BREAKING NEWS

Përplasje me armë zjarri në Vlorë/ Dalin emrat e të plagosurve, xhaxhai i 28-vjeçarit rrëfen si ndodhi ngjarja: Ishim duke pirë kafe, kur dëgjova...

x

Politike

Është nën akuzë, Ervin Salianji gati përgjime të reja

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji do të publikojë përgjime të reja që mund të mbështesin pretendimet e tij për pafajësi në betejën me drejtësinë.Salianji ka publikuar një fotografi, ku në sfond duket ekrani i kompjuterit me disa materiale audio, të ngjashme me databazën e përgjimeve telefonike që ish-deputeti ka publikuar më parë për çështjen “Babale”.

Në krahë të Salianjit qëndrojnë edhe dy avokatët e tij mbrojtës. Prokuroria ka kërkuar për ish-deputetin Ervin Salianji, 1 vit e 6 muaj burg, që të konvertuara shkojnë në 3 vjet shërbim prove.

Por ai ka akuzuar hetimet ndaj tij si të motivuara politikisht dhe ka premtuar fakte për këtë.

“Për shumë miq që më pyesin; gjatë javës fakte, grupfakte dhe prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve”, u shpreh pak ditë më parë Salianji.