Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Erion Veliaj batërdi me tenderat, ja si kryebashkiaku ka shpallur fituesit pa garë, zbardhet lista

Postuar: 12/09/2018 - 20:10

 Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duket se përveç rritjes së taksave ka bërë batërdi edhe me tenderat. Nga një investigim që ka bërë gazeta ka rezultuar se janë shpallur pa garë fituesit për dhjetra tendera të dhëna nga Bashkia e Tiranës. Sipas listës të siguruar nga gazeta, për llojin e kontratës publike blerje mallrash, me objekt tenderi “blerjen e një autoboti për thithjen e ujërave të zeza” me vlerë 6,500,000,00 lekë ka pasur vetëm një operator konkurrues. Gjë që edhe pse nuk lejohet, pasi tenderat sipas ligjit, duhet të jepen me garë, mes dy apo më shumë kompanive, nuk e ka ndalur kryebashkiakun që ta kryej procedurën e dhënies së tenderit pa garë. Por krahas këtij tenderi, kryebashkiaku Veliaj, edhe për tenderin me objekt “Blerjen e mjeteve të transportit: - Autoveturë elektrike hibride (1 copë) - Autoveturë elektrike (5 copë) - Mikrobuz (1 copë) - Karotrec (2 copë) - Kamionçinë Pick-Up (2 copë) - Karikues automjetesh elektrike Fast-Charger (1 copë) Burimi i Financimit: Të ardhurat e Bashkisë së Tiranës, vënë në dispozicion me anë të VKB-së Nr.84 datë 29.12.2016 për ”Miratimin e programit buxhetor afat mesëm 2017-2019 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2017”(i ndryshuar)”, me vlerë 48,132,099,00 nuk ka respektuar rregullat e garës. Pasi edhe për këtë tender ka aplikuar vetëm një kompani, e cila më pas është shpallur automatikisht fituese për shkak se nuk ka pasur konkurrentë. Por shkeljet e kryebashkiakut Veliaj me tenderat nuk ndalen me kaq, pasi edhe për llojin e kontratës shërbime publike (Marrëveshje Kuadër) me objekt tenderi “shpenzime për qeramarrje (për grumbullimin e lëndës drusore) - Marrëveshje Kuadër - me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara - me afat 22 muaj i parashikuar”, me fond limit 5,500,000,00, ka konkurruar vetëm një kompani. E cila më tej është shpallur fituese nga kryebashkiaku.                             

Tendera publik që fitohen pa garë

Por krahas tenderave të mësipërm, shkeljet e kryebashkiakut nuk kanë të sosur pasi prekin edhe tenderat e punëve publike. Sipas listës, kryebashkiaku Veliaj ka dhënë tender për punë publike me objekt tenderi “shtesë kontrate: “Rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore të bllokut të kufizuar nga rruga “Mentor Xhemali”, rruga “Hajdar Tafa”, rruga “Qemal Butka” dhe rruga “Frang Bardhi”. (Data e lidhjes se Kontratës fillestare 08.06.2016; Numri i referencës: REF-31097-03-30-2016; Vlera totale përfundimtare e kontratës fillestare 108394248 leke me TVSH), me vlerë kontrate 17,909,654,60 lekë, pa shpallur garë për operatorët konkurrues. Por abuzimet e Veliajt me tenderat nuk ndalen me kaq. Kjo për faktin se dhe për tenderin për “blerje pajisje lojërash aktive, pajisje përshtatshmërie PAK, pajisje ushtrimesh”, me fond limit 8,302,342,00, nuk ka pasur operator konkurrues duke shpallur kështu fitues të vetmen kompani që garonte për këtë tender. Por lista e Veliajt me abuzimet me tenderat nuk ndalet me kaq. Kryebashkiaku ka dhënë në shkelje të hapur me ligjin edhe tenderin për “blerje materialesh për semaforët led”, me 12,483,104,00, pasi edhe këtu ka konkurruar vetëm një operator i cili më pas është shpallur fitues. Por shkeljet me tenderat e bashkisë nga ana tjetër duket se nuk kanë fund nga ana e Veliajt. Kryebashkiaku Veliaj, teksa ka shpallur arën për tenderin për “blerjen e automjetit, autoveturë 4” me vlerë 1,402,896,00, e ka shpallur fituesin edhe këtu pa garë. Detaje këto që tregojnë se kryebashkiaku ka abuzuar hapur me fondet publike. Ndërkohë, që në ditët në vijim gazeta do të tregoj edhe abuzime të tjera të kryebashkiakut Veliaj. Gazeta po publikon 7 tendera të dyshimtë, por bëhet fjalë për dhjetra të tillë./Endri ARIZI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 1. Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 19:40

Ministri i Finanacve dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i është përgjigjur përmes një postimi në Facebook deklaratës së sotme të Partisë Demokratike lidhur me sistemin e monitorimit të transaksioneve të biznesit:

Postuar: 22/09/2018 - 18:25

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, ka folur

Postuar: 22/09/2018 - 18:12

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, tha se

Postuar: 22/09/2018 - 17:59

 E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për

Postuar: 22/09/2018 - 17:53

Kryetarja e LSI-së e ftuar në emisionin "NjëJavë" ka folur për disa nga çështjet më të

Postuar: 22/09/2018 - 16:54

 Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim

Postuar: 22/09/2018 - 16:39

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me str