BREAKING NEWS

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të Kavajës, zbardhet dosja e Prokurorisë: Çfarë u zbulua nga pamjet filmike dhe këqyrja e pishinës

Vdekja e mistershme e 4 turistëve rusë në Qerret të
x
BREAKING NEWS

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të arrestuar, nga nënkomisari deri tek kryeinspektori. SHÇBA-ja zbulon detajet (EMRAT)

Super-operacioni anti-drogë i SPAK/ Zbardhen emrat e policëve të
x
BREAKING NEWS

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i shqetësuar presidenti: Ndodhet në një pozitë të vështirë, pritet...

Pse hesht Ilir Meta? Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tregon pse është i
x
BREAKING NEWS

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para, vihet në pranga një 57-vjeçar (DETAJE)

Dhunohet kryetari i bashkisë në Vlorë, dalin dyshimet e para,
x
BREAKING NEWS

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të pasurive korruptive nis menjëherë ndjekja penale, 223 politikanë në lupën e SPAK

Prapaskenat si vetingu do burgosë pushtetarët, pas zbulimit të
x
BREAKING NEWS

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e Berishës është e humbur, akuzon ithtarët e ish-kryeministrit se u pasuruan kur ishin në pushtet

Luftë e ashpër në PD, Basha i prerë se beteja e
x
BREAKING NEWS

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me reagimin e rëndësishëm: Të nisin negociatat pa vonesa!

Integrimi i Shqipërisë në BE, ambasadorja Yuri Kim del me
x

Politike

Çështja Berisha, Lubonja: S’më pëlqeu si e largoi Basha, ja si të rrëzon Rama

Çështja Berisha, Lubonja: S’më pëlqeu si e largoi

Analisti Fatos Lubonja komenton zhvillimet e fundit politike në vend, influencën e një lideri të pushtetshëm si Edi Rama, dhe përplasjen e madhe në Partinë Demokratike.

Lubonja tha se e shikon me shqetësim se si një lider i pushtetshëm si Rama mund të rrëzojë kundërshtarët, përmes lobingjeve dhe lidhjeve që krijon me SHBA-të.

Sa i përket largimit të Berishës, Lubonja tha se mënyra se si e largoi Lulzim Basha nuk ishte e duhura.

“Çështja nëse bëhet fjalë për interesa kombëtare apo personale, në këto 30 vite nuk kam parë ndonjë politikan shqiptar të vë para interesit personal atë kombëtar. Çështja nuk është thjesht Berisha, por çdo gjë duhet vendosur në kontekstin e vet. Dhe në këtë kuptim, kritita ime kryesore qëndron në faktin se unë shoh më shumë se dy probleme të mëdha për demokracinë shqiptare, një që ka të bëjë me raportin e amerikanëve me qeverinë, pushtetin.

Një intrigë që mund të të bëjë një lider i pushtetshëm që ka arritur të krijojë lidhje përmes lobingjeve me amerikanët, mundet të të rrëzojë. E dyta, mënyra se si e hoqi Lulzim Basha nuk është mënyra që do të doja unë. Berisha është përgjegjës për shumëçka që ka ndodhur në Shqipëri, korrupsioni etj. Dhe tani në vend që kjo parti dhe këta njerëz, duke u nisur nga preteksti amerikan, për korrupsionin si rrezik, duhej bërë një analizë për të gjithë këtë korrupsion. Këtu bëhet fjalë për intriga dhe luftë politike, dhe me një të kaluar, por jo me luftën kundër korrupsionit”, tha Lubonja.