
Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Falsifikatori Çelo Hoxha në krye të ISKK pas pazareve me Edi Ramën për të hedhur baltë mbi LANÇ, kryeministri armiku më i madh i kontributit antifashist të kombit shqiptar, ja çfarë shkruante në fillim të viteve ’90

Shkruar nga Rigels Seliman 27 Maj 2023
Çelo Hoxha, drejtuesi i një institucioni që paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë dhe që është akuzuar si falsifikator nga prokuroria, duket se do të hyjë në historinë e Shqipërisë si një nga frymorët më antishqiptar që flet me superlativa për pushtuesit nazifashistë dhe njëkohësisht hedh vrer e baltë ndaj Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Prej disa vitesh ky “shpifës” serial është përpjekur të tjetërsojë historinë e LANÇ, duke sulmuar me gjuhë ordinere e pa dhënë asnjë provë e fakt, sa edhe një rrugaç do ta kishte zili, heronjtë që luftuan dhe dhanë jetën për çlirimin e vendit. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo betejë artificiale që ka nisur kundër luftës partizane, ku padyshim do të dalë i humbur, ai fatkeqësisht drejton Institutin e Krimeve të Komunizmit, teksa është aty falë “pazareve” që ka me kryeministrin Edi Rama, por dhe faktit se të dy kanë alergji nga lufta partizane. Si Çelo, ashtu edhe Rama, Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare e kanë halë në sy, ndërkohë që për këta sojsëzë, partizanët nuk ishin gjë tjetër veçse “kriminelë” që nxitën luftë vëllavrasëse. Rama në fillim të viteve ’90 e ka cilësuar dhe shkruar e bardhë mbi të zezë, se lufta partizane ishte luftë vëllavrasëse dhe mesa duket zoti Hoxha ka marrë zëmër nga deklarata. Megjithatë ditët e fundit, ai është alarmuar, teksa sulmon, personalitete të spikatura të politikës, veteranë dhe pasardhës së partizanëve, pasi ata ja kanë çjerrë maskën, duke ia rrëzuar me fakte, mashtrimet e pseudohulumtimeve që ai ka bërë për të shkuarën komuniste, veçanërisht për LANÇ.
Çelo Hoxha “falsifikatori”
Ndërkohë gazeta “SOT”, nxitur edhe nga qytetarët e shumtë që janë indinjuar nga përbaltja që çifti Rama-Hoxha i kanë bërë luftës partizane dhe po i bëjnë, duke qenë se në krye të Institutit të Krimeve të Komunizmit qëndron një i akuzuar për falsifikime, ka marrë përsipër ta çojë në një stad tjetër debatin, duke vendosur të botojë një cikël lajmesh, në mënyrë që opinion publik që është “helmuar” nga mashtrimet e kreut të ISKK, të mësojë se kush është në të vërtet “shpifësi” me llagapin “Çelo” dhe kush fshihet pas tij, për shkak se pavarësisht se ai është më damkë, drejton një institucion, kur në të vërtet nuk duhet të ishte aty. Hoxha është bërë i njohur për demaskimin që përpiqet t’i bëj retushimit të historisë komunizmit në Shqipëri, por paradoksalisht ai rezulton se është hetuar për falsifikim. Në zgjedhjet e vitit 2007 ai është arrestuar dhe gjykuar si përgjegjës për falsifikimin e firmës së Akile Rama një kandidat fals përball Edi Ramës që vdiq para zgjedhjeve dhe u zbulua se i kishin falsifikuar firmën si kandidat. Qëllimi ishte ngatërresa e mbiemrit me Edi Ramën, që çuditërish sot e ka mbështetje për shkak të pazareve dhe mendimit të njëjtë që kanë për LANÇ. Asokohe sipas mediave, sikundër pasqyrohet edhe në këtë foto, Çelo Hoxha u arrestua në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të BKDSH si garantues i kandidaturës së Aklie Rama. Prokuroria arriti në përfundim se ne të paktën tre raste falsifikimi Çelo Hoxha ishte përgjegjës. Ai u gjykua nën akuzën e “falsifikimit të stampave dhe vulave zyrtare” neni 190/2 i Kodit penal.
Sulmet e Ramës ndaj LANÇ
Drejtuesi i Institutit të Krimeve të Komunizmit, Çelo Hoxha është frymëzuar nga kryeministri Edi Rama, i cili është armiku më i madh i kontributit antifashist të kombit shqiptar. E themi këtë pasi, në faqen 180 të “Refleksioneve” botuar në bashkëpunim me Ardianin Klosin në fillim të viteve 1990, në paragrafin e tretë të këtij libri Edi Rama shkruan: “Duhet pranuar më në fund, hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile (…) Prandaj nuk sjell ndonjë fryt të madh pajtimi midis Partisë Demokratike me atë Socialiste ose Ekologjike, por në radhë të parë pajtimi midis ish-palëve pjesëmarrëse në Luftën Civile (dhe trashëgimive të tyre), shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë. Historia e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi politik i çdo lëvizje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë e nisur kundër okupatorit, degjeneroi në lufte civile… Prandaj nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur probleme kardinale si Lufta Civile…..” Gjithashtu në të njëjtin botim në faqen 182, Edi Rama sot kryetar i saj, degjeneron Partinë Socialiste për origjinën dhe historinë. “Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare … Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund të ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”, shkruante Rama atëherë. Pra, e gjithë kjo “përbaltje” që “falsifikatori” Çelo Hoxha po bën ndaj Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, buron edhe nga fakti se të njëjtën gjuhë ka artikuluar ndaj luftës partizane dhe kryeministri Edi Rama. Megjithatë, gazeta uron dhe shpreson që kreu i ISKK, Çelo Hoxha ta përballojë debatin për LANÇ dhe jo t’ia “mbathë si frikacak”, duke përdorur shkrimet e gazetës, për të kërkura azil në ndonjë vend, sikundër bëri paraardhësi i tij, Agron Tufa.
Ish-deputeti Spartak Braho akuza Hoxhës
Nga ana tjetër, edhe ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare ka reaguar sërish ashpër, pas deklaratave të bëra nga drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Çelo Hoxha, i cili ditët e fundit ka sulmuar ashpër partizanët, komunistët dhe LANÇ-in, duke kërcënuar madje se do të publikojë fakte të tjera që i implikon ata në “luftë vëllavrasëse” gjatë Luftës së Dytë Botërore brenda territorit të Shqipërisë. Në reagimin e dhënë për gazetën “SOT”, zoti Braho nuk tërhiqet dhe ka ricilësuar Hoxhën dhe ‘vrasës’ me pagesë e falsifikatorë, madje dhe “këlysh” të ballistëve dhe “psikopat” neofashist. “Nuk jam shqetësuar hiç fare. Përkundrazi, jam zbavitur me këta falsifikatorë, ‘këlyshë’ të ballistëve dhe ‘psikopatë’ neofashistë. Adriatik Alimadhi dhe Çelo Hoxha e kanë quajtur Heroin e Popullit, Qemal Stafa fashist dhe partizanët kriminelë! Si mund të heshtet para këtyre fëlliqësirave që ndotin dynjanë me shpifje? Pra do të vazhdoj të mbroj luftën dhe dëshmorët dhe do të luftoj që këta palaço të mos lehin si qentë kur shikojnë hënën, pra të mos vazhdojnë të nxijnë historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”, deklaroi Braho.
Më të lexuarat


Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Mes kaosit dhe shpërthimeve me shashka, mazhoranca miraton buxhetin e 2024 dhe paketën fiskale për 7 minuta, Nikolla mbyll seancën

“Turp, turp”/ Kryeministri Rama futet në sallën e parlamentit, deputetët e opozitës shpërthejnë shashka dhe ndezin tymuese

“Shoqja Linditaaa”/ Kuvendi kthehet përmbys me tensione e konfrontime, Zhupa: Na kanë mbyllur me çelës dyert e sallës, sillni dhe ushtrinë

“Ore lepurush ta heq gurmazin, e ke bërë nja dy herë trimin”/ Nuk përmbahen deputetët e ‘Rithemelimit’, kërcënojnë punonjësit e gardës

“A jeni në terezi”/ Sërish kaos në Parlament, garda nuk lejon deputetët të grumbullojnë karriget te Foltorja

“Të q* nënën”/ Degradon sherri në Kuvend, deputetët e Berishës shpërthejnë në sharje e ofendime ndaj gardës (Video)

“Kujdesuni nga Elisa se ka futur shashka”, deputetët e opozitës thumbojnë personelin teksa u nënshtrohen kontrolleve të rrepta në hyrje të sallës së seancave

Fillon kaosi në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen ashpër me punonjësit e gardës për karriget

“Më dhimbset Shqipëria është se kanë rënë në qasjen e një propagande të pastër’’/ Situata politike në vend, ish-ministrja: Shpesh e quaj Ramën diktator, sot...
