BREAKING NEWS

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet ligjore dhe kushtetuese që Trump të qëndrojë në detyrë

CNN trondit demokratët në SHBA: Ja zgjidhjet  ligjore dhe kushtetuese
x

Politike

Çështja e detit vë në vështirësi Ramën përballë turqve, grekët përdorin Hagën për të goditur Erdogan, kërkojnë finalizimin e draftit para 25 prillit

Çështja e detit vë në vështirësi Ramën

Rihapja e çështjes së detit duket se e ka vënë sërish kryeministrin Edi Rama në vështirësi përballë Turqisë. Pak kohë më parë ai ishte në Turqi ku u takua me presidentin Erdogan duke konfirmuar marrëdhëniet e mira me të, por nëse lexon mediat greke, duket se Athina po e përdor çështjen e Hagës pikërisht si kundërpërgjigje ndaj Turqisë. Të dyja shtetet kanë hyrë në një përplasje të fortë mes tyre sa i takon kufirit detar dhe siç raportojnë mediat greke, pas zgjidhjes në Hagë të kufirit me Shqipërinë, Greqia do kërkojë marrëveshje dhe me Libinë, duke e nxjerrë Turqinë si të vetmin shet që shkel sovranitetin territorial. “Edhe pse një marrëveshje greko-shqiptare nuk do të ndikojë drejtpërdrejt në qëndrimin e Ankarasë, është e qartë se ajo do të intensifikojë presionin, pasi Turqia do të mbetet vendi i vetëm në Mesdhe (dhe më gjerë) që nuk zbaton Ligjin e Detit. Sipas raporteve, regjimi i Erdogan përsëri u përpoq të ndalonte mundësinë e një marrëveshje mes Greqisë e Shqipërisë, por dështoi. Arsyeja është se qeveria “Rama” peshoi jo vetëm presionin grek, por edhe presionin si nga BE ashtu edhe nga SHBA”, shkruan gazeta “Protothema”. Madje sipas medieve greke, pakti mes dy vendeve për të shkuar në Hagë do të mbyllet shumë shpejt. Sipas tyre, më 25 prill në Shqipëri ka zgjedhje dhe kjo çështje do mbyllet më parë. “Sipas qarqeve diplomatike, procesi do të vazhdojë me një ritëm të shpejtë. Kjo do të thotë që vendimi nuk do të vonojë shumë”, thuhet më tej duke raportuar se më pas do të nisin negociatat me Libinë.

Pozicioni i Ramës

Mediat greke vijojnë të thonë se marrëveshja e 2009 u prish për shkak të ndërhyrjeve të Turqisë. Sipas tyre Rama në atë kohë e dërgoi në Kushtetuese paktin mes Berishës dhe Karamanlis për shkak të ndërhyrjeve të Erdogan. Vetë Turqia dhe kryeministri e kanë mohuar, por ajo që bie në sy është se marrëveshja mes dy vendeve për të shkuar në Hagë nuk ka kaluar pa vëmendje në Turqi. Shumë media turke kanë raportuar në kohë reale duke i mëshuar faktit se Greqia do të dërgojë në Hagë problemin e kufirit detar me Shqipërinë. Zyrtarisht nga Turqia nuk ka asnjë reagim zyrtar, por pak kohë më parë qeveria turke e bëri të qartë se deklarata për zgjerim me 12 milje e kryeministrit grek ishte provokim. Kryeministri Rama njihet për miqësinë me Erdogan dhe Greqia duket se do të mbyllë të gjitha përplasjet me shtetet kufitare në mënyrë që të nxjerrë Turqinë keq para të gjithëve. Po ashtu mediat e cilësojnë si fitore faktin që do shkohet në Hagë. Sipas tyre Greqia këtë donte, pasi pretendojnë se atje do e kenë të lehtë të fitojnë territor. “Stimuli, ose “karrota” e përdorur nga Athina është procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, e cila pritet nga Tirana si një “dhuratë” nga parajsa për të hapur qesen e fondeve të unionit edhe për shkak të situatës së komplikuar politike në vendin fqinj, i cili shkon në zgjedhje më datë 25 prill të vitit të ardhshëm. Diplomacia greke arriti një marrëveshje me qeverinë Rama për hartimin e një deklarate të përbashkët që synon dërgimin çështjen e demarkacionit në Hagë. Kjo çështje ka qenë “kanceroze” për 20 vite pasi shqiptarët u tërhoqën sepse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen me kërkesë të opozitës së atëhershme të kryesuar nga Edi Rama. Disa vite më vonë, ai është i njëjti person që arriti në një marrëveshje me Athinën për referimin e caktimit të kufijve në pritje të zonave detare në kufirin veri-perëndimor të Greqisë”, vazhdon gazeta “Protothema”. Mbetet të shihet se si do të veprohet pasi nuk ka detaje nëse palët do të shkojnë me një pakt paraprak në Hagë apo secila do të shprehë qëndrimet e saj.