BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x
BREAKING NEWS

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane
x
BREAKING NEWS

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe tregon si po shkon drejt burgut ish-kryeministri, zbardh planin e tij për të shkaktuar sërish vrasje politike

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe
x

Politike

Evi Kokalari ngre alarmin dhe zbardh prapaskenat e forta, akuzon Metën se po përpiqet të asgjësojë PD, aktivistja ngre dyshime se Berisha po luan blofin me dosjen “McGonigal”

Evi Kokalari ngre alarmin dhe zbardh prapaskenat e forta, akuzon Metën se

Aktivistja Evi Kokalari duket se është kthyer në një armike e betuar e ish-kryeministrit Sali Berisha. Deri dje ajo ishte besnikja e tij më e madhe, por “buka u thye” dhe tani duket se nuk ka më paqe. Kokalari ka komentuar debatet mbi dosjen “McGonigal”. Berisha mblodhi dje Kryesinë dhe kërcënoi me revolta e protesta. Mirëpo Kokalari ka ironizuar duke thënë se ai vetëm fjalë thotë, ndërkohë që veprime konkrete kryen Gazment Bardhi, i cili ka bërë padi në SPAK.“Nuk e kuptova, Berisha ka gjashtë ditë që vetëm flet obsesivisht për dosjen Rama-McGonigal, por Gaz Bardhi e çon çështjen në SPAK? Si e shpjegoni?”, shkruan Kokalari.

Akuza ndaj Metës

Ndërkohë, ajo ka sulmuar kreun e PL Ilir Meta. Kokalari theksoi se Meta po lufton Ramën dhe jo PS-në, ndërsa e akuzon atë se po përpiqet të shkatërrojë Partinë Demorkatike. “Ç’punë ka Ilir Meta që flet në 32 vjetorin e themelimit të Degës së PD-së, Vorë? Me gjithë respektin për të, themelimi i përket Demokratëve, dhe atyre që ishin pikërisht kundër Partisë ku Iliri u rrit dhe do t’i mbetet besnik deri në vdekje. Mos harroni, Ilir po lufton Ramën dhe jo PS-në. Nëse Ilir Meta është aty për respekt, sa herë të tjera ka marrë pjesë në festimin e themelimit të kësaj Dege këto 32 vitet e fundit? Pse bëjnë sehir demokratët, ndërkohë që Partia po ju rrëshqet nga duart? Demokratë do të më kujtoni një ditë për këto që ju them”, shprehet Kokalari.

Kokalari: Këlliçi, kandidat i dobët e hipokrit

Ndërkohë, Evi Kokalari i, ka vijuar sërish sulmet edhe ndaj kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi. Kokalari ka hedhur akuza ndaj Këlliçit për takimin që ka njoftuar se do të mbajë në Neë Jersey të SHBA. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ajo kritikon kandidatin e PD-së, duke e cilësuar si të paaftë, hipokrit dhe që po luan komedi me demokratët. “Jam këtu t’ju dëgjoj” thotë. Në radhë të parë, në fushata është kandidati politik që flet, dhe elektorati që dëgjon. Ky del, ulur këmbë mbi këmbë, dhe i thotë elektoratit ‘Flisni’. E dyta, nëse ti je akoma tek pika e dëgjimit e s’kupton ç’po ndodh në Tiranë, nuk je për këtë punë. Ti s’ke plan e program të qartë çfarë do bësh ndryshe nga Veliaj. Del nëpër Tiranë e flet për trotuare të prishura, a thua se trotuari do t’ia marrë votat atij tjetrit. Ti s’ke as strategji, as oratorin e duhur për një fushatë dinjitoze, dhe kjo vetëm fushatë nuk është. Dobët shumë!! Në fakt, prandaj të zgjodhën, se vetëm t’i i bëje punë Veliajt”, tha ajo. Ndër të tjera, Kokalari theksoi se diaspora po mblidhet ta marrë drejtimin vetë sepse PD-ja është sipas saj, i ka zhgënjyer të gjithë. Ajo vijoi më tej dukë thënë se mirësia e disave do mbledh disa militantë në emër të Berishës, shumë pak do jenë nga Tirana dhe s’kanë lidhje fare me fushatën për Bashkinë e Tiranës. "E treta- Diaspora po mblidhet ta marrë drejtimin vetë sepse PD-ja është katandisur në nivelin tënd dhe të Adriana Kalasë dhe na ka zhgënjyer të gjithëve. E ndërkohë që mirësia e disave do mbledh disa militantë në emër të Berishës, shumë pak do jenë nga Tirana dhe s’kanë lidhje fare me fushatën për Bashkinë e Tiranës. Por kjo është hipokrizia e radhës dhe komedia s’ka fund”, nënvizoi Kokalari, duke mos i kursyer sulmet ndaj kandidatit te “Rithemelimit” në prag të zgjedhjeve të 14 majit.

Më të lexuarat