Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Politike

Erjon Braçe akuza kreut të PD: Udhëheqës si Lulzim Basha nuk riciklohen, ikin sapo ndodh krimi, ja provat

Erjon Braçe akuza kreut të PD: Udhëheqës si Lulzim Basha

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka komentuar sjelljen dhe qasjen politike të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ka shpërthyer në akuza ndaj këtij të fundit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Braçe ia ka numëruar një për një të gjitha “krimet” që kanë ndodhur për shkak të kryedemokratit Basha gjatë kohë që ai ka qenë në pushtet, sikundër janë afera e rrugës Durrës-Kukës apo pakti i detit me Greqinë dhe “21 janarin”, ndërkohë që theksoi se këto ngjarje duhen zbardhur. Madje, Braçe shtroi pyetjen nëse është standard i pranuar apo jo nga ky komision, që të jesh ministër i Jashtëm dhe të nënshkruash një marrëveshje që rrëzohet si antikushtetuese nga gjykata më e lartë në vend e me dëm mbi interesat kombëtare, referuar këtu marrëveshjes së detit me Greqinë. “Dy faqe të një gazete të madhe sot, i kushtoheshin punës së palodhur të Komisionit përzgjedhës e ndryshues, që po gjykon kandidatët për deputetë në PD! Ok! Kaq bujë duhet e po ja japin! Tani, një pyetje kam unë: Po Lulzim Basha a është i pastër për këtë komision? Të jesh ministër i Brendshëm dhe, gardistët e tu të pushkatojnë pa gjyq 4 qytetarë të pafaj, të paarmatosur e aspak të dhunshëm, është standard i pranuar apo jo nga ky komision? Të jesh ministër i Transportit, të kontrollohesh nga KLSH, të paditesh prej tij, të hetohesh nga prokuroria e të refuzosh gjykimin për një akuzë publike me procedurë, është standard i pranuar apo jo nga ky komision”, deklaroi ai. Më tej numri 2 i qeverisë theksoi se sipas tij, nuk ka udhëheqës partie e për më shumë kandidat për kryeministër në Europë me standardin e sjelljes e veprimit kur ka qenë në pushtet si të Lulzim Bashës. “Të të “mbysin” me kërkesë llogarie për shtimin e paargumentuar të pasurisë fiks në kohë krize e të heshtësh, është standard i pranuar apo ky komision do bëjë hetim për këtë pasuri? Dëgjoni. Nuk ka udhëheqës partie e për më shumë kandidat për kryeministër kund në Europë me këtë standard të sjelljes e veprimit kur ka qenë në pushtet. Të tillët nuk riciklohen, ikin sapo ndodh krimi! Ndaj boll me këtë komisionin! Çështjet e rënda në PD janë këto më sipër, jo sasia e alkoolit të konsumuar nga kandidati. Për këtë mjafton një pipë në gojë, jo një komision me personalitete kaq të larta”, nënvizoi zëvendëskryeministri Erjon Braçe.

Më të lexuarat