ka rrëzuar kërkesë padinë. Kthehemi te VKM, kjo ka dalë në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës. Thotë se menaxhimi financohet nga buxheti i shtetit, pika 2, mbrohet në përputhje me aktet e tjera ligjore.  Në pikën 2 thuhet se të ardhurat janë nga tarifat që kryejnë për vizitë. Për ata që nuk e dinë se përse na duhen këto të ardhura, mendojnë se Divjaka mbahet me frymën e shenjtë. është kjo VKM që respektohet një më një, në të gjithë parqet,"-tha në fjalën e saj Mirela Kumbaro. Më 26 janar të vitit 2021, Braçe firmosi vendimin që kaloi në Fletoren Zyrtare dhe u jepte të drejtë institucioneve që të vendosnin tra në zonat e mbrojtura. Në këtë vendim janë të caktuara edhe tarifat për vizitorët që fillojnë nga 50-150 lekë. Vendimi nuk flet posaçërisht për këtë zonë, por duke qenë se parku Divjakë-Karavasta është zonë e mbrojtur, Ministrisë së Turizmit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura u lind e drejta të ndjekin të njëjtën procedurë si në zonat e tjera.

Ish-zv/kryeministri i përgjigjet Ministres së Turizmit

Ndërkohë deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe theksoi se është e paligjshme të vendoset tra në rrugë kombëtare, duke kundërshtuar taksën “Kumbaro” në Parkun Kombëtar të Divjakës, çështje për të cilën u kërkua interpelancë nga opozita në Kuvend. Në fund, pasi sqaroi çështjen e traut dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave të nënshkruar nga ai si zv/kryeministër, ka lëshuar edhe disa akuza të forta. Në fjalën e tij, socialisti tha se nuk ka një përleshje për pushtet në Divjakë pasi pushteti, qëndron në duart e atyre që kanë prona e pallate (duke nënkuptuar deputetët e opozitës dhe mazhorancës). Por në asnjë moment nuk përmendi emra. “Nuk kam unë asnjë kushëri, që ka një super resort që ka zaptuar detin. Nuk jam unë që kam një pallat, që ka hyrë në det dhe ka vjedhur një ishull të tërë, nuk kam asnjë kushëri, nuk kam as fis as farë që ka 110 hektarë në kularë dhe për sugjerim boll bëtë sikur ziheni me këtë qeveri se këto 110 hektarë i keni nga ajo qeveri”, deklaroi Braçe.

Sula akuza ministres Krifca

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, u fut brenda Kuvendit të Shqipërisë me dy shishe vaj ulliri. Në fillim, ai iu drejtua ministreve duke ua treguar. Më pas, në fjalën e tij në foltore, ai tha se sot fshatarët janë të braktisur, pasi çmimi i vajit të ullirit po ulet çdo ditë dhe më shumë. Sipas tij ky nuk është i vetmi problem, pasi përveç çmimit të ulët nuk ka më as punëtorë për të vjelë ullinj. “Të jeni të siguritë dhe ju garantoj se fshatarët po heqin të zitë e ullirit duke prodhuar vaj ulliri. Çmimi i vajit të ullirit do arrijë pas dy muajsh çmimin e naftës që ka vendosur bordi juaj. Sot 2500 lekë shitet vaji i ullirit”, deklaroi Sula.

Më të lexuarat