Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Është harruar Shqipëria"/ Ditmir Bushati e thotë hapur çfarë po ndodh pas shkarkimit si ministër

Postuar: 12/02/2019 - 20:23

Pas Komisionit të Ligjeve edhe Komisioni i Jashtëm miratoi sot protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

 
Edhe pse kritikat nuk munguan si nga ana e shumicës ashtu edhe opozitës. Ka qenë ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili i ka tërhequr veshin qeverisë që pse në relacion nuk ka futur edhe rolin e Shqipërisë në këtë proces.
Bushati u shpreh që dokumenti ka mangësi pasi në asnjë rresht nuk evidentohet roli i Shqipërisë në këtë proces.
 
"Mund t’ju them duke nisur nga konstatimi në relacion ku flitet për Maqedoninë vend kandidat në NATO, pas samitit të Washingtonit, besoj se është një lapsus, është ngatërruar mbase me procedurat që ka procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.
 
Prandaj duke përfunduar këtë pjesë që ka lidhje me substancën e kësaj marrëveshje që ne kalojmë sot, duke mos i hequr asnjë presje pjesës që bën departamenti i të drejtës ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme, te pjesa substanciale mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm për ta qepur si duhet këtë dokument se ka të bëjë me politikën shtetërore tonën, dhe nuk është thjesht një marrëveshje ndërkombëtare e radhës që ne po kalojmë sot këtu”, tha Bushati në komision.
 
Edhe pse dha votën pro protokollit, opozita reagoi ashpër duke e cilësuar si mungesë serioziteti mospraninë e Ministrit të Jashtme të akredituar, Gent Cakaj, në prezantimin e këtij relacioni. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/08/2019 - 23:58

Avokati i njohur, Spartak Ngjela me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka uruar për 73 vjetorin e lindjes ish-presidentin amerikan Bill Klinton.

Postuar: 19/08/2019 - 23:30

Ish-kreu i degës së PD në Kukës, Ibsen Elezi, i cili kohë më parë shkaktoi “tërmet” m

Postuar: 19/08/2019 - 22:03

Aktori Gazmend Paja, është personazhi i radhës, që ka cituar kryeministri Edi Rama, si një nga zë

Postuar: 19/08/2019 - 21:43

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj, ka reaguar pas raportit të Baselit, i cili e rendiste Shqipë

Postuar: 19/08/2019 - 21:17

Kjo e hënë ka shënuar turistin e 1 miliontë që ka hyrë në vendin tonë, për muajin gusht, duke shë

Postuar: 19/08/2019 - 20:08

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka komentuar nëpërmjet një statusi në “Facebook” traz

Postuar: 19/08/2019 - 19:44

Pas arrestimit të Arvit Bushatit, kreut të FRPD  partia demokratike do të zhvillojë protestë