
Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin kërkimet për kapjen e autorit

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI (Dokumenti)

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona, detajet e para

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh”/ Ambasadorit britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

Escobar me agjendë të qartë kundër korrupsionit të politikanëve shqiptarë, shmanget takimi me Ilir Metën, ja kë pritet të takojë

Shkruar nga Rigels Seliman 8 Dhjetor 2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka zbardhur dje agjendën e vizitës së zëvendës ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në Tiranë. Ky i fundit ditën e nesërme do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ndërkohë ambasada amerikanë në Tiranë ka zbuluar detaje nga agjenda e diplomatit Escobar, teksa në rrjetet sociale ka bërë dje me dije se ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha, ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe zyrtarë të tjerë. “Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me kryeministrin Rama, ministren e Jashtme Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime”, thuhet në njoftim. Por ajo që bie në sy në këtë vizitë, është fakti se amerikanët edhe këtë herë kanë anashkaluar presidentin Ilir Meta. Në njoftimin e ambasadës së SHBA nuk cilësohet emri i presidentit Meta, nëse ai do të zhvillojë një takim me zyrtarin e DASH, Gabriel Escobar, sikundër përmendet Rama apo Basha, ç’ka tregon se për amerikanët kreu i shtetit nuk është shumë i rëndësishëm. Megjithatë, mbetet të shihet nesër çfarë do të ndodhë më konkretisht apo nëse do të ndryshojë agjenda e vizitës së zotit Escobar.
Në fokus të korruptuarit dhe demokracia
Por përveç takimeve me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do të lëshojë nesër edhe një sërë mesazhesh të forta sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit e demokracisë. Në njoftimin e saj që zbardh detaje nga agjenda e diplomatit Escobar, ambasada amerikane në Tiranë thekson se vizita e nesërme do të ketë në fokus edhe të korruptuarit dhe emrat që cenojnë demokracinë. “Ashtu siç shkruhet në urdhrat ekzekutivë të presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA. Mirëpo nëse i referohemi agjendës së bërë publike nga ambasada amerikane, vizita e diplomatit Gabriel Escobar në Tiranë është edhe një mesazh për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili këtë të shtunë do të mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD. Pra, duket qartë se amerikanët janë të vendosur për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe se për ta kushdo që cenon demokracinë është i padëshiruar. Kujtojmë se këto ditë janë shumë të rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi zgjedhja e Sali Berishës në krye të PD do të bënte forcën më të madhe opozitare në vend “non grata” në SHBA, sipas një deklarate të ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Më të lexuarat


Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

“Do ketë ‘non-grata’ të tjerë politikanësh”/ Ambasadorit britanik bën paralajmërimin tronditës: Ja kur do të fillojë vala e dytë

Veliaj i përgjigjet ‘flakë për flakë’ ish-presidentit: Për të jetuar unë shisja fiq, Ilir Meta spiunonte miqtë

“Porti i Durrësit, aferë”, reagon ashpër Petrit Vasili dhe i dërgon letër zyrtare qeverisë: Po rrëmben një aset strategjik të një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare, ja dokumenti

Deputeti Bujar Leskaj rreshton ‘22 të ligat’ e Ramës dhe bën paralajmërimin e fortë

“Mynxyrat po afrohen”, Gjekmarkaj ironizon qeverinë dhe zbulon çfarë do të ndodhë në shtator: Elisa, Ulsiu e Tezja në ankth nga ndryshimet e Babos

Bajram Begaj pritet të bëjë vizitën e tij të parë jashtë vendit si president, ja me cilin shtet e nis

“Kjo është një aferë personale e Edi Ramës”, PD del me denoncimin e fortë: Askush nuk mund t’ia ndalë vesin e vjedhjes!

“Kjo qeveri vjen erë nga të gjitha krahët”/ Shpërthen Dash Sula dhe nuk lë gjë pa thënë: Qeveria teknike një mundësi, por jo me njerëz që janë...

“Momente të shfaqjes së fytyrës së vërtetë”, Romeo Kara i publikon Ilir Metës videon që po shpërndahet me shpejtësi dhe plas deklaratën e fortë: Fuks ordiner! Turpi është edhe...
