BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Politike

Erion Dasho: Ministria e të paaftëve dhe komiteti i amatorëve kanë krijuar një situatë kontradiktore, beteja me studentët e humbur

Erion Dasho: Ministria e të paaftëve dhe komiteti i amatorëve

Mjeku Erion Dasho dje me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook ka komentuar situatën në universitete dhe procesin e vaksinimit për studentët. Dasho u shpreh se ligji për të paraqitur certifikatën ose testin PCR është ligj i mbrapshtë. Ai tha se nëse studentë kryejnë një test PCR të shtunën, deri të martën ai do të ketë skaduar. Sipas tij ky urdhër është kontradiktor dhe i shtyn studentët ta kundërshtojnë atë. “Dje mbi gjysma e studentëve u tentua të lihej jashtë auditorëve. Një ligj i mbrapshtë kërkon që studenti të paraqesë certifikatën e gjelbër lidhur me COVID-in, ku si alternativë e vetme ndaj vaksinimit dhe shërimit jepet testi i përjavshëm PCR. Sërish komiteti i të ashtuquajturve "ekspertë" bie në gafën e radhës. Testi PCR ka botërisht një vlerë 72 orëshe ose tre ditore, ndërkohë që java ka 5 ditë. Një student që duhet të paraqesë testin të hënën, duhet të testohet të shtunën ose të dielën dhe, rrjedhimisht, vlera e testit skadon të hënën ose të martën. Duke prodhuar urdhrin e fundit të çuditshëm dhe kontradiktor, ministria e të paaftëve dhe komiteti i amatorëve thjesht kanë krijuar një situatë ku studentët janë duke kundërshtuar procesin e vaksinimit të detyrueshëm”, shkroi mjeku. Dasho tha se në të tilla kushte beteja me studentët është një betejë e humbur. Ai u shpreh se zgjidhja për këtë situatë do të ishte gjetja e një mënyre për t’u dhënë studentëve garanci dhe siguri pa qenë të detyruar të vaksinohen. Sipas tij, testi PCR nuk i plotëson këto kushte. “Në këto kushte, beteja me studentët është e humbur. Cila duhet të jetë zgjidhja? Zgjidhja është fare e thjeshtë. Alternativa ndaj certifikatës së vaksinimit duhet të jetë një metodë, e cila të japë garanci të njëjtë se personi është i sigurt në raport me COVID-in, të jetë teknikisht e lehtë për t'u realizuar dhe të jetë e përballueshme financiarisht. Testi PCR një herë në javë nuk plotëson asnjë prej këtyre kushteve. Të paaftët e komitetit politikë dhe të ministrisë nuk kanë nevojë të rishpikin rrotën. Mjafton të marrin përvojat e mira dhe t'i aplikojnë”, tha ai.