Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Është përfshirë në dosjen 184', Basha sulmon kandidatin e PS në Burrel

Postuar: 24/05/2019 - 18:17

Në takimin që zhvilloi në Burrel, Lulzim Basha sulmoi edhe Agron Malajn, kandidatin e Partisë Socialiste për këtë bashki.

Basha tha se Malaj duhet të ishte mbrapa hekurave pasi është përfshirë në dosjen ‘184’, të manipulimit të votave në bashkinë e Dibrës, por bashkëpunimi i kryeministrit Edi Rama me krimin, sipas Bashës, e ka nxjerr atë kandidat për zgjedhjet lokale.

“Vetëm për pushtetin e tij, i verbëruar, është turrur të diktojë me krimin një proces kriminal duke vënë kandidatë për kryetar bashkie njerëz si Agron Malaj, që sot duhet të ishte mbrapa hekurave për dosjen 184. Një gjysmë dyzine kandidatësh që garojnë pa garë sot duhet të ishin mbrapa hekurave për dosjen 184, ku kryearkitekti është vetë Edi Rama”, deklaroi Basha.

Agron Malaj ka qenë pjesë e atij që njihet si ‘grupi i zjarrit’ në Gardën e Republikës më 21 janar, në kohën kur qeveria drejtohej nga PD ku u vranë 4 të pafajshëm.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 15:27

"Në Shqipëri janë vjedhur të gjitha zgjedhjet që ka zhvilluar Edi Rama. Ky është përfundimi që del nga përgjimet e BILD dhe skandalet e tjera. Përgjimet na kanë dëshmuar skemën, përmasat dhe metodat.

Postuar: 20/06/2019 - 15:19

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla foli nga foltorja e Kuvendit për përgjimet e pub

Postuar: 20/06/2019 - 15:04

Lideri i opozitës Lulzim Basha do të dalë mesditën e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme p

Postuar: 20/06/2019 - 14:47

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për situatën politike, ndërsa apelon për palët që të refle

Postuar: 20/06/2019 - 14:30

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se do të ndëshkohen të gjithë

Postuar: 20/06/2019 - 14:25

Ish-deputeti i PD-së Flamur Noka ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me reagimet që