Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

‘Është shkelje Kushtetuese’, reagon anëtari i KQZ-së pas kërkesës së PD për të parë listën e votuesve të 30 qershorit

Postuar: 12/07/2019 - 17:51

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t'i vendosë në dispozicion Partisë Demokratike listën me personat që kanë votuar në datën 30 Qershor për zgjedhjet lokale. Anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi në një prononcim për mediat u shpreh se lista e zgjedhësve që kanë votuar është sensitive dhe nuk mund të jepet, me përjashtim të rasteve kur e kërkon prokuroria me vendim gjykate.

"Shumica e kërkesave të PD-së janë të paarsyeshme, pasi të gjitha rezultatet janë të hedhur në faqen e KQZ. Lista e pjesëmarrjes në votime? PD-ja ka kërkuar listën e printuar për cdo qendër votimi, por nuk i bëjmë ne, por Gjendja Civile. Ju mendoni se ka shprehur gabim  kërkesën, pasi ka dashur të kërkojë listën e atyre që votuan....

Unë mendoj që këto të dhëna janë me karakter personal. Ne nuk hapim kutitë pa proces ankimor dhe të tilla historikisht vetëm kur i ka kërkuar prokuroria me vendim gjykate i janë vendosur në dispozicion. Janë të dhëna sensitive, PD-ja do të zbulojë vullnetin e shqiptarëve, por është shkelje Kushtetuese, ti thuash opinionit kush ka votuar apo jo" tha ai.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 11:35

Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha denoncoi koncesionet e miratuara një ditë më parë në Parlament nga maxhoranca qeverisëse.

Postuar: 19/07/2019 - 11:27

Në Shqipëri parlamenti miratoi të enjten në mbrëmje, me votat vetëm të shumicës, në seancën e fun

Postuar: 19/07/2019 - 10:41

Kryetarja e bashkisë së Përrenjasit ende në detyrë, Miranda Rira ka kërkuar të jetë e pranishme n

Postuar: 19/07/2019 - 10:14

Mbështetja që Sllovenia i ka dhënë Shqipërisë, është një inkurajim në përpjekjet e Shqipërisë për

Postuar: 19/07/2019 - 09:43

 “Shqipëria sot ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë dhe vetëm një frymezues, pë

Postuar: 19/07/2019 - 09:20

Kriza politike në Shqipëri duket se është marrë në dorë nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.