BREAKING NEWS

 Artan Hoxha plas ‘BOMBËN’, nxjerr pamjet ekskluzive të kryebashkiakut duke pirë kokainë/ Paralajmëron një tjetër surprizë në orët në vijim

x

Politike

A është rasti Tahiri përgjegjësi mbi PS-në? Deputeti socialist bën deklaratën që nuk do ti pëlqejë aspak ish-ministrit

Deputeti i PS-së, Adnor Shameti i ftuar në studion e lajmeve Ora News nuk pranoi të komentonte vendimin e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

I pyetur nëse dënimi i Tahirit e ngarkon me përgjegjësi PS-në, Shameti e përjashtoi këtë mundësi, pasi e sheh vetëm si përgjegjësi individuale.

"Dua të sqaroj për opinionin publik se kemi të bëjmë me një projektvendim. Pra është vendim i shkallës së parë. Që të flasim për një vendim përfundimtar duhet që të përfundojë edhe të paktën shkallën e Apelit, që të bëhet i ekzekutueshëm.  Qëndrimi i grupit parlamentar të PS-së dhe qeverisë tonë ka qenë i qartë që në krye të herës që ne nuk komentojmë vendimet e gjykatës.Nga ana tjetër kemi bërë përherë thirrje që të lejojmë organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi. Në kuptimin personal i uroj zotit Tahiri që në betejën e vet me drejtësinë t'ia dali të provojë të gjitha ato pretendime që ai  ka ngritur në vijimësi. Nuk e shikoj këtë kurrsesi si një përgjegjësi të qeverisë socialiste gjatë viteve të shkuara. E shikoj si një rast të veçantë.Flasim për përgjegjësi personale individuale, për aq sa mund të flitet në rastin e atij vendimi. Unë do tu kërkoja të gjitha palëve të kos e komentonte asnjë atë vendim gjykate dhe të lëmë organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi me vendimin përfundimtar të Gjykatës."- u shpreh Adnor Shameti.