
Postuar: 12/10/2018 - 16:09
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme Arta Marku.
Vasili shkruan se ajo ka marrë përsipër të jetë kamikaze dhe avokate e kryeministrit, pasi ajo nuk guxon ta thërrasë Ramën për hetim.
Postimi i Vasilit
Prokurori antipopull e zgjodhi fatin e saj.
Prokuroria ka marrë përsipër të jetë avokate dhe kamikaze e kryeministrit.
Dy padi të pakapërcyeshme rëndojnë keqas mbi kryeministrin.
Prokuroria nuk guxon ta thërrasë, ta pyesë ta procedojë kryeministrin e paditur, të vetëshpallur fajtor.
Prokuroria ka vendosur të jetë kundër popullit, kundër ligjit dhe kundër kushtetutes.
Dihet botërisht se ç’ndodh kur je kundër popullit dhe ligjit, dihet edhe fundi i kamikazëve.
Tanimë prokuroria e zgjodhi fatin e vet…”,
/Agjensia e Lajmeve Sot News/