
“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

VIDEO/ Artan Hoxha publikon pamjet: Ja momenti kur ish-shefi i RENEAS merr 113 mijë eurot nga biznesmeni

"Dal unë në përgjime që flas me..."/ Artan Hoxha thirrje policisë: Shkoni te bandat, te ngjarjet e fundit kriminale në Tiranë makinat janë vjedhur në të njëjtin qytet

Deklarata ‘bombë’ e Artan Hoxhës: Pronarët e Top Channel kanë ndjerë rrezik, ata e dinë se nga vjen sulmi

Të shtëna me armë zjarri, reagon policia

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha

Kush e ka radhën? Paralajmërimi i bujshëm i ambasadorit britanik: Këtë vit do ketë “non grata” të tjerë

Evi Kokalari nxjerr prapaskenat e bujshme: Ja kush është politikani i infiltruar nga Ilir Meta për të “rrëmbyer” selinë blu dhe lajmi tronditës që do të marrë PD nga gabimi i Berishës

Shkruar nga Rigels Seliman 18 Mars 2023

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Kokalari foli për zgjedhjet e 14 majit, koalicionin Meta-Berisha, goditjen fatale që do të marrë Partia Demokratike, si edhe hetimin e FBI ndaj ish-presidentit Meta. Aktivistja shprehet se bashkimi i Metës dhe Berishës është vetëm për interesa personale, pasi kreu i PL në prapaskenë po punon që t’i rrëmbejë PD. Sipas Kokalarit, gabimi i Sali Berishës që po mban demokratët e përçarë do t’i kushtojë shumë shtrenjtë Partisë Demokratike pasi sipas saj, momentalisht, me demokratët e ndarë PD do të marrë një rezultat shumë të hidhur në zgjedhjet e 14 majit. Gjithashtu në fund, Kokalari ka zbuluar se ish-presidenti Meta po hetohet nga FBI. Edhe pse nuk e ka zbuluar dosjen në fjalë, aktivistja ka thënë se informacioni është shumë i saktë. “Këtë fakt ma kanë thënë të njëjtën persona që më thanë për McGonigal & Ramën në shtator te 2022, pra nuk është informacion kot dhe pa bazë”, ka thënë Kokalari.
-Zonja Kokalari, si e komentoni koalicionin Meta-Berisha për zgjedhjet lokal të 14 majit?
Personalisht nuk më pëlqen, për arsye që i kam përmendur publikisht shpesh. Nuk kisha problem me Metën vjet, derisa kuptova qe ai kishte plane të tjera për PD, pak a shumë ta merrte nga brenda duke futur individë dhe duke i instaluar ata në pozicione kyçe në PD, siç ishte rasti Këlliçit. Nuk e di pse Berisha bëri këtë koalicion, sidomos duke parë që humb mbështetje nëpër protesta, dhe një nga arsyet ishte dalja e Metës në krahë të tij. Meta dhe PL është shumë larg PD-së në ideologji. Ky koalicion merre kuptim vetëm kur kupton që kjo lojë bëhet për interesat e Metës dhe Berishës. Nuk ka asnjë kuptim ndryshe.
-Keni një recetë që do të sillte bashkimin e të gjithë demokratëve shqiptarë?
Po. Berisha duhej ta kishte bëre tani. Basha është i ikur. Nga ana e Alibeajt janë gati të negociojnë. Alibeaj s’ka pse të ngelet në krye, ama ka shume demokratë që për arsye të ndryshme janë me Bashën, dhe te ndarë me pjesën e demokrateve të Berishës dhe asnjëra palë nuk është në rregull me këtë. Dakord, Berisha ka shumicën, por ja pra, vetëm shumicën, jo të gjithë demokratet. Dhe ai vete kur e thotë këtë e kupton qe ai i ka ndarë demokratet, dhe një lider me kaq shumë përvojë nuk duhet ta kishte bërë këtë. Berisha thotë se nuk negocion me Edi Ramën, duke ju referuar Alibeajt, por ndërkohë është ulur gju me gju me Metën që është më socialist se Rama. Pra, po ta marrësh hollë-hollë, Berisha nuk po bën gjë bazuar në ideologji, por bazuar në veprimet e njerëzve të veçantë, dhe kjo qartazi për egon e tij. Një lider që është largpamës, një lider që prin në fitore, e lë egon jashtë dere dhe ulet e bën strategjinë që do ta çojë në fitore. Momentalisht, me demokratët e ndarë (dhe pse asnjëra palë nuk e do këtë lloj përçarjeje), PD nuk shkon në fitore. Dhe kjo është fatkeqësi!
-Keni paralajmëruar një lëvizje të re. Çfarë po ndodh me projektin tuaj?
Po pres 14 Majin. Momentalisht dua te shoh PD të mbledhë forcat për bashkim e te fokusohet për të fituar cilën do bashki. Objektivi im nuk është të luftoje PD, kështu që shpresoj akoma që diçka do ndryshoje.
-Ju keni përmendur në një reagimin tuajin në rrjetet sociale, se Ilir Meta ka rënë në radarët e FBI. A mund të na jepni më shumë detaje dhe ku implikohet ai?
Jo, nuk mundem. Dhe për më tepër nuk di më shume detaje se sa kaq. Këtë fakt ma kanë thënë të njëjtën persona që më thanë për McGonigal & Ramën në shtator të 2022, pra nuk është informacion kot dhe pa bazë.
Më të lexuarat


Arben Ahmetaj ankimoi vendimin e SPAK për kontrollin e banesave të tij, zgjidhet gjyqtari që do shqyrtojë kërkesën, ja emri

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Prokuroria e Elbasanit kërkon dëshminë e deputetit Gazment Bardhi, rrëzohet nga Gjykata

Studiuesja Shamku kundër anëtarit të Akademisë së Shkencave Sinani: Leksiku nuk njehsohet, lexo Caruanan, s’keni nivelin minimal shkencor për të hartuar fjalorë

“Në mesnatë Alibeaj ndryshoi listat pa na pyetur”/ Dha dorëheqjen nga gara për kryetar Bashkie në Korçë, Gjata zbardh prapaskenat e forta

Çmimi i ujit të rishikohet në gjithë vendin, Kuvendi i kërkon ERRU-së të kryejë një analizë mbi format që do ndiqen dhe reduktojë stafin e ujësjellësve

Veliaj prezanton Zonën e Lirë Ekonomike: Lajm i shkëlqyer për Tiranën, do gjenerojë 5-7 mijë vende pune të mirëpaguara

Agjencia e Trajtimit të Pronave miraton rreth 90 milionë lekë kompensim për 234 dosje, ja kush përfiton

"Nuk është cicmic, dikush në nivele të larta është shqetësuar"/ Erion Veliaj hedh një pistë për goditjen e "Top Channel"

Çfarë po ndodh? Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë

Zgjedhjet e 14 maji/ Ish deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Bombën ia ka vënë Berisha
