BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Çështja "McGonigal", Blendi Fevziu ‘shpërthen’ keq ndaj Ramës: Duhet të japë shpjegim, e ka detyrim

Çështja "McGonigal", Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu tha se kreu i ekzekutivit Edi Rama e ka detyrim të japë shpjegime, duke shtuar se debatet do të vijojnë mes opozitës dhe mazhorancës. Duke folur në Klan News, Fevziu u shpreh se opozita e tanishme është kapur me këtë rast dhe ka fituar një shans kundër Ramës.  

“Rama duhet të japë shpjegim për çështjen McGonigal, e ka detyrim. Është një histori e madhe, ka marrë faqet e para të shtypit botëror por jo aq për Shqipërinë sa për SHBA-në. Përmendet Shqipëria për çështjen ruse sepse kemi luftën në Ukrainë, nuk jemi në kushte normale edhe pse Deripaska ka qenë i sanksionuar më herët se lufta. Ka pasur dy sanksione të mëparshme atë të vitit 2014 në kohën e Krimesë dhe atë të vitit 2018, njëherë në kohën e presidentit Obama dhe njëherë në atë të Trump. Kështu që në këtë aspekt opozita ka marrë një kalë beteje të sajin, a është kali fitues këtë nuk di t’ua them sepse nuk kam një sondazh që të shoh si ndikon kjo në publik. Opozita është kapur me këtë gjë, nga ana tjetër është mazhoranca që ka argumentin se kjo është një histori e mbyllur dhe është një histori që do të mbajë debate edhe në ditët në vijim.”

Sa i takon protestës së thirrur nga PD më 11 Shkurt, Fevziu u shpreh se nuk do ketë masivitet apo mosbindje civile për aq kohë sa revolta nuk nis nga vetë qytetarët.

“Protesta rivitalizojnë opozitën por nuk e di çfarë do bëjnë me protestën. Protestat janë një mjet për të ngjallur opozitën, strukturat politike por nga ana tjetër nuk janë një mjet që të sjellin  në pushtet, me përjashtim të atyre masive që bllokojnë qarkullimin normal të jetës. Për sa kohë organizohen nga partitë politike nuk besoj se ndodh. Ato protesta vijnë kur bllokohet realisht jeta e vendit, kur njeriu e ndjen. Lufta kundër armëve kimike përshembull ishte ndjesi qytetare, protesta e studentëve që nuk arriti qëllim të madh por lindi nga ajo. Mosbindja civile duhet të jetë e gjithë qytetarëve jo e njërit krah”-tha Fevziu.

Ai theksoi se e vetmja rrugë e opozitës për të mundur kryeministrin Edi Rama është me votë. Teksa foli për zgjedhjet e 14 Majit, gazetari deklaroi se do të ishte zhgënjyese për qytetarët nëse ngërçi i krijuar brenda Partisë Demokratike nuk zgjidhet.

“Nuk e di nëse kjo vëmendje shkon në sensin e ndëshkimit të qeverisë apo të opozitës. Këtë nuk di ta them sepse nuk kam një analizë të saktë. Unë dëgjova deklaratën e Celibashit që më duket në të njëjtin pozicion me atë të fillimeve, ka një ngërç. Brenda PD-së asaj që quhet zyrtare edhe aty ka kaos, Këshill Kombëtar nuk ka.  Një Bashë që ka një vit e gjysëm që ka dhënë dorëheqjen ndërkohë është kryetar me letra. Është si situata e një çifti të divorcuar por që nuk i kanë dalë letrat akoma. Në këtë aspekt, ky është një aspekt komik, duhej zgjidhur brenda opozitës për të dalë me një logo dhe kandidat të vetëm. Nëse nuk e bëjnë është zhgënjim. Të shpërdorosh këtë besim është e patolerueshme.”

Më të lexuarat