
Zgjedhjet e 14 Majit/ Zbulohen emrat, ja kush janë kandidatët e PS për qarkun Tiranë

Zbulohen kandidatët për kryetarë bashkie në Elbasan, ja emrat

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali zbulon emrat

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

Çështja “McGonigal”, Kuvendi pranon kërkesën e PD për interpelancë urgjente me Ramën, PS merr masa për të parandaluar bllokimin seancave plenare nga opozita

Shkruar nga Dario VELAJ 31 Janar 2023

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë në seancën e radhës interpelancën mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama për lidhjet e tij me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI në Nju Jork, Charles McGonigal, i cili u arrestua dhe po gjykohet nga java e kaluar për skandalin e bashkëpunimit me oligarkun rus “non grata” në SHBA, Oleg Deripaska. Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit miratoi dje kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili paraqiti dhe pyetjet e ngritura për marrëdhëniet e Ramës dhe bashkëpunimin me ish-zyrtarin e FBI. Sërish, mazhoranca vazhdon të ndjekë taktikën e mënjanimit të “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njohjes si opozitë PD zyrtare e drejtuar nga Alibeaj. Javën e kaluar, para nisjes së seancës së fundit plenare, Kuvendi rrëzoi me votat e mazhorancës socialiste kërkesën e 16 deputetëve të “Foltores” për ndryshim rendi dite duke future si çështje interepelancën me Ramën për skandalin “McGonigal”. Refuzimi i socialistëve bëri që Berisha dhe deputetët e tij të bllokonin punimet e parlamentit për minuta të tëra, derisa u vendos përjashtimi i tij dhe deputetëve Edmond Spaho, Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Edi Paloka për sjellje jo etike dhe kaos në parlament. Në këtë situatë, socialistët kanë vendosur që në të gjitha seancat e ardhshme, pavarësisht sjelljes së “Foltores”, rendi i ditës dhe punimet e parlamentit do vijojnë normalisht.
Ja pyetjet e Alibeajt për Ramën, lidhjet me McGonigal dhe lobimin rus në PD
Interpelanca me Ramën, e kërkuar nga Alibeaj lidhet me çështjen e përmendur në akt-padinë e Departamentit Amerikan të Drejtësisë se McGonigal, pas takimit me Ramën, mori ryshfet 225 mijë dollarë nëpërmjet Agron Nezës, jurist në SHBA dhe ish-agjent shërbimi sekret në Shqipëri, ka nisur hetimin për lobimin rus në PD, akuzë që ka penalizuar prej kohësh selinë blu. Në kërkesën për interpelancë, Alibeaj ka renditur 14 pyetjet në adresë të Ramës për përfshirjen e tij në këtë histori skandaloze. Alibeaj kërkon të dijë se çfarë raportesh ka kryeministri me ish-zyrtarin e FBI të korruptuar dhe se si ka ndikuar Kryeministria dhe PS në nisjen e hetimeve për lobimin rus në PD. “Kush janë personat, të cilët kanë qenë në katër takimet, e cituara në akt-padi? Si e takoi Kryeministri, zyrtarin e lartë të FBI-së, si një person privat që kishte ardhur jashtë funksionit apo si një person i dërguar nga FBI? A ka qenë pjesë e këtyre bisedimeve sulmi i stisur ndaj PD për financime ruse? Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjentit të FBI-së i janë paguar 225 mijë dollarë? Si shpjegohet që menjëherë pas takimeve me Kryeministrin, agjenti i FBI-së inicion hetimin penal për lobistin amerikan të PD? A mundet Kryeministri të provojë se Agron Neza nuk ka vepruar i porositur prej tij, kur ka deklaruar se kishte informacion mbi lobistin e PD, të marrë nga zyra e Kryeministrit shqiptar? Kush janë funksionarët e zyrës së Kryeministrit që kanë dërguar të dhëna dhe informacione për fillimin e kësaj cështjeje penale? Cili ishte burimi i drejtuesve të Partisë Socialiste që flisnin për një çështje penale ndaj lobistit amerikan të PD, ndërkohë që cështja ishte nën hetim dhe mbulohej nga sekreti hetimor?”, janë 10 pyetjet e Alibeajt për kërkesën për interpelancë me shefin e mazhorancës Edi Rama.
Balla refuzon shkarkimin e Nikollës, punimet e Parlamentit do të vijojnë normalisht
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, ku u vendos vazhdimi normal i seancave plenare, edhe në rast se opozita bllokon foltoren e Parlamentit, kryetari i grupit të deputetëve socialist, Taulant Balla u ndal dhe te kërkesa e Alibeajt për nisjen e procedurës së shkarkimit së kryeparlamentares Lindita Nikolla, pasi nuk futi në rendin e ditës së javës së kaluar interpelancën me Ramën. Ai e quajti një gjë të tillë të pakuptimtë, pasi Nikolla veproi në bazë të Rregullores së Kuvendit. Balla bëri të qartë se punimet e Kuvendit do të vazhdojnë normalisht më tej dhe nuk do të tolerohen më protestat e opozitës në Parlament.“Këta mund të kërkojnë shkarkimin e qeverisë, shpërndarjen e parlamentit, por e para është që nuk gjej argument të kërkoj shkarkimin se Kryetarja e Kuvendit, në kushtet që në të gjithë veprimtarinë e vet edhe në rastin e seancës së fundit, ka zbatuar Rregulloren e Kuvendit. Rregullorja e Kuvendit përcakton qartë sesi disponon me vendimmarrjen e Kryetarit tëKuvendit në momentin që bllokohet foltorja dhe po ashtu në kushtet që Kuvendi e ka të pamundur të përmbyllë atë që është detyrimi i vet themelor, në këtë rast është miratimi i çështjeve që kanë në rendin e ditës.Dua tua bëj të qartë që as një lloj kërkese e kësaj forme nuk miratohet dhe nuk vlen të merret as në konsideratë. Do mundohemi që diskutimet të zhvillohen dhe në këtë frymë përpjekje për të vazhduar punën normalisht”, u shpreh eksponenti i PS për mediat.
Më të lexuarat


“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet s’vjen dot”/ Ish-deputeti zbardh skenarin e Berishës dhe paralajmëron

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Nuk është betejë e demokratëve të përplasen me njëri-tjetrin”, Gazment Bardhi del me thirrjen e fortë

Tension brenda opozitës/ Berisha bën lëvizjen e papritur dhe voton kandidatët për këshilltarë bashkiakë, Alibeaj nxjerr emrat e 14 majit nga selia e re

Ish-deputetja e PS Elona Gjebrea: Anglezët e zakonshëm i duan shqiptarët, unë vetë kam jetuar atje

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja
