BREAKING NEWS

“Njëri është referendumi”, ish-deputeti demokrat zbulon cilat janë 3 nga vendimet që mund të merren në tubimin e 2 Marsit nga Ilir Meta

“Njëri është referendumi”, ish-deputeti demokrat
x

Politike

Është cilësuar si selia e parë e demokratëve, Edi Paloka me tone të ashpra ndaj Ramës: A thua një “mendja perverse” e urdhëroi qëllimisht shembjen e Godinës 15? Siç e kanë thënë njerëz më të mençur se unë...

Është cilësuar si selia e parë e demokratëve, Edi

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka shkruar se vetëm një mendje perverse mund të urdhëronte prishjen e kësaj godinës nr.15, në datën 8 Dhjetor, që është dhe festa e Rinisë.

Pikërisht në këtë godinë, në vitet 90 janë mbledhur për herë të parë studentët dhe intelektualët që më pas realizuan Lëvizjen e Dhjetorit, dhe përmbysjen e regjimit komunist.

 

Postimi i Palokës:

A thua “mendja perverse” urdheroi qellimisht shembjen e godines 15 pikerisht sot me 8 dhjetor ?!

Sapo pashe nje lajm qe godina 15 ne Q. Studenti po shembet sot nga qeveria!

Godina 15 ishte vendi ku u mblodhen fillimisht studentet dhe intelektualet qe me pas vendosen krijimin e PD, te pares parti opozitare pas gati 50 vjet diktature.

A thua nje mendje perverse, tipike per Ramen dhe ata qe e rrethojne , zgjodhi qellimisht 8 dhjetorin per ta shkatrruar ? Nuk di ne se godina ka qene realisht per tu shembur ( banoret kembengulnin qe nuk kishte probleme), po edhe ne se …a nuk duket si shume e”e gjetur” data 8 dhjetor ?!

Nga ata qe po perpiqen te rikthejne jo vetem simbolet por dhe format represive te diktatures, gjithshka mund te pritet , per me teper kur ne krye kane nje qenie diabolike , nje hakmarres shpirtvogel si Rama !!!

Sidoqofte, ne se mendja perverse e ka menduar dhe kete , duhet ta dije se PD nuk ka qene kurre as nje godine e as vetem nje grup njerzish , po ka qene dhe mbetet nje aspirate dhe sic kane thene njerez me te mencur se une ; aspiratat dhe idealet as nuk mund te burgosen e as nuk mund te shemben!