BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Politike

Etilda Gjonaj jep njoftimin e rëndësishëm dhe paralajmëron ndryshimin e madh në Shqipëri

Etilda Gjonaj jep njoftimin e rëndësishëm dhe paralajmëron

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj njoftoi se brenda pak ditësh, projekt- ligji për rregullimin e arbitrazhit në vendin tonë do të kalojë për shqyrtim në Këshillin e Ministrave.

Gjonaj deklaroi se kjo çështje është vlerësuar si një nga prioritetet e qeverisë shqiptare në përputhje me programin politik si dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve.

“Përcaktimi i rregullave kombëtare për zhvillimin e arbitrazhit është vlerësuar si një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare, që ndërmerret në përputhje me programin politik të qeverisë 2017-2021, në drejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës, garantimit të të drejtave të njeriut, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve edhe konflikteve midis shtetit dhe palëve private, apo palëve private me njëra-tjetrën dhe kundrejt detyrimeve të marra përsipër ndërkombëtarisht”, tha Gjonaj.