BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Ethet e zgjedhjeve lokale, ja kush janë 150 kandidatët e PS, PD zyrtare dhe koalicionit Meta-Berisha që aspirojnë për t’u bërë kryetarë bashkie më 14 maj, ja emrat

Ethet e zgjedhjeve lokale, ja kush janë 150 kandidatët e PS, PD

Me padurimin për t’u rikthyer në pushtetin vendor, për të mbledhur me shpejtësi demokratët e përçarë rreth vetes, ish-kryeministri Sali Berisha i zbuloi i pari kandidatët për lokalet e 14 majit. Që në dhjetor, nga një proces që e quajti primare. Ajo që nuk parashikoi ishte se këto kandidatët do e kishin të pamundur të garonin me logon dhe flamurin e PD-së, që gjykata vendosi të vazhdojnë t’i përkasin grupit Basha-Alibeaj. Për të dalë nga situata, e ndihmoi sërish aleati i tij i kohëve të vështira, Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë i la hapësirë të lirë aleatit të tij, si për t’i ardhur në ndihmë pas një viti të vështirë në luftën e tij për partinë, ndërkohë që do të hyjnë bashkë si koalicion me sloganin “Bashkë fitojmë”. Ilir Meta ka vetëm 4 kandidatët për kryebashkiak. 3 ka Vangjel Dule dhe 54 janë të Berishës nisur nga kryeqendra e Shqipërisë, Tirana. Primaret ishin një proces që nuk tërhoqi shumë emra te njohur, të sprovuar në Parlament. Ishin të pakët deputetët që rrezikuan mandatin e tyre, për t’u përballur në një garë. Më guximtari prej tyre ishte Belind Këlliçi. I rreshtuar ndër të parët tek “Foltorja”, ai mori përsipër kandidimin përballë Erion Veliajt në Tiranë. Në Elbasan është deputeti Luçiano Boçi, si më i votuari deputet i listës së 25 Prillit do të provojë të fitojë qytetin që qeveriset nga e majta që prej vitit 2007. Një tjetër deputet Zef Hila do të tentojë të rimarrë Bashkinë e Vaut të Dejës. Të tre ata do të dorëzojnë mandatin deri në fund të javës. Durrësi është një sfidë e vështirë dhe vëmendja kryesore ndaj të gjithë demokratëve, të Berishës dhe Alibeajt. Igli Cara është një kandidat që i bashkon demokratët e Durrësit mund t’i ndajë logoja e partisë, të cilën nuk arriti ta marrë Berisha. Sepse Berisha nuk ka përball vetëm Edi Ramën. Dhe sfida më e ë vështirë e koalicionit të tij me Ilir Metën janë kandidatët që po prezanton Enkelejd Alibeaj.

Alibeaj sfidon Berishën

Por teksa na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit, edhe Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka prezantuar disa kandidatët të saj. Kështu në Bashkinë e Mallakastrës, zoti Agron Kapllanaj, është kandidat i prezantuar. Ka qenë kryetar i kësaj bashkie në vitet 2015-2019. Më tej, Florian Qama në Poliçan dhe Ilirjan Koxhaj në Kuçovë, janë dy kandidatët e prezantuar deri në këto momente për qarkun e Beratit. Një kandidat shumë i rëndësishëm për një bashki shumë të rëndësishme për të djathtët është Bilbil Bajraktari në Bashkinë e Kamzës. E njëjta situatë në Lezhë, ku është Sandër Marku i prezantuar nga zoti Alibeaj. Në Krujë është Sabah Sheta dhe në Dibër, Naim Gazidede. Te Bashkia e Kurbinit është Genc Doçi kandidat, në Dimal është Dritan Sula, njëkohësisht kryetari i degës. Pranvera Rizaj është kandidatja e prezantuar për Bashkinë e Patosit, Klomentina Drini në Vaun e Dejës, Eriselda Çelaj në Fier dhe Bujar Vreto në Librazhd.

Ja kandidatët e mundshëm të PS për çdo bashki

Ndërkohë kryeministri Edi Rama njëherazi edhe kreu i Partisë Socialiste do të hyjë në garën e 14 majit kryesisht me kryebashkiakët aktualë, duke mos rifutur në garë vetëm tetë prej tyre. Në bashkinë e Gramshit emri i ri që do të hyjë në garë është Besjan Ajazi, deputeti aktual në parlament. Në Peqin Bukurosh Maci, ndërsa në Librazhd, po diskutohet mes Mariglen Dishajt dhe Ermal Kurtit. Një deputet tjetër që do të lërë mandatin për bashkinë e Shkodrës është Benet Beci. Në Gjirokastër emri i ri i përket Libohovës, ku do të kandidojë Leonard Hida. Halit Muja do të jetë emri i ri për bashkinë e Hasit, ndërsa në Selenicë Dhimitër Kapaj. Duket se Qerim Ismaili do të kandidojë sërish për bashkinë e Mallakastrës edhe pse u dënua më parë nga Gjykata Speciale e Antikorrupsionit me 6 muaj burgim i konvertuar në 40 ditë në shërbim të komunitetit. Megjithatë lista përfundimtare do të ridiskutohet në datën 25 mars në kryesinë socialiste, për të marrë më pas edhe firmën përfundimtare.