Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Europarlamentari gjerman i CDU-së: Shqipëria në rrugën e duhur, Serbia shfaq probleme

Postuar: 20/03/2017 - 17:52

Europarlamentari gjerman i CDU-së dhe kreu i Komisionit të Parlamentit Europian për Politikën e Jashtme, David McAllister paralajmëron në “Die Welt” rritjen e ndikimit rus në Ballkan.

Në një artikull të së hënës, me titullin “Ballkani një rajon me rrezikshmëri të lartë”, gazeta “Die Welt” shkruan se sikur Bashkimit Europian të mos i mjaftojnë problemet me Brexit, populizmin, Trumpin dhe Turqinë, tani para dyerve të BE-së po rriten tensionet. Në shumë vende të Ballkanit situata zien. Në të njëjtën kohë përpiqen Rusia, Turqia, Kina, Arabia Saudite e Katari të rrisin influencën në rajon -një përzierje e rrezikshme. Kreu i Komisionit të Parlamentit Europian për Politikën e Jashtme, David McAllister, (CDU) thekson se “Ballkani është një rajon me rrezikshmëri të lartë, ku në një kohë të shkurtër një veprim i papërgjegjshëm mund të rindezë konfliktet që besonim se i kishim tejkaluar.”

McAllister: Shqipëria në rrugën e duhur

BE kërkon të kundërveprojë ndaj këtij rreziku duke sjellë një atmosferë të re në bisedimet e anëtarësimit. Shpresa nuk ka vetëm Serbia, shkruan “Die Welt”, por edhe Shqipëria. McAllister thekson, se “sipas Komisionit Europian, parlamentit dhe qeverive ky vend është në rrugën e duhur. Bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë mund të hapen brenda 12 muajve të ardhshëm, më së voni në fillim të vitit 2018”.

Eurodeputeti gjerman McAllister ka lëvduar ujdinë që arritën partitë politikë në Tiranë për reformën në drejtësi. “Ky ka qenë një kriter i rëndësishëm për fillimin e negociatave. Kur të fillojnë negociatat, do të hapet që në fillim çështja e shtetit ligjor”, ka theksuar europarlamentari me influencë në Bruksel. Por megjithatë McAllister e sheh Shqipërinë ende larg anëtarësimit në BE.

Serbi: Rrezik nga ndikimi rus

Ndërsa duke folur për Serbinë, e cila i ka hapur në janar 2014 bisedimet e anëtarësimit me BE, McAllister shikon përparime, por edhe probleme. Shqetësimi i tij është përpjekja ruse për influencë në këtë vend. “Moska përpiqet të ndikojë në mënyrë masive mediat, pjesë të shoqërisë civile në Serbi”, thotë eurodeputeti. BE me 1,5 miliardë euro asistencë financiare në Serbi është -me distancë- donatori më i madh në këtë vend që mbështet reformat dhe projektet ekonomike. Megjithatë McAllister është i vetëdijshëm, se në të njëjtën kohë Rusia perceptohet në Serbi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të vendit. “Për BE kjo do të thotë që së bashku me ndihmën e politikës serbe dhe shoqërisë civile të bëjë më prezentë angazhimin e saj.”

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/02/2018 - 22:05

Tre vende që përfitojnë ekonomikisht shumë nga Adriatiku, janë angazhuar për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme lidhur me eliminimin e ndotjes së këtij deti.

Postuar: 23/02/2018 - 21:34

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook ka publikuar në mesazh të një qytetari i cili shkruan se administrata shtetërore nuk ka marrë pagesën për muajin

Postuar: 23/02/2018 - 21:06

 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e konsideroi një  mashtrim deklaratën e Kryeministrit Rama, që sipas tij, “njerëzit preferojnë të marrin 50 mijë l

Postuar: 23/02/2018 - 20:02

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar një manipulim të madh politik akuzat e opozitës për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të rreth 20 mijë familjeve në nevojë.

Postuar: 23/02/2018 - 18:31

12 mijë e 500 banorë të Njësisë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik, marrin shërbimin mjekësor në një Qendër Shëndetësore jashtë çdo kushti për të qenë e tillë.

Postuar: 23/02/2018 - 18:07

Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend një rezolutë për të ndalur kërcënimet dhe fyerjet e zyrtarëve të lartë shtetërorë ndaj gazetarëve.

Postuar: 23/02/2018 - 17:39

Nga Berati ku u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria po përballet me probleme për kontratat e HEC-eve të trashëguara.