Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Erion Veliaj 11 llogari bankare, Beqir Nuredini blen shtëpi 270 mijë euro, Vangjush Dako përfiton 5 apartamente

Postuar: 16/08/2018 - 08:19

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ndër emrat më të pasur sa i takon rangut të kryebashkiakëve. Midis të gjithë personave të zbardhur nga gazeta, Erion Veliaj zotëron pasuri marramendëse. Së bashku me bashkëshorten e tij, ai ka plot 11 llogari bankare, ndërsa ka përfituar 8 mijë euro nga shitja e një makine. Llogaritë bankare të deklaruar nga Veliaj në vitin 2017 të cilat janë krijuar nga të ardhurat nga pagat, dietat dhe rimbursimet e biletave jashtë listohen si më poshtë: llogari bankare pranë Credins Bank. Gjendja e llogarisë në fund të vitit është 10.135,32 euro; shtesë me 9.110,11 euro në gjendje me vlerë 0 USD në llogarinë pranë Credins Bank, e cila është mbyllur; gjendje me vlerë 5.308,41 euro në llogarinë bankare pranë Intesa San Paolo; bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 50.253,62 euro; bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë BKT me vlerë 32.169,41 lekë; bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 5.497,03 euro; bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 11.472,64 lekë; bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 33.049,79 euro; bashkëjetuesja, gjendje e llogarisë bankare pranë Intesa San Paolo me vlerë 1.875.910 lekë. Përveç PS, edhe kryebashkiakut të PDIU në Rrogozhinë, Beqir Nuredinit i shihet një detaj shumë interesat tek deklarimi i pasurisë për vitin 2017. Ai ka blerë një apartament me vlerë totale 27 mijë euro.

Pasuria e Dakos

Në listën e kryebashkiakëve të pasur futet edhe ai i Durrësit, Vangjush Dako. Përveç shumës marramendëse që përfiton nga qiraja e një prone, ai gëzon edhe mijëra euro nga shitja e dy apartamenteve. Sakaq, mjaft interesant është fakti se Vangjush Dako ka përfituar edhe 5 apartamente nga kontratat e shkëmbimeve. Dako ka deklaruar: të ardhura nga qiradhënia e pronës me sipërfaqe 1643 m2 + 624 m2 në llogarinë pranë Intesa San Paolo 8.523,55 euro dhe shtesa 5.848,38 euro; të ardhura nga shitja e 2 apartamenteve 72.729,95 euro; përmes një Kontrate Shkëmbimi ka shtuar pasurinë me 4 apartamente në plazh, të cilat janë shkëmbyer me një pronë në Shkozet; me shkëmbim pasurie është fituar një apartament 245 m2 i cili është shkëmbyer me një apartament tjetër 120 m2 ndërtim vitit 1994, plus bodrum dhe garazh 32 m2 ndërtime të vitit 1999; shtohet pasuria me një truall 4950 m2 në Xhafzotaj , plus ndërtesë tre kate. Kjo pronë është shkëmbyer me pronë tjetër e përbërë nga truall 405 m2 dhe ndërtesë 164 m2. Pas për nga pasuria nuk mbeten as kryebashkiakët e Beratit dhe të Sarandës. Petrit Sinaj, i cili qëndron në krye të Bashkisë së Beratit gjeneron të ardhura të larta nga bashkëshortja, e cila punon tek Banka e Shqipërisë. Ndërsa kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka përfiton shumë të ardhura nga qiratë. Ajo ka deklaruar: bashkëshorti, të ardhura neto me vlerë 849.999,96 lekë nga qiradhënia e objektit të ndodhur në Lagjen nr.2 në Sarandë; bashkëshorti, të ardhura neto me vlerë 165.000 lekë nga qiradhënia e objektit me sipërfaqe 29.3 m2; bashkëshorti, të ardhura neto me vlerë 204.000 lekë nga qiradhënia./Mimoza IBRA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/09/2018 - 10:21

Këshilli i Legjislacioni dhe Komisioni i Ligjeve nisin sot shqyrtimin e nismës kushtetuese të pro

Postuar: 26/09/2018 - 10:10

Greqia ka rritur presionet ndaj Presidentit Ilir Meta, sa i takon paktit detar.

Postuar: 26/09/2018 - 10:00

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte i ftuar mbrëmjen e djesh

Postuar: 26/09/2018 - 08:44

Lajmi se nga Shqipëria kanë ikur 2000 infermierë dhe deri në dhjetor ikin edhe 4000 infermierë të

Postuar: 26/09/2018 - 08:41

Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka shtuar banorëve të Tiranës një tjetër koncesion.