Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ermonela Felaj: PD po synon të amnistojë veten me vetingun në politikë, drafti i saj është propagandë

Postuar: 12/09/2018 - 07:51

 Partia Socialiste e cilëson propagandë propozimin e PD për veting në politikë. Ditën e djeshme ka folur kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, e cila ka thënë se kjo është strategji e opozitës për të shpëtuar veten e saj nga reforma në drejtësi. “Është bërë me dije që PD ka përcjellë një draft për ndryshime në Kushtetutë. Nuk e konsideroj dot të shtirur por nuk shoh asnjë hap serioz nga ana e tyre. Drafti është kopje e shëmtuar e aneksit DHV, pasi nuk është bërë asnjë lloj pune reale. PD synon të amnistojë vetveten. Ne e bëmë reformën në drejtësi për shkak të mos ndëshkimit të korrupsionit në nivele të larta. Ndërsa opozita e ka goditur vazhdimisht procesin e vetingut. Drafti i PD është si thashethem, çdo jurist profesionist e kupton që përdoret vetëm për propagandë. Por jo çdo kush që ka vjedhur dhe nuk është dënuar është i ndershëm, marr shembullin e Bashës këtu. Vendimi për pushimin e çështjes së tij është thjesht një paçavure”, tha ajo. Felaj tha se me idenë e tij për vetingun, Basha kërkon të përjashtojë veten. Sipas saj, nuk mund të ketë veting pa kontrolluar pasurinë. “Kur flasim për veting nënkuptojnë shqyrtimin e pasurinë, dhe të gjithë ne e dimë që paratë e deputetëve nuk janë vetëm në emër të tyre por edhe në emër të familjarëve. Ata nuk kanë menduar asgjë por thjesht kanë marrë, kanë kopjuar. Ne kemi menduar para 2 vitesh se si do ta zgjidhim këtë çështje. Po ta shikosh drafti i PD për pasurinë, ka vetëm një paragraf”, tha ajo. Felaj deklaroi se nuk mund të ndiqet i njëjti standard si për gjyqtarët, ashtu dhe për politikanët. Sipas saj, këta të fundit kanë pasur më shumë pushtet. “Po flasim për të siguruar një reformë shumë të madhe. PD s’ka qenë kurrë e interesuar që aferat për të cilat është akuzuar të dalin në dritë. Sigurisht që standardi i propozuar për prokurorët dhe gjyqtarët nuk do të jetë i njëjtë pasi politikanët kanë pasur më shumë pushtet në duart e tyre. Atyre do t’u shqyrtohet pasuria, dhe dihet që pasuria e paligjshme vihet në lidhje me krimin”, tha ajo. Kryetarja e Komisionit të Sigurisë u ndal dhe te siguria në vend dhe ngjarjet kriminale të fundit. “Dua t’ju them që situata nuk është e njëjtë për çdo qark. Qytetet e mëdha kanë numër më të madh të veprave penale. Aktualisht situata kriminale nuk është përkeqësuar në atë farë mase kriminale që përpiqet ta shesë opozita. Ne kemi numrin më të ulët të vrasjeve. Krime do të ketë gjithmonë, e rëndësishme është të jemi një hap para krimit. Shumë shpejt do të vijë edhe vetingu në radhët e policisë”, tha ajo.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 22:57

I ftuar në “Top Show”, deputeti socialist Taulant Balla ka bërë një deklaratë të hapur pas akuzave lidhur me tenderin e dhënë Edmond Begos, i njohur si një ish i dënuar për drogë.

Postuar: 25/09/2018 - 22:32

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford në një intervistë në televizionin “Ora N

Postuar: 25/09/2018 - 22:27

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në emisionin”Top Sho

Postuar: 25/09/2018 - 22:17

Tema e mbrëmjes së sotme në emisionin ‘Opinion’ është propozimi i bërë nga Partia Dem

Postuar: 25/09/2018 - 21:54

“Drejtori i Emergjencave në Bashkinë e Lushnjes ka zënë hapësirën e Poliklinikës dhe ka ndë

Postuar: 25/09/2018 - 21:17

Pas akuzave të Partisë Demokratike në drejtim të Klotilda Ferhatit, se bashkëshorti i kësaj të fu

Postuar: 25/09/2018 - 20:33

Ditën e sotme u vu në pranga kreu i Hipotekës në Shkodër, Zamir Leka pas një urdhri të Prokuroris