BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

Çështja "Berisha"/ "Gjyqtarja Irena Gjoka ka mbrojtje të fuqishme politike", Gjokutaj 'shpërthen' ashpër: Akuzohet për dy falsifikime atë të vizës dhe...

Çështja "Berisha"/ "Gjyqtarja Irena Gjoka ka mbrojtje

Çështja "Berisha"/ "Gjyqtarja Irena Gjoka ka mbrojtje të fuqishme politike", Gjokutaj 'shpërthen' ashpër: Akuzohet për dy falsifikime atë të vizës dhe...

Avokati Genc Gjokutaj, ka folur në lidhje me procesin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme, ku u refuzua sërish kërkesa për heqjen e masës së arrestit shtëpiak. I ftuar në një emision televiziv, Gjokutaj, deklaroi se gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka ka një mbrojtje të fuqishme politike, aq sa sipas tij nuk pyet për asnjë kërkesë apo provë që dalin ndaj saj.

Gjokutaj u shpreh se Gjoka akuzohet për dy falsifikime, atë të vizës dhe vetëdeklarimit, ndërsa shtoi se sipas tij që në momentet që ka hyrë në Gjykatën e Posaçme, Gjoka nuk ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare, por sërish vijon e jep vendime jo vetëm për liderin e opozitës, por për të gjitha çështjet që opozita ka në gjykatë.


Gjokutaj: Ne kemi ardhur ne dijeni të faktit që Irena Gjoka ka një dënim, i cili jo vetëm që bazohet në një vizë të falsifikuar për tu futur në Greqi, por ka një dekret nga policia greke, një vendim për dëbimin nga Shengeni për 10 vite. Ka përdorur një vizë të falsifikuar për të hyrë në shtetin grek, dhe është e dokumentuar me dekretin grek, të mbetur në fuqi me vendim gjykate, të vënë në lëvizje nga vetë Gjoka. Kjo nuk mund të largohet më nga kjo përgjegjësi.

Nëse në rastin e parë KLD-ja e ka gjykuar rastin e saj, pa prezencën e saj, tani është vetë Irena Gjoka që ka vendosur lëvizjen e këtij procesi dhe ka kërkuar që të rrëzohet ndalimi në Greqi. Ne këtë fakt e bëmë prezent. Ligji e detyron Irena Gjokën që të bëjë një relacion të cilin e ka bërë. Gjoka thotë se, arsyet që ngre mbrojtja për tërheqjen time, apo përjashtimin, nuk hynë në ato shkaqe që më detyrojnë të jap dorëheqjen apo të përjashtohem.

Irena Gjoka nuk e mohon dënimin grek, por mban qëndrimin se kjo nuk përbën një arsye për tu tërhequr. Në formularin e vetëdeklarimit Irena Gjoka thotë jo, nuk kam asnjë lloj vendimi. Pra janë dy falsifikime. Përdorimi i një vize të falsifikuar dhe falsifikim të formularit të vetëdeklarimit. Gjykata me këtë relacion që ka bërë Irena Gjoka, gjykata ka marrë vendimin dhe, thotë se nuk kemi të bëjmë me elementë që gjyqtarja nuk përmbush dot detyrën dhe nuk la lidhje me paanshmërinë.

Ne nuk kemi kërkuar mbarimin e mandatit të kësaj gjyqtare. Ne kemi kërkuar të heq dorë ose të përjashtohet nëse nuk heq dorë. Ky është alarmi i madh që dua të ngrej, se këta gjyqtarë edhe të penalizuar nuk japin dorëheqjen.

Këta nuk kanë gjyqtarë që ti gjejë në gabim dhe ti përjashtojë nga procesi ynë. Kjo ka një mbrojtje politike të betonuar. Kjo gjyqtare nuk pyet fare për kërkesat e mbrojtjes, për aktet shkresore, nuk pyet për asgjë”.

 

Më të lexuarat