BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Erjon Braçe: Amnistia fiskale i drejtohet një fashe të gjerë njerëzish, ja sa pritet të shkojë borxhi publik

Erjon Braçe: Amnistia fiskale i drejtohet një fashe të

Amnistia fiskale pas një sërë reagimesh dhe debatesh u shty për miratim në vjeshtë. Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka reaguar ditën e djeshme për këtë çështje, duke u shprehur se amnistia fiskale u adresohet një fashe të gjerë qytetarësh. Gjatë një interviste televizive, Braçe deklaroi se kjo shtyrje u jep mundësi faktorëve të ndryshëm që të shprehen. Ndërsa duke iu referuar sulmeve të ndryshme në drejtim të amnistisë, zv.kryeministri tha se kjo është një nismë shumë e rëndësishme dhe një gjë e tillë pritej. “Ka një draft që ka kaluar në qeveri dhe që ka shkuar në Parlament. Natyrisht është një nismë e rëndësishme, afërmendsh që do të sulmohet. Amnistia i adresohet një fashe shumë të gjerë njerëzish, por nuk ka asnjë cedim në këtë histori. Është shumë mirë që kjo periudhë i jep më shumë kohë faktorëve që të shprehen për të”, tha Braçe. Më tej zv.kryeministri iu është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për borxhin publik, i cili do shkojë deri në 80 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. “Pse unë e komandova pandeminë të vijë në fund të mandatit? Nuk e doja fare, se isha shumë mirë deri në fund të vitit që shkoi pavarësisht tërmetit. Me aktin e fundit normativ do të shkojë 80,04% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar”, tha Braçe. Një tjetër nismë e qeverisë që u lançua po në kulmin e pandemisë, nga vetë kreu i qeverisë, ishte dhe ajo për legalizimin e kanabisit mjekësor. Nga zhurma e madhe e reagimeve që pasoi deklarata publike e kryeministrit, kur tha se po punohej me ekspertë vendas e të huaj prej afro një viti, dritën e diellit nuk ka parë ende asnjë draft zyrtar. “Ka një grup pune që po merret me këtë gjë, kur të vijë në tavolina, natyrisht që mund të them më tepër”, tha Braçe. Pandemia nuk ka ndikuar vetëm te punët e qeverisë socialiste, por edhe të partisë. Të paktën ky është argumenti i forcës kryesore politike në vend, e cila nuk po arrin të zgjedhë kryesinë dhe sekretariatin nga asambleja e re, e cila u zgjodh 10 ditë para se pandemia e koronavirusit në Shqipëri të konfirmohej zyrtarisht.

Më të lexuarat