Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Erion Veliaj 3 vite në krye të bashkisë rriti vetëm taksa, ja sa shtrenjtë i kushton një familjeje jetesa në kryeqytet

Postuar: 11/09/2018 - 13:23

Erion Veliaj në vitin 2015 u zgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës dhe erdhi në këtë post me premtimet për të ulur taksat dhe varfërinë për qytetarët. Por gjatë tri viteve në detyrë, ka bërë krejt të kundërtën. Partia Socialiste pak ditë më parë ndezi motorët e fushatës për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Në mbledhjen e Kryesisë së PS, Rama dha urdhër për ministrat dhe deputetët që të zbresin në terren në takime me qytetarët, të njihen me problematikat e tyre e më pas të bëhet edhe një bilanc i punës së kryer nga kryebashkiakët. Më pas do të vendoset edhe për emrat që do të kandidojë Partia Socialiste në zgjedhjet vendore të vitit 2019. Erion Veliaj pretendon që Rama ta rikandidojë dhe madje i ka dërguar disa sinjale. Mirëpo, faktet tregojnë se gjatë kohës që Veliaj ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë, jetesa e qytetarëve në kryeqytet nuk është lehtësuar, por është përkeqësuar. “Formula” që ka përdorur kryebashkiaku ka qenë rritja e taksave. Erion Veliaj rriti çmimin e ujit me 20 lekë/m3. Në 2011 konsumatorët familjarë paguanin 45 lekë/m3 për, ndërsa nga 2018 familjarët tarifohen me 65 lekë për çdo metër 3 që vjen në çezmat e tyre. Edhe pse çmimi i ujit pësoi rritje, sërish shërbimi vijon të jetë po i njëjtë. Qytetarët nuk kanë ujë pa ndërprerje në shtëpitë e tyre dhe të shumtë janë ata që nuk e konsumojnë ujin e çezmës për shkak të papastërtive. Në faturat e qytetarëve u shtua taksa e arsimit. Taksa e arsimit që paguajnë njerëzit e thjeshtë është 150 lekë të rinj në muaj. Kjo taksë mblidhet në faturën e UKT dhe arkëtohet nga 177.800 familje. Në faturën e UKT listohen edhe taksa e pastrimit, e cila i kushton një familjeje 420 lekë në muaj, si edhe taksa e ndërtesës, 100 lekë në muaj. Një tjetër veprimtari e kushtueshme për njerëzit është edhe parkimi i makinës. Një person duhet të paguajë 100 lekë për një orë për makinën e parkuar në qendër të kryeqytetit. Në vitin 2016, qytetarët kanë paguar rreth 300 milionë lekë për të lënë makinat e tyre në hapësirat publike, nga rreth 72 milionë lekë vitin e mëparshëm, ndërsa në 2017 shuma e arkëtuar nga Bashkia e Tiranës nga kjo tarifë ishte afro 450 milionë lekë.

Taksa të tjera

Gjatë 3 viteve në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj rriti edhe çmimin e biletave të urbanit, por edhe të aboneve. Në 2016, nga 30 lekë, çmimi i biletave shkoi në 40 lekë, ndërsa aboneja e përgjithshme nga 1200 lekë, u bë 1600 lekë. Por nga ana tjetër, qytetarët vijojnë të ankohen për kushtet e autobusëve. Në vitin 2016 taksa e ndikimit në infrastrukturë në Tiranë u rrit nga 4% e kostos në 8% të çmimit të blerjes. Si rrjedhojë, në vitin 2016, të ardhurat nga kjo taksë u rritën me 18 herë, nga 128 milionë lekë në 2.16 miliardë lekë. Këtë rritje takse ndërtuesit e transferuan në çmimet e apartamenteve që gjatë vitit 2016, sipas të dhënave të Indeksit të çmimit të banesave të Bankës së Shqipërisë, u rritën me afro 10%. Sakaq, në faturën familjare mund të përfshihet edhe tarifa mujore prej afro 10 mijë lekësh që paguajnë qytetarët që banojnë në pallate për mirëmbajtjen e këtyre të fundit. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliajt shumëfishoi edhe taksat e tarifat ndaj biznesit, kryesisht për tabelat dhe zënien e hapësirave publike. Taksa e tabelës mbi 2 metër katror shkon 45 mijë lekë, ndërsa për tabelat elektronike kjo taksë shkon 90.000 lekë metër në vit. Më parë tabela elektronike tatohej njësoj nga sipërfaqja me tabelat e tjera. Për bizneset u rrit edhe tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave. Një tjetër lëvizje e Veliajt ishte edhe heqja nga përdorimi i qeseve plastike dhe futja e atyre të riciklueshme. Për këto të fundit, qytetarët duhet të paguajnë dhe nuk i marrin falas siç ndodhte më parë./Mimoza IBRA

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2018 - 23:30

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ foli edhe në lidhje me frikën e bosëve të krimit nga shteti dhe ligji.

Postuar: 13/11/2018 - 23:20

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ u pyet në

Postuar: 13/11/2018 - 23:07

Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa i përket propozimit për të dytën

Postuar: 13/11/2018 - 22:58

I ftuar në emisionin ‘Opinion’ ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ka komen

Postuar: 13/11/2018 - 22:56

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka folur për për ish- ministrin Tahiri.

Postuar: 13/11/2018 - 22:48

Kryeministri Edi Rama u përball me gazetarët Artan Hoxha, Muhamed Veliu dhe Nikollë Lesi.

Postuar: 13/11/2018 - 22:46

Prej disa ditësh, ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe kryetari i komisionit të Ekonomisë, Eri