Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Është si serum për militantët”, Patozi i del kundër Sali Berishës, zbulon prapaskenat e rënda

Postuar: 11/07/2019 - 20:43

Astrit Patozi komentoi deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili disa ditë më parë tha se e vetmja zgjidhje për situatën aktuale është kryengritja popullore me 51 format e mosbindjes civile.

Koordinatori i Bindjes Demokratike tha se ajo deklaratë është si serum për militantët dhe që nuk zgjidh asgjë.

Astrit Patozi tha: 

"Është patetike dhe është një lloj serumi që i jepet militantëve për të mbajtur shpirtin gjallë, por them që nuk zgjidh asgjë. Pse? Palët përpiqen që Shqipërinë ta mbajnë bardhezi. Qeveria thotë që ne kemi bërë më të mirën, kurse opozita thotë që kjo është një skëterrë ku nuk jetohet, ose duhet të ikë Edi Rama ose të largohemi fare nga Shqipëria. Në fakt Shqipëria ka ngjyrat e veta.

Nuk është as bardh, as zi, por që palët i mbajnë në skalionet e tyre të mbledhura është problem i opozitës. Opozita ka nevojë që të marrë shqiptarët që nuk besojnë qorrazi tek partitë se vetëm opozita e ka detyrimin që ti bindë ata që të rrëzojmë qeverinë sepse vetëm nuk ia del dot kurrë dhe sidomos në kushtet e një opozite të djathtë, e cila ka edhe atë rezervuarin fillestar të votës deficitar në raport me palën tjetër. PD duhet të kalojë ylberin për të marrë elektoratin gri. Pala tjetër është më e relaksuar duke ruajtur thjesht militantët e vet. Në rast se do jetë ndeshje fiton gjithmonë qeveria, por sidomos kur është e majtë që është e dyfishtë”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 20:34

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi në këto momente për çështjen e dekreteve të Gjykatës Kushtetutës.

Postuar: 13/11/2019 - 20:33

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur dhe sqaruar dekretin per em

Postuar: 13/11/2019 - 20:15

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu me anë të një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me

Postuar: 13/11/2019 - 20:12

Emërimi sot pasdite i Marsida Xhaferllarit nga Presidenti Ilir Meta si anëtare e Gjykatës Kushtet

Postuar: 13/11/2019 - 20:03

Pas Ermonela Felajt dhe ministres Spiropali, edhe deputet i PS, Musa Ulqini ka folur për emërimin

Postuar: 13/11/2019 - 19:52

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se atatqë ushtruan dhunë në Astir do të dalin para drejtësis

Postuar: 13/11/2019 - 19:48

Në takimit me sipërmarrësit në Fier, kryedemokrati Lulzim Basha shpalosi edhe programin e Partisë