
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Evi Kokalari zbardh skandalin, ja deputetja e Sali Berishës që ka marrë kullë ngjitur me Bashkinë e Tiranës, pas “malit të Tiranës” tjetër skandal tek “Foltorja”

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Nëntor 2023

Aktivistja e njohur Evi Kokalari i quan shumë të turpshme skenat e djeshme të kaosit në Parlament dhe tregoi se “Foltoristët” nuk kanë fije dinjiteti. Në një shkrim në rrjetet sociale, ajo tregon se sa herë që Berisha duhet të përballet me SPAK, këta besnikë i vendosin zjarrin Kuvendit. Gjithashtu aktivistja ka hedhur akuza të forta dhe për Albana Vokshin dhe Ina Zhupën duke zbuluar dhe një skandal të madh.
“Sa të turpshëm jeni!! Ju padiskutim jeni partia e dhunës. Ta kisha ditur këtë nivel, unë do isha ngatërruar kurrë me ju sepse ju as të qendrës së djathtë nuk jeni. Në kam kuptuar diçka këto dy vite në politikën Shqiptare, është urrejtja që shqiptarët kanë për shqiptarët. Foltoristët urrenin deri në vdekje mbështetësit e Bashës. Demokratet në tërësi urrejnë mbështetësit e PS. Myslimanët urrejnë katolikët. Në fakt, kjo është programuar kështu, sepse të përçarë ju duan që t'ju sundojnë. Zjarrin ja vini tavolinës së Bashës ndërkohë që ju vetë e instaluat Bashën në atë pozicion, dhe si hipokritë të pashpresë që jeni, po në të njëjtën ditë, postoni mesazhe përkujtimi për 10-vjetorin e Sokol Olldashit. A keni një fije dinjiteti o njerëz? Kjo foto tregon qartë që sa herë Berisha duhet të paraqitet në SPAK, ju i vini zjarrin Parlamentit. This is not who we are! (Ne nuk jemi këta)”, tha Kokalari.
Akuzat ndaj Albana Vokshit
Aktivistja i kërkon Albana Vokshit të japë menjëherë dorëheqjen si deputete dhe tregon faktin se ajo nuk ka fituar kurrë vota. Kokalari e quan të korruptuar dhe të turpshme si femër. “p.s. Albana Vokshi, ëhat an embarrassment of a woman you are! (Sa e turpshme je si femër). Ti duhet të japësh dorëheqjen si kryetare e forumit të gruas, sepse nuk ke as klas, as meritën e duhur për të drejtuar forumin që duhet të fuqizojë gruan në atë parti. Do thoja jep dorëheqjen si deputete, por fakti qe ti nuk ke fituar kurrë vota dhe tërë jetën je në parlament me listat e mbyllura, dhe s’të bën përshtypje - flet qartë për dinjitet që ke -ose jo - dhe je e korruptuar thellë në shpirt”, tha ajo ndër të tjera.
Skandali i Ina Zhupës
Evi Kokalari ka plasur ditën e djeshme dhe një skandal që hedh dritë nga bashkëpunimi i deputetëve të PD-së që mbështesin Berishën me qeverinë socialiste njësoj si tek skandali me “malin e Tiranës” . Sipas saj, Ina Zhupa e futur në kryesi nga Belind Këlliçi, nëpërmjet burrit dhe kunatës po ngrenë kullën ngjitur me Bashkinë e Tiranës. Kokalari ngre pikëpyetje se nga i gjeti pronat në Tiranë Ina Zhupa, kur ajo vetë është nga Saranda. Shoh dhe Ina Zhupën në foto, një turp tjetër që në kryesi e futi Këlliçi nëpërmjet votave të orientuara nga forumi rinor. Por kjo nuk është asgjë përpara faktit që Ina Zhupa, nëpërmjet burrit dhe kunatës po ngrenë kullën ngjitur me Bashkinë e Tiranës. Ina vetë është nga Saranda, ku e gjeti atë tokë në mes të Tiranës? Po leket për ta ndërtuar, apo i shiten apartamentet 'në gropë', siç sugjeron Argita Berisha, a thua se ne jemi një tufë me budallenj dhe nuk kuptojmë. E kam thëne dhe e përsëris, Rama hiqet duket bashkuar bazën dhe duke afruar elektoratin gri. Ju jeni larg, shumë larg sepse aty ju duan këta që sot i vënë flakën parlamentit! Turp çdo demokrati dhe çdo shqiptari që është OKAY me ketë lloj dhune. Ju nuk jeni as demokrat dhe as të djathtë!”, përfundon shkrimin Kokalari.
Më të lexuarat


“Mbështetja e ish-kryeministrit e zbehtë nga deputetët e spikatur”, thumbon politologu i njohur: Argita u shfaq si pasardhëse politike e Berishës

“Kemi ngelur në fazën infantil shtetëror”/ Festimet e 28-29 Nëntorit, shpërthen Demaliaj: Cirk që i jepet popullit, ç’na duhen daullet kur tallemi nga fqinjët

“Shqiptarëve po i hiqet dhe dëshira për të jetuar në vendin e tyre”/ Qytetarëve i kanë marrë pronat me 7501-shin dhe investime strategjike, ish-Presidenti ironizon festimet e 28-nëntorit: Nuk janë as ku ishte Enver Hoxha, e veja e tij vdiq në pulari...

“Boll ka parë të tjerët”, Topi ‘parashikon' fundin e ish-kryeministrit: Ka ardhur dita që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori që rrezikoi jetën

“Komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë” / Rikonfirmimi i Berishës, shpërthen Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake

Përfundon numërimi i votave në Kuvendin Kombëtar, Berisha sërish në krye të Rithemelimit

“Dështoi revolucioni se s’kishte si ndodhte ndryshe”, Elezi thumbon ish-kryeministrin: Berisha nuk ka më besueshmëri, s’bën dot mosbindje civile

“Lojë mafioze shumë e rrezikshme e Qeverisë”, deputeti i njohur bën thirrjen e fortë: SPAK të veprojë, po rrënohet ekonomia dhe qytetarët

“Nën ombrellën e Partisë së Lirisë”, analisti i njohur flet për mbledhjen e kuvendit: Kërkesa e Berishës për mosbindje civile është e pamundur, sfida më e madhe e PD është…

Argita Malltezi do të bëhet pjesë e politikës, ja si përgjigjet Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar
